Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një organ të ri misterioz brenda trupit të njeriut, për të cilin nuk është folur kurrë më parë. Ata shprehen se bëhet fjalë për një organ, i cili ka për "t'ju hyrë në zemër".

Organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës, por më parë mendohej se ishte shumë më i vogël sesa është zbuluar tani. Ai dyshohej se ishte i ndarë në struktura të vogla të fragmentarizuara, sipas Sience Alert, ndërsa tani është zbuluar se kemi të bëjmë me një organ të ri dhe të madh në përmasa.

J Calvin Coffey i universitetit spitalor Limerick në Irlandë shprehet: "Mund të themi tani se kemi një organ të ri në trup, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme".

Tekstet mjekësore e kanë përshkruar "mesentery-n" si një organ që ka një mbështjellje të dyfishtë, lufton kavitetin abdominal dhe mban zorrët në vend.

Coffey thotë: "Kur ne themi se është një organ si gjithë të tjerët, mund të kategorizojmë sëmundjet abdominale në termat e këtij organi. Tani kemi mundur të përcaktojmë anatominë dhe strukturën. Veprimi i radhës është të përcaktojmë edhe funksionin e tij. Nëse arrijmë të gjejmë funksionin e tij, çdo gjë do të jetë më e thjeshtë"