Shumë persona janë më aktivë dhe më të hapur ndaj miqve, por ata do ndihen të stresuar ose në ankth përballë të panjohurve. Ata e evitojnë shikimet në sy dhe flasin me mëdyshje.
Kur komunikojnë me miq të njohur, ndihen të sigurt dhe në rehati dhe janë vetvetja.
Për shkak se ata i njohin mirë miqtë nuk shqetësohen për opinionet dhe reagimet negative nga tyre.
Përballë personave të panjohur do të ndihen të tensionuar dhe me frikë të shumtë, ndoshta tepër të përmbajtur. Ndoshta ata kanë ndojë ngjarje të pakëndshme në kujtesën e tyre kur kanë biseduar me të panjohur.
Disa persona kanë karakteristika relativisht të dobëta dhe sensitive(karakteristika të lindura). Disa të tjerë kanë shijuar vlerësimet negative nga prindërit dhe të rriturit, gjatë procesit të rritjes, veçanërisht gjatë fëmijërisë. Kur pranoni vlerësimet negative nga prindërit dhe të rriturit ndaj veprimeve dhe fjalëve tuaja, do të keni më shumë imunitet ndaj vlerësimeve negative në të ardhmen.
Por pse disa prej nesh janë aq të ndjeshëm ndaj vlerësimeve negative. Një fëmijë i vogël e krijon vetëvlerësimin nga reagimet e prindërve, të cilat janë pasqyrat e vetme gjatë fëmijërisë. Kur përjetojmë dashuri dhe vlerësime të larta nga prindërit, aty ne krijojmë vetëvlerën fillestare: jam më i mirë, jam i vlefshëm, të tjerët më duan dhe pëlqejnë.
Nëse një fëmijë është kritikuar dhe mohuar shpesh nga prindërit, do të ketë vetëvlerësim të ulët: jam i pavlefshëm, jam i keq. Disa fëmijë mund të krijojnë ndjenja negative ekstreme si: nuk dua të jetoj më.
Fëmija i vogël e formon vetëvlerësimin nga reagimet e jashtme.
Pasi rritemi, nuk varemi më nga opinioni i prindërve dhe vlerësimi i jashtëm si miq mësues etj. Por, përvojat dhe humori jo pozitiv në të kaluarën janë bërë ndjenjat e para në pavetëdije.
ME rritjen ekziston një fëmijë sensitiv që dëshiron të pranohet nga të tjerët. Në të njëjtën kohë, ekzistojnë edhe prindërit që ju kritikojnë shpesh, ku janë burimet e shqetësimeve dhe të ndjenjave të pasigurta.
Kur përballeni me këtë situatë të papërcaktuar ose komunikoni me personat e panjohur, do të keni reagimet instinkte: ata janë të pasigurta. Prindërit tuaj të brendshëm do t'ju flasin në këtë moment: duhet të jeni të shkëlqyer dhe nuk të bëni figurë të mirë.
Çfarë mund të vëzhgoni janë vetëm shqetësimet dhe frika, meqenëse merakoseni për opinionet dhe vlerësimet negative nga të tjerët.
Si ta zgjidhim këtë problem:
Si mund të kemi më shumë vetëbesim përballë të panjohurve? Si mund të shfaqemi dhe të komunikojmë sa më mirë dhe më lirisht me ta? Ja si të veproni:
1. Vëzhgoni procesin e brendshëm psikologjik