A e dini se ekzistojnë gjashtë organe që ndihmojnë organizmin të largojë helmet në mënyrë të natyrshme? Këto gjashtë organe janë mëlçia, veshkat, mushkritë, limfa, zorra dhe lëkura.
Çdo organ punon çdo ditë për të larguar toksinat përmes procesit natyror metabolik.
Shumë njerëz sot në fakt e shohin detoksifikimin si një mjet për të humbur kilet e tepërta, por qëllimi i tij kryesor është të largojë toksinat. Shumë njerëz e dinë që shtimi i masës muskulore do të djegë kalori; por më pak kalori se truri ynë, mëlçia, veshkat dhe zemra. Sa më mirë që të punojnë këto organe aq më shumë kalori do digjini gjatë gjumit, ngrënies, frymëmarrjes etj. Ja pse detoksifikimi është një fillim i mbarë drejt rrugës së dobësimit.
Mëlçia
Ky organ i fuqishëm pastron gjakun dhe largon të gjitha toksinat nga organizmi ynë duke pastruar dhe filtruar çdo sasi gjaku si dhe metabolizon të gjitha substancat, madje edhe ato të mirat.
Në fakt mëlçia e arrin vetë këtë procesin e filtrimit, por ka disa ushqime që e ndihmojnë atë të punojë edhe më mirë. Psh, ushqimet e hidhura ndihmojnë në prodhimin e antioksidantëve, glutathione dhe janë të shkëlqyera për detoksifikimin e mëlçisë.
Ja disa ushqime mike për mëlçinë sipas mjekësisë perëndimore
Lakra, Brokoli, Hudhra, Marulja, lëngu i limonit, mollët jeshile.
Ndërsa sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze ushqimet më të mira për mëlçinë janë:
Rrushi: Sipas MTK-së, rrushi është një frut shumë i mirë për mëlçinë. Studimet e mjekësisë moderne kanë vërtetuar se polifenolet që gjenden tek rrushi kanë veti të larta që mund të rregullojnë funksionet e mëlçisë.
Mëlçitë e kafshëve: Sipas teorisë së MTK-së, konsumimi i organeve të kafshëve mund të favorizojë organet përkatëse të njeriut, prandaj mëlçia e kafshëve do të ndihmojë shëndetin e mëlçisë. Në fakt, tek mëlçia e kafshëve ndodhen të gjitha materialet ushqyese të nevojshme për shëndetin e mëlçisë, si proteinat, mineralet etj. Në bazë të studimeve mjekësore, mëlçia e kafshëve redukton rritjen e qelizave tumoriale.
Kërpudha: Tek kërpudha gjenden polisakharidet, vitamina, proteina dhe kripërat të ndryshme. Sipas studimeve, kërpudhat ndihmojnë për forcimin e imunitetit, kanë efekte anti-kanceroze etj. Ato janë shumë të mira sidomos për pacientët e prekur nga hepatiti B.
Karota: Karota është një perime që përmban betakaroten dhe nga studimet e shumta ka rezultuar se ajo i bën mirë jo vetëm syve dhe lëkurës, por edhe parandalon kancerin e mëlçisë.
Trangulli: Trangulli përmban shumë fibra që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit si dhe në nxjerrjen jashtë të toksinave, po ashtu edhe në uljen e kolesterolit. Ai ndihmon gjithashtu për të gjithë ata persona që duan të bien nga pesha, por në veçanti për ata të cilët vuajnë nga mëlçia e dhjamosur.
Veshkat
Roli i të dyja veshkave është të nxjerrë jashtë mbetjet dhe toksinat nga gjaku duke i shndërruar në urinë pasi është pastruar nga mëlçia.
Rekomandohet të pini shumë ujë gjatë detoksifikimit. Dietologët këshillojnë gjithashtu pirjen e çajitjeshil, pasi ai pastron veshkat pa prishur ekilibrin e elektroliteve. Po ashtu mund të
Pini ujë, mund të hani majdanoz, alfalfa etj.
Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim një pije që do t'ju zgjidhë problemin.
Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.
Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.
Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.
Për të bërë jë pije që largon problemet me veshkat ju duhen:
- 1 Kivi
- 1 Banane
- lëngu i gjysmë limonit
- ½ gote arra
- ½ luge majdanoz
- 1 gotë ujë
Mënyra e përgatitjes:
Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.
Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.
Mushkritë
Mushkritë janë përgjegjëse për filtrimin e karbonit, tymrave dhe toksinave të tjera. Normalisht ju pastroni mushkritë vetëm duke thither ajër të pastër e duke marrë frymë ngadalë dhe thellë.
Ushqimet e mira për mushkritë janë:
Fara e zezë, mustardi, wasabi (një lloj salce jeshile shumë picante që përdoret për shoqërimin e sushi-t).
Duhet të dini që brenga ju dobëson mushkritë po aq sa dhe ajri i ndotur, prandaj kushtojini vëmendje emocioneve.
Limfa
Sistemi limfatik pastron gjakun nga bakteriet, viruset dhe patogjenet e tjerë.
Limfonodet që gjendet në zinxhir nga truri në trup mund të zbuten dhe të fryhen si pasojë e pastrimit të një infeksioni. Sistemi I limfonodeve kërkon lëvizje që të funksionojë si duhet.
Dhe këtë ju e arrini duke goditur lehtësisht 10 herë gjendrën timus që ndodhet në kraharor. Megjithatë për një shpjegim visual të kësaj teknike mund ta shihni në Youtube (Balancing Thymus Tap - Self Help Technique from Health Kinesiology)
Kur funksionon normal, gjendra timus, prodhon qeliza T për sistemin e imunitetit.
Por me moshë, gjendra trashet dhe e humb efektin në krijimin e qelizave vitale.
Humbja e qelizave të reja T në trup, rrit mundësinë e infektimit dhe shumë kancere në moshë më të shtyrë.
Këtë teknikë mund ta bëni në mëngjes sapo të ngriheni ose në mbërmje përpara se të flini. Po ashtu mund ta bëni edhe përpara se hani pasi ju ndihmon me tretjen.
Ushtrimet kardio po ashtu djersitja dhe maszhi I gjoksit mund të pastrojë gjithashtu sistemin limfatik.
Mirë është që këtë pastrim ta bëni edhe me ndihmën e disa ushqimeve si xhenxhefil, turmerik, limon, qitro, alga deti, hudhër.
Zorra e trashë
Puna e zorrës së trashë është tepër e rëndësishme pasi aty gjendet bakteriet mbrojtëse.
Për të përmirësuar punën e zorrës duhet të hani fibra të shtoni sasinë eujit që konsumoni në ditë të hani më shumë probiotik si kosi etj.
Ushqimet që pastrojnë zorrën janë thjerrzat, farat chia, lakra turshi, kosi, patatja e ëmbël, rrepat, qepa dhe hudhrat, mollët.
Lëkura
Roli i lëkurës përfshin nxjerrjen e toksinave përmes djersitjes. Ashtu si dhe mushkritë, mund të absorbojë mbetjet dhe më pas e çliron përmes djersitjes.
Ushqimet që pastrojnë lëkurën janë boronica, lakra e kuqe, arrat, farat e lulediellit.