Në Kinë prej kohësh është diskutuar rreth çmimeve të larta të barnave në spitalet publike. Për këtë qëllim Kina do të nisë këtë vit zbatimin e reformës së " të dy faturave". Reforma fillimisht do të nisë zbatimin në spitalet shtetërore në 11 provinca të vendit në 200 qytete pilot.
Më 9 janar, Komisioni Kombëtar i Planifikimit Shëndetësor organizoi një konferencë shtypi, ku paraqiti dokumentin "Mbi zbatimin e "Sistemit të dy Faturave" për blerjen e barnave nga institucionet spitalore shtetërore"
Çfarë ndryshimesh pritet të sjellë "sistemi i dy faturave" lidhur me çmimet e larta të ilaçeve?
"Sistemi i dy faturave" i zbatuar në spitalet publike realizohet nëpërmjet një fature për kalimin e barnave nga ndërmarrjet e prodhimit tek atë të shitjes; ndërsa fatura e dytë ka të bëjë me kalimin nga depot e barnave në qendrat spitalore publike.
Ky sistem zgjidh pengesat burokratike në shpërndarjen e barnave, duke ulur njëherësh koston e tyre.
Në konferencën e pare për shtyp të Komisionit Kombëtar të Planifikimit Shëndetësor të Kinës, zv-drejtori i Zyrës së Reformës në Shëndetësi pranë Këshillit të Shtetit të Kinë, Liang Wannian u shpreh se përhapja e "sistemit të dy faturave" jo vetëm do të ulë çmimin e barnave, por edhe do të favorizojë miradministrimin e tyre.
"Ky sistem përmirëson standardet e shpërndarjes së barnave, rrit efikasitetin e shpërndarjes por dhe ndikon në uljen e çmimit të barnave. Ai gjithashtu ndikon pozitivisht në miradministrimin e barnave, kontrollin e cilësisë dhe të çmimeve të tyre, duke garantuar sigurinë e përdorimit të barnave nga qytetarët. Sistemi I ri ndalon veprimtaritë e paligjshme dhe godet mitmarrjen në fushën e shpërndarjes së barnave"
Me lehtësimin e procesit të shpërndarjes së barnave, çmimi I tyre u ul ndjeshëm. "Sistemi i dy faturave" pakëson jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për barna, por edhe shpenzimet e fondeve të sigurimeveshëndetësore. Si garantohet zbatimi i "sistemit të dy faturave"?
Lidhur me këtë Liang Wannian u shpreh se "sistemi i dy faturave" garanton cilësinë e barnave dhe kontrollon çmimet e tyre, nga momenti i lëshimit të faturës. Prandaj, duhet të zbatohen me përpikmëri rregullat e administrimit të faturave të barnave si dhe të nxitet qeverisja vendore për krijimin e kushteve për zbatimin e këtij sistemi.
"Kemi përkrahur ndërtimin e depove të barnave, shpërndarjen e tyre nëpër institucione spitalore. Sipas reformës lejohet ndërtimi i depove në pika të ndryshme dhe përdorimi i depove ndërmjet qyteteve. Qeveritë e ndryshme lokale duhet të bashkëpunojnë ngushtë për ti ardhur në ndihmë ndërtimit të depove në qytete dhe shpërndarjen e barnave. Në këtë sistem lëshohet vetëm një faturë për shpërndarjen e barnave nga ndërmarrjet e prodhimit tek atë të shpërndarjes. Kjo pjesë e reformës ka nevojë për mbështetjen e pushtetit vendor "
Përveç kësaj, Drejtoria e Përgjithshme e Ushqimeve dhe Barnave do të mbikqyrë barnat, faturat dhe bilancet financiare. Shefi i Zyrës së Administrimit tëBarnave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ushqimeve dhe Barnave të Kinës Ding Jianhua u shpreh:
"Sektorët e administrimit dhe mbikëqyrjes së ushqimeve dhe barnave do të mbikëqyrin zbatimin e "sistemit të dy faturave". Në punët e përditshme të mbikëqyrjes, do të kontrollojmë kryesisht sasinë së mallrave, bilancet financiare dhe faturat. Në të kaluarën, nuk ka patur rregulla për numrin e faturave, por në këtë reformë, do të mbikëqyrim kryesisht zbatimin e "sistemit të dy faturave". Nëse zbulojmë probleme, do t'u raportojmë sektorëve përgjegjës të pushtetit vendor. Nëse vërejmë shkelje të rregullave mbishpërndarjen e barnave, sektorët e administrimit të ushqimeve dhe barnave do të marrin masa ndëshkuese sipas rregullave. Nëse zbulojmë veprime të jashtligjshme do të kërkojmë ndërhyrjen e policisë."
Provinca Fujian në Kinën juglindore është provinca e parë që përkrahu "sistemin e dy faturave". Sipas shefit të Zyrës së Sigurimeve Shëndetësore të Provincës, Zhang Xuanhua, çmimibarnave është 30% më i lartë se çmimi normal i tyre. Vitet e fundit, në provincën Fujian është zbatuar sistemi i centralizuar I shpërndarjes së banrave, që ka rritur efikasitetin e shpërndarjes së tyre, dhe ka ulur koston e transportit. Mësohet se në 22 spitalet shtetërore pilot të provincës Fujian, shpenzimet spitalore të pacientëve janë ulur nga 6553 juanë në vitin 2011 në 5343 në vitin 2015. (Xu Guang)