Në një libër të ri me titull "Edukimi në danisht: si rriten fëmijët më të lumtur në botë", dy bashkautorë përpiqen t'i shkojnë kësaj pyetje në themel, duke zbërthyer atë që danezët e quajnë "Hygge"Danimarka disa herë është cilsuar si vendi më i lumtur i botës. Gjithsesi, tek ky sukses ndikon dhe mënyra se si danezët i edukojnë fëmijët, në mënyrë që të jenë njerëz të përgjegjshëm dhe të përfshirë në këtë shoqëri të suksesshme.
Nuk kanë frikë nga rrëzimet
Në vend të "Kujdes, do të rrëzohesh", danezët preferojnë "Provo përsëri!". Shkurt, në Danimarkë nuk ekziston qasje ndaj edukatës e bazuar në frikën nga mosskuksesi.
Në livadh pranë malit ndizet zjarri i madh. Prindërit dhe fëmijët e tyre këndojnë këngë, shoqërohen, janë të lirshëm. Në livadh nuk kishte asnjë mbrojtëse dhe në afërsi të vendit ku organizohej festa nuk kishte ndihmë të shpejtë, në rast se ndonjë fëmijë do të lëndohej.
Nuk kanë pretendime për ushqimin
Çdo ditë nga një gatim të ri? S'e dua këtë, s'e dua atë? Kjo në Danimarkë nuk ekziston. Në këtë vend skandinav fëmijët hanë ushqim të shëndetshëm dhe gati gjithmonë është i njejtë. Pak perime, pak mish, pak fruta dhe të gjithë hanë njësoj, pa ankesa.
Dihet kur mbaron puna
Në orën 4 të pasdites përfundon puna në Danimarkë dhe askush nuk qëndron pas orarit. Menjëherë pas pune prindërit shkojnë të marrin fëmijët në kopshte. Shkojnë në shtëpi, ku bashkërisht përgatisin darkën.
"Danezët kanë një shprehje, Hygge. Kjo fjalë përshkruan ndjenjën e atmosferës së ngrohtë në shtëpi, pranë tavolinës. Hygge do të thotë të rrish me familjen tëndë përreth tavolinës së rrumbullaktë, duke diskutuar mbi gjërat e ditës me njerëzit e tum ë të dashur. Këtë atmosferë e has çdo mbrëmje në Danimarkë, danezët e kanë prioritet!.
Në Danimarkë e drejta e fëmijëve për të luajtur merret shumë seriozisht. Me "lojë" danezët nënkuptojnë ta lësh fëmijën të lirë të luajë me mjetet e lodrat e tij vetëm ose me një shok si t'u pëlqejë dhe përsa kohë që ata duan të luajnë mund të luajnë.
Danezët besojnë se lojërat ndihmojnë që fëmija të zhvillojë aftësitë shoqërore, empatinë, vetkontroll, dhe shumë të tjera.
T'u mohosh fëmijëve të drejtën për të luajtur është njësoj si t'u marrësh zërin.
Danezët janë të sinqertë me fëmijët e tyre për gjërat e mire e të këqija në jetë. Ata janë tepër realistë.
Si prindër, ata e ekspozojnë fëmijën e tyre para temave të moshës së tij.
Prindërit danezë nuk u japin ultimatum fëmijëve të tyre. Ata diskutojnë së bashku për gjetjen e një gjuhe të përbashkët ku që të dyja palët fitojnë. Në shumë kultura të tjera fëmijët dënohen në mënyra të ndryshme nëse bëjnë gabime, danezët i zgjidhin me dialog.
Shkurt danezët janë prindër shumë pozitivë
Mund të mësojnë nga ata. Ata janë prindër natyral pa sforcime dhe u përgjigjen fëmijëve të tyre dhe kërkesave që ata kanë.
Për 40 vjet me radhë, Danimarka renditet te vendet më të lumtura në botë.
Të paktën një pjesë e përgjigjes gjendet në mënyrën daneze të "Hygge"-s.
Kjo fjalë nisi të përdorej në shekullin e 19. Vjen nga fjala gjermane "hyggja", që do të thotë pak a shumë të ndihesh i kënaqur, i gëzuar apo i lumtur. Nuk ka një përkthim të saktë për këtë fjalë, e vetëm fjalë të tjera që i afrohen, mund të konsiderohen se e përshkruajnë atë disi, por që gjithsesi, sërish u mbetet diçka mangët.
"Hygge" është koha e kaluar pa stres e në kënaqësi së bashku. Do të thotë "të ndihesh këndshëm" apo dhe "at hygge sig", por veç saj, ajo do të thotë se duhet bërë e qartë se kjo këndshmëri është njëkohësisht e shenjtë, e paprekshme dhe që e trajton atë proporcionalisht ashtu.
Pasi danezët, "Hygge"-n e shohin si një aspekt themelor të jetës së mirë, ata punojnë të gjithë së bashku që ta realizojnë atë. "Hygge" është "kohë për ne", jo "kohë për mua".
"Hygge" shihet pra si një faktor i rëndësishëm lumturie për danezët. Disa universitete në Britaninë e Madhe dhe në SHBA ndërkaq ofrojnë kurse për të. Shumë syresh imagjinojnë situata në të cilat ndezin një qiri apo mësojnë si të përgatisin ushqimin dhe të krijojnë një atmosferë të këndshme. Por ky është vetëm një vështrim mbi sipërfaqen e "Hygge"-s. E vërteta qëndron shumë më thellë.
Pra, çfarë është "Hygge" saktësisht?
Përpiquni të imagjinoni të shkoni në një takim me një familje pa kurrfarë drame e problemesh. Nuk ka diskutime acaruese mbi politikën, problemet familjare apo fëmijët mistrecë të teze Jenny-t. Nuk ka ankesa, qortime apo vërejtje, situatë të mbarsur me negativitet. Sekush ndihmon gjithkënd në mënyrë që puna të mos bjerë e gjitha mbi një person. Askush nuk e mbyll apo hap fort gojën, sulmon tjetrin apo përzihet me problemet e të tjerëve. Ka ndërveprim e reagim të lehtë e të balancuar shakator, që orientohet më së shumti te momenti, shijimi i tij, ushqimi dhe shoqëria. E thënë më shkurt: një arratisje nga bota e jashtme.
Shiheni veten si një anëtar i ekipit. Gjithkush e sheh se çfarë mund të kontribuojë ai ose ajo, pa pyetur më pas për të. Kjo i bën të gjitha çështjet në ekip më të kthjellëta dhe nuk ka asnjë të cilit mund t'i mbesë e tërë barra e punës i vetëm. Nëse gjithkush ndihmon në përgatitjen, servirjen, dërgimin apo zbavitjen, përmban e reflekton "Hygge" në dejet e tij.
Shiheni "Hygge"-n si një vendstrehim ndaj botës së jashtme. Koha e "Hygge"-s ofron një mbrojtje të përkohshme nga lëkundjet sociale, rrjetet, matjet dhe materializmi. Një vend në të cilin gjithkush mund të çlirohet dhe zemra e tij mund të hapet, pa paragjykuar se çfarë ndodh në jetë. Me të gjitha avantazhet e disavantazhet, ky vend është i shenjtë dhe problemet duhen lënë jashtë. Kjo është sidomos e duhur, pasi u lejon familjeve dhe miqve të mos kenë frikë se mos paragjykohen.