Zhvillohet për herë të parë tek një pacient transferimi i qelizave gjenetikisht të modifikuara me teknikën e "prit dhe ngjit" (Crispr-Cas9) të ADN-së. Ky operacion u zhvillua në Universitetin e Siçuanit, në qytetin Chengdu, gjatë një eksperimentimi për të trajtuar një tumor të rrezikshëm të mushkërive.
Qelizat e imunitetit të njeriut janë marrë dhe modifikuar duke çaktivizuar një proteinë që funksionon si frenues. Në këtë mënyrë qelizat janë bërë më agresive ndaj qelizave të tumorit dhe më pas u transferuan tek trupi i njeriut.
Aktualisht studiuesit synojnë të trajtojnë 10 persona të tjerë me këtë teknikë. Objektivi i kësaj faze të parë të eksperimentimit është që të verifikohet siguria e kësaj terapie, pra që të mos ketë efekte negative.
Këtë eksperimet në fushën e gjenetikës shumë analistë e quajnë "Sputnik 2.0" duke iu referuar satelitit të parë të nxjerrë në hapësirë, nga ish-Bashkimi Sovietik.
Gati 60 vite më vonë terreni i duelit të ri është gjenetika dhe Kina sapo ka marrë një fitore, me eksperimentimin e parë tek njeriu të teknikës, "Crispr-Cas9", që rishkruan ADN-në.
Ndërkohë që SHBA-ka është duke pritur miratimin për të kryer këtë lloji eksperimentimesh, në mars të vitit 2017 një grup tjetër studiuesish kinezë po përgatit tre eksperimentime për të trajtuar tumoret në fshikëz, prostat dhe veshka.
Potencialin e madh të kësaj teknike të përpunimit të ADN-së e kishte zbuluar për herë të par një ndërhyrje që ishte zhvilluar në vitin 2015 në Londër, me një teknikë të ngjashme që quhet "Talen", për të luftuar një sëmudje të rrallë të leuçemisë tek një foshnje.
Tani është gjithnjë dhe më e përhapur bindja se teknika "Crispr-Cas9", si më e lehtë dhe më e efektshme nga teknikat e tjera, mund të hapë rrugën për terapi më të efektshme.
Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit. Çdo vit në mbarë botën mbi 1 milion njerëz sëmuren nga ky kancer, prandaj Shoqata Ndërkombëtare e Kancerit të Mushkërive e ka përcaktuar nëntorin e çdo viti si muajin e përkujdesjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
Nga të dhënat e publikuara prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë mësohet se kanceri i mushkërive është kanceri më përqindjen më të madhe të vdekshmërisë. Por cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojë kancerin e mushkërive? Qarqet mjekësore janë të mendimit se pirja e duhanit, historia e familjes me të sëmurë me kancer të mushkërive dhe degradimi gjenetik i shkaktuar nga plakja janë faktorët që mund të çojnë në kancer të mushkërive. Nëndrejtori i spitalit onkologjik pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuanka, tha se kanceri i mushkërive ka lidhje të ngushtë me stilin e përditshëm të jetesës.
"Arsyeja kryesore është pirja e duhanit, pasi më shumë se 85 % e rasteve të të sëmurëve kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me pirjen e duhanit ose me pirjen pasive të duhanit. Një shkak tjetër është edhe ndotja e ajrit, sidomos nga gazet që shkarkojnë makinat. Ka gjithashtu edhe një numër faktorësh të natyrshëm, përveç faktorëve profesionalë, faktorëve gjenetikë të familjes dhe kështu me radhë."
Është raportuar se pirja e duhanit është shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive, një numër i madh i studimeve në gjithë botën konfirmojnë se përqindja e duhanpirësve meshkuj me kancer të mushkërive është 8 deri 20 herë më e lartë se ajo e pacientëve me këtë sëmundje që nuk pinë duhan.
