Ndihma më e madhe që mund t'i jepet personave me aftësi të kufizuar nuk është bamirësia apo simpatia, por është krijimi i vendeve të punës, duke garantuar pavarësinë e tyre ekonomike dhe jetën normale. Bashkia e qytetit Yi Chang dhe ndërmarrjet lokale hartojnë një sërë politikash për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar, duke garantuar dinjitet në jetën e tyre.
(sinkron 1, muzika e pianos)
Kompania e Prodhimit të Veglave Muzikore "Jinbao" të qytetit Yi Chang është një ndërmarrje me investime hongkongase, që merret me prodhimin e pianove. Ndër 1500 punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, 45 janë persona me aftësi të kufizuar, që zënë 3% të numrit të përgjithshëm të punonjësve.
Përse kjo kompani që prodhon piano mund të rekrutojë aq shumë punonjës me aftësi të kufizuar? Zv-menaxheri i përgjithshëm i kompanisë "Jinbao" Zhuang Liansen na tregoi:
(sinkron 2, Zhuang Liansen)
"Presidenti i kompanisë sonë Wu Tianyan ka një ndjenjë të lartë humanizmi dhe përgjegjësie shoqërore. Ai mendon se pas sigurimit të fitimeve, ndërmarrja duhet t'ia kthejë shoqërisë në formë shpërblimi. Prandaj, brenda fabrikës janë përmirësuar kushtet e punës për punonjësit, jashtë fabrikës janë bërë investime në fondet publike dhe bashkëpunime me shkollat për t'u ardhur në ndihmë disa studentëcve. Rekrutimi i personave me aftësi të kufizuar është një ndër metodat e kthimit të shpërblimit shoqërisë."
Në të njëjtën kohë, qeveria e qytetit Yi Chang i jep subvencione ndërmarrjeve që rekrutojnë personat me aftësi të kufizuar. Për ndërmarrjet që punësojnë mbi 1.5% punonjës me aftësi të kufizuar, qeveria ofron një subvencion prej 3000 juanësh për çdo punonjës me aftësi të kufizuar jashtë kuotës së 1.5%. Nëse ndërmarrjeve u nevojitet rindërtimi i pajisjeve publike për personat me aftësi të kufizuar, si rrugë për të verbërit, pajisjet audio për të shurdhërit etj, qeveria do të ofrojë subvencione.
Nën përkrahjet e qeverisë dhe ndërmarrjeve është mundësuar punësimi i shumë personave me aftësi të kufizuar nga Kompania e Prodhimit të Veglave Muzikore "Jinbao" dhe ata e çmuan këtë vend të punës. Du Guoxiang është një i shurdhër që ka punuar për mbi 10 vjet në kompaninë "Jinbao". Ai përgjigjet për punën e montimit të pianos. Ai na tregon me duar se ai merret me të njëjtën punë si punonjësit e tjerë pa defekte dhe ka dëshirë të punojë këtu tërë jetën. Si një punonjës i aftë, ai mund të fitojë një rrogë prej 3500 juanësh çdo muaj, që është një rrogë e mirë për zonën ku ai banon. Para punës në kompaninë "Jinbao", Du Guoxiang merrej me punët e ndryshme të përkohshme dhe fitonte mbi 1000 juanë. Pas punës 2-vjeçare në kompaninë "Jinbao", Du Guoxiang sugjeroi një miken e tij për të punuar në kompani. Rroga e saj sot është mbi 3000 juanë. Më vonë, kjo mike u bë gruaja e tij dhe sot ata kanë një vajzë 5-vjeçare. Pagat e tyre u japin siguri për të jetuar.
A kanë personat me aftësi të kufizuar që merren me punët e ndërlikuara për prodhimin e pianos defekte tek cilësia dhe efikasiteti i punës së tyre?
Menaxheri Zhuang Liansen na tregon se cilësia e punës së personave me aftësi të kufizuar ka tejkaluar parashikimet. Në fillim, kompania "Jinbao" rekrutoi persona me aftësi të kufizuar për shkak të përgjegjësisë shoqërore, por ata zbuluan se disa këta persona janë shumë të përshtatshëm për disa vende të punës së prodhimit të veglave muzikore psh.
(sinkron 4, Zhuang Lianse)
"Në fillim rekrutuam punonjës me probleme në dëgjim, që i kushtojnë vëmendje më të madhe punës së tyre dhe kanë një qëndrueshmëri të lartë për punë. Në disa procedura të prodhimit të pianos, ka zhurmë të lartë. Por punonjësve të shurdhër nuk u nevojiten pajisjet e mbrojtjes për veshët kundër zhurmës. Kur ata trajnohen për atë punë e përfundojnë me shumë seriozitet. Produktet e bëra nga ata mund të jenë më cilësore se punonjësit e zakonshëm. Nëse personat me aftësi të kufizuar duan të punojnë në kompaninë tonë, ne i mirëpresim."
Në fakt, rrogat dhe punët e punonjësve me aftësi të kufizuar janë të njëjta me ato të punonjësve të tjerë. Niveli i rrogës përcaktohet nga niveli i eksperiencës. Pasi zunë një vend të përshtatshëm pune personat me aftësi të kufizuar do të bëjnë përpjekjet më të mëdha për konkurrencë me punonjësit normal dhe atyre nuk iu nevojiten ndihmë e veçanta nga ndërmarrja. Menaxheri Zhuang na tregoi se për shkak të defekteve fizike të personave me aftësi të kufizuar, kompania "Jinbao" do të përzgjedhë vendet e punës të përshtatshme për ata, si lëmimi i sipërfaqes së pianos, zbukurimi i pianos, montimi i pajisjeve të pianos etj. Orët e punës së përditshme mund të jenë më të gjata se ato në vendet e tjera të punës, por orët e punës të përgjithshme mujore janë të njëjta me ato në vendet e tjera të punës. Pas komunikimeve të nevojshme, të gjithë punonjësit me aftësi të kufizuar pranuan orarin e vendeve të punës së tyre dhe nuk patën asnjë kërkesë të veçantë.
(sinkron 5, Zhuang Liansen, mashkull)
"Orari i punës së përditshme varet kryesisht nga efikasiteti i pajisjeve. Me qëllimin e rritjes së efikasitetit të pajisjeve, duhet të rritet orari i punës në disa vende. Për shembull, orari i punës së përditshme normale është 8 orë, por në disa pozicione, orari mund të jetë 10 orë në ditë, për shkak të kërkesave të pajisjeve. Këto janë dy linja të ndryshme prodhimi. Në fakt, standardet e punës për punonjësit me aftësi të kufizuar dhe ata pa probleme janë të njëjta. Para se të hartonim këtë sistem morëm edhe mendimin e tyre. Orari ditor i punës së tyre është pak më i gjatë, por orët e punës së përgjithshme mujore janë të njëjta dhe është garantuar koha e mjaftueshme për pushim."
Pas rekrutimit të këtij numri punonjësish me aftësi të kufizuar, drejtuesit e kompanisë "Jinbao" i kushtuan vëmendje të lartë kërkesave psikologjike të punonjësve me aftësi të kufizuar dhe morën pjesë shpesh në seancat psikologjike për personat me aftësi të kufizuar, të organizuara nga Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar, duke njohur më thellësisht botën e brendshme. Menaxheri Zhuang na tregoi se kërkesa më e rëndësishme psikologjike të punonjësve me aftësi të kufizuar është që ambjenti i jashtëm t'i trajtojë si punonjësit e zakonshëm. Ky është respekti më i madh ndaj tyre.
(sinkron 6, Zhuang Liansen)
"Kërkesa më e rëndësishme është respekti. Nuk duhet t'u trajtojmë si grup i veçantë që u nevojitet ndihmë. Kur i trajtojmë si njerëz normal, ata do të kenë më shumë vetërespekt, nevoja e tyre më kryesore. "
(Xu Guang)