Kina numëron 10 milionë të prekur nga autizmi, ndër të cilët mbi 2 milionë fëmijë nën 14 vjeç. Specialistët që trajtojnë sëmundjen e autizmit shpesh bëjnë thirrje për ta njohur më mirë atë dhe për tu ardhur në ndihmë të prekurve dhe familjeve të tyre.

Vitet e fundit, përqindja e personave të prekur nga autizmi është rritur ndjeshëm, madje sipas të dhënave zyrtare çdo vit në Kinë shënohen afro 200 mijë pacientë të prekur nga autozmi.

Fëmijët autikë përgjithësisht shfaqin simptomat e dyerve të mbyllura të komunikimit me personat që kanë pranë por dhe botën e jashtme .

Ata s'mund të ndërtojnë lidhje normale me mjedisin që i rrethon, gjë që ndikon në shëndetin e tyre s fizik dhe psikologjik. Edhe familjet me fëmijë autikë ndodhen nën një presion të madh. Zonja Tan është nëna e një fëmije autik. Kur djali saji saj ishte 2 vjeç, zonja Tan zbuloi se ai nuk komunikonte me të tjerët.

"Para moshës 2 vjeçare djali nuk shfaqi asnjë problem dhe madje si çdo fëmijë fliste një gjuhë fëminore dhe ishte i komunikueshëm me të tjerët. Por 2 muaj pasi mbushi 2 vjeç ai as nuk i shihte të tjerët dhe as nuk i dëgjonte ata kur i flisnin. Shkuam në Shangai për ta vizituar dhe mjekët na thane se ka një ritëm zhvillimi disi të vonuar dhe nuk ka funksion të mirë të të folurit, por veprimet e tjera të djalit ishin të njejta me të bashkëmoshatarëve të tij. Kur djali ishte 4 vjeç e gjysmë, mjekja Jia e Spitalit Nr 6 të Universitetit të Pekinit na tha se djali mund të vuajë nga autizmi dhe na sugjeroi trajtimin sa më të shpejtë të tij. Atëhere shkuam për një mjekim më të specializuar në Pekin dhe trajtimi I tij zgjati deri në moshën 8 vjeçare."

Mjekja Jia e përmendur nga zonja Tan është Jia Meixiang, kryetare e Shoqatës së Riaftësimit të Fëmijëve Autikë të Pekinit dhe profesore e spitalit Nr 6 të Universitetit të Pekinit. Si një specialiste e njohur në fushën e autizmit, Jia Meixiang thotë se autizmi është një sëmundje që nuk njihet nga e gjithë shoqëria. Shumica e pacientëve autikë janë fëmijë. Autizmi është I përhapur dhe në vende të tjera të botës. Ndër 156 fëmijë amerikanë, një është i prekur nga autizmi. Në Kinë, fëmijët autikë zënë 0.6% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve.

"Autizmi është një sëmundje e çrregullimeve psikologjike dhe shpirtërore me arsye të papërcaktuar. Për shumicën e njerëzve, autizmi është një sëmundje e panjohur. Por në botë, ekzistojnë afro 35 milionë njerëz të prekur nga kjo sëmundje psikologjike. Arsyet e autizmit s'mund të shpjegohen nga mjekësia moderne. Fëmijët autikë quhen 'fëmijët e yjeve'. Ata janë si yjet e qiellit, që shndritin brenda botës së tyre."

Specialistët janë të mendimit se ndihma nëpërmjet shkollimit dhe masat për riaftësimin e komunikimit janë metodat më efektive ndaj autizmit. Por për shkak të njohurive së pamjaftueshme të publikut për autizmin, shumë prindër të fëmijëve autikë e zbulojnë me vonesë atë dhe në këtë mënyrë ndikojnë në vonesën e trajtimit mjekësor të fëmijës. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të zbulohet kjo sëmundje dhe të ndërmerren sa më parë masat e duhura për trajtimin e saj.

"Së pari, nëse zbulohen disa situata jonormale të fëmijës, u sugjeroj prindërve që të shkojnë tek spitalet e veçanta profesionale dhe të kërkojnë ndihmë nga mjekët e specializuar për autizmin. Nëse sëmundja diagnostikohet, mjekët u japing prindërve të fëmijëve autikë sugjerime për trajtimin e tyre. Riaftësimi I tyre mund të kryhet në shkolla të veçanta, ku ata kryejnë një program mësimor dhe stërvitje profesionale.."

Jia Meixiang shpreson që sa më shumë të ndërgjegjësohet publiku për autizmin aq më mirë ndihmohen familjet me fëmijë autikë. Kur fëmijët autikë ndihmohen me mënyra të ndryshme rritet shpresa për daljen e tyre nga mjegulla e autizmit.

Liu Chengxiang është anëtar i këshillit të Shoqatës së Kaligrafëve Financierë të Kinës. Ai prej vitesh merret me veprimtari sociale dhe është ambasador i promovimit të Shoqatës së Riaftësimit të Fëmijëve Autikë të Pekinit.

Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit" u organizuan aktivitete për dhurimin e veprave në kaligrafi fëmijëve autikë, për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë ndaj tyre. Liu Chengxiang u shpreh se të gjitha fondet e grumbulluara në këtë aktivitet do t'u dhurohen fëmijëve autikë:

"Të gjitha veprat e kaligrafisë dhe pictures u dhuruan për Shoqatën e Riaftësimit të Fëmijëve Autikë të Pekinit. Çdo njeri duhet të ndihmojë shtresat në nevojë, por dhe fëmijët autikë. Veprat e kaligrafisë shpresoj se do tu vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve, pasi ato janë pjesë e kulturës sonë tradicionale. Shpresoj se nëpërmjet veprimtarive të ndryshme do të ndërgjegjësohet opinion publik për fëmijët autikë."

Në krahasim me vendet e zhvilluara, Kinës i mungojnë shumë profesionistët në fushën e autizmit. Logopedët dhe mjekët e riaftësimit janë të pamjaftueshëm përsa I përket numrit të madh të autistëve në vend. Ndaj duhet më shumë punë dhe pjesmarrje në veprimtarinë e trajtimit të autizmit, për nxitjen e shpejtë të sektorit të riaftësimit të të prekurve nga autizmi. (Xu Guang)