Nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për mbi tri orë në ditë, mund të kemi probleme me shtrembërimin e shtyllës kurrizore, të kemi dhimbje qafe etj.
Të gjithë i kryqëzojmë shpesh këmbët por jo të gjithë e dimë se ky veprim ka pasoja të rënda për shëndetin dhe organet tona.
Vendosja e këmbës përmbi këmbë është bërë tani një ves sidomos për femrat.
Në vitin 2010, studime të ndryshme treguan se kur ju rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.
Ky pozicion gjithashtu dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi dhe çon në rritjen e tensionit të gjakut.
Një studim tjetër ka treguar se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe.