Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi së fundmi një raport mbi nivelin e depresionit global, ku thuhet se nga viti 2005-2015, numri i njerëzve të prekur nga depresioni u rrit me 18%, shifër kjo shqetësuese për shoqërinë dhe ekonominë, me humbje mbi 1 trilion dollarë.
Depresioni mund të shfaqet në faza të ndryshme të jetës dhe
shkakton dhimbje të madhe shpirtërore, duke ndikuar në jetën e përditshme të të prekurve. Depresioni serioz mund të çojë deri në vetëvrasjes. Por në fakt, depresioni mund të parandalohet dhe përmirësohet.
OBSH-ja e përcaktoi 7 korrikun si ditën kundër depresionit. Në këtë ditë, organizohen aktivitete ku përfshihen terapia në grup mbi depresionin etj, të cilat janë përcaktuar në tetorin e vitit të kaluar.
Këshilltari i Departamentit të Shëndetit Mendor të OBSH-së, Dan Chisholm u shpreh në konferencën e shtypit të Gjenevës se depresioni tek popullata është në rritje.
"Depresioni prek çdo grup dhe moshë. Nga vlerësimet, në botë ekzistojnë afro mbi 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni ose 4.4% e popullsisë globale."
OBSH-ja nënvizon se depresioni është një sëmundje me që nuk duket, por personat e prekur nga depresioni ndjejnë pikëllim të vazhdueshëm dhe nuk kanë interes për aktivitetet e pëlqyera në të kaluarën, si dhe humbin aftësinë për aktivitetet e përditshme. Përveç kësaj, këta persona kanë ulje të energjisë, ndryshim të oreksit, rritje ose rënie të orëve të gjumit, ankth, mungesë përqëndrimi, dëshpërim, mendime për vetëvrasjes dhe nënvlerësim të vazhdueshëm.
Sipas raportit të OBSH-së, ndër pacientët e prekur nga depresioni, femrat dhe të moshuarit zënë përqindje më të lartë.
"Sipas të dhënave, femrat janë 1.5 herë më të rrezikuara nga depresioni se sa meshkujt. Dhe përqindja e të moshuarve të prekur nga depresioni është pak më e lartë se grupmoshat e tjera."
Sipas raportit, 5.1% e femrave mund të preken nga depresioni dhe 3.6% e meshkujve; femrat në moshë 55-74 vjeçe që u prekën nga depresioni zënë 7.5%, meshkujt po në këtë moshë zënë 5.5%. Vendet me mbi 5.5% të popullsisë së prekur nga depresioni përfshijnë SHBA-në, Australinë, Brazilin, Estoninë, Finlandën, Greqinë, Portugalinë, Rusinë etj; Në Ukrainë, mbi 6% të popullsisë vuan nga depresioni. Në Kinë, kjo përqindje është 4.2%.
"Aktivitetet e OBSH-së bëhen për të ndërgjegjësuar dhe informuar popullatën ndaj shkaqeve dhe ndikimeve të depresionit."
OBSH-ja ka përzgjedhur 3 grupe kryesore: 1.adoleshentët dhe të rinjtë; 2 gratë me fëmijë; 3. të moshuarit mbi 60 vjeç.
OBSH-ja theksoi se njolla mbi çrregullimet emocionale si depresion etj., është një pengesë për kërkimin e ndihmës në vendet e ndryshme. Prandaj, bisedat mbi depresionin, me familjarët, miqtë apo mjekët profesionistë në shkolla, në vendet e punës ose media, mund të ndihmojnë në asgjësimin e kësaj njolle me qëllim që më shumë persona të marrin ndihmën e duhur. (Xu Guang)