"Në përgjithësi ne themi se pirja e 20 cigareve në ditë për 20 vjet ka më shumë rrezik të sjellë prekjen nga kanceri i mushkërive. Sa më shumë që pi, aq më shumë do të ketë rrezik. Ekziston gjithashtu edhe një tjetër problem të madh, që sa më shumë duhan pi, aq më e vështirë është që ta lësh. "
Specialistët këshillojnë që, për parandalimin e kancerit të mushkërive, në radhë të parë duhet të qëndrojmë larg duhanit ose, nëse e pimë, ta lëmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, edhe ata që qëndrojnë shpesh pranë erës së vajit duhet t'i kushtojnë vëmendje parandalimit të kancerit të mushkërive: gjatë gatimit duhet ta kontrollojnë temperaturën e vajit, që të mos i kalojë 200 gradë Celsius; të përdorin më shumë furrat me mikrovalë dhe ato elektronike, si dhe furrat elektrike që nuk nxjerrin avuj të vajit; të ruajnë ajrimin e kuzhinës dhe të instalojnë pajisje për thithjen e tymit të vajit.
Megjithëse kanceri i mushkërive është një sëmundje me përqindje të madhe vdekshmërie, ai nuk është i pashërueshëm. Zv.drejtori i spitalit onkologjik pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuankai, thotë se zbulimi i hershëm i kancerit të mushkërive është faktori më i rëndësishëm në trajtimin e suksesshëm të tij. Në qoftë se ai zbulohet herët dhe mjekohet në mënyrë komplekse me operacione kirurgjikale, kjo do të ketë një efekt të mirë klinik te shumë të sëmurë me kancer të mushkërive. Megjithatë, zbulimi sa më i hershëm i kancerit të mushkërive është ende një problem. Ekspertët sugjerojnë që grupet e njerëzve që kanë më shumë mundësi të preken nga kanceri i mushkërive, duhet të kontrollohen çdo gjashtë muaj ose çdo vit .
"Në fazën e hershme shumë pacientë nuk kanë simptoma, kështu që grupet me rrezik të lartë duhet të bëjnë vizita të rregullta mjekësore, duke përfshirë duhanpirësit afatgjatë, anëtarë të familjes së të sëmurëve me kancer të mushkërive dhe njerëzit që kanë kontakte më të shumta fizike me agjentë kancerogjenë në punë dhe në jetë.
Njerëzit që kanë simptoma të tilla, si kollë kronike, dhimbje në gjoks, sidomos shtim të dhimbjes gjatë frymëmarrjes së thellë, dhimbje supesh, mpirje gishtash, venitje të qepallave, ngjirje të zërit, ulje në peshë, gulçime, bronkit dhe kështu me radhë duhet të shkojnë menjëherë në spital për kontroll dhe për të përjashtuar mundësinë e prekjes nga kanceri i mushkërive."
Profesor Shi tha se, për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive, deri tani janë përdorur zakonisht radioskopia e mushkërive, skaneri, MRI-ja e bronkoskopia, ndër të cilat më së shpeshti aplikohet radiografia. Vitet e fundit, metodat e diagnostikimit dhe të mjekimit të kancerit të mushkërive janë përmirësuar mjaft. Shefi i pavijonit të kancerit të mushkërive në spitalin onkologjik pranë Universitetit të Pekinit, profesor Wang Jie, vuri në dukje se prej kohësh për mjekimin e kancerit të mushkërive është mbështetur në trajtimin kirurgjikal të kancerit të mushkërive, kimioterapinë, radioterapinë dhe terapinë e kombinuar, por në dy vjetët e fundit në mjekimin e kancerit të mushkërive përdoren terapia e shënjestruar molekulare, që përqendrohet në qelizat kanceroze, duke shmangur vrasjen e qelizave normale me anën e kimioterapisë dhe duke pakësuar në masë të madhe toksicitetin.
"'Kimioterapia nuk dallon mikun nga armiku', qelizat kanceroze dhe qelizat normale dëmtohen nga ilaçet e kimioterapisë, kurse terapia e shënjestruar e bën dallimin midis qelizave normale dhe atyre të këqija. Ky është një hap i madh përpara. "
Profesori Wang Jie tha se, si një mënyrë e re, mjekimi me terapinë e shënjestruar molekulare ka efektivitet të veçantë dhe është i sigurt, gjë që u ka sjellë shpresë të madhe të sëmurëve me kancer të avancuar të mushkërive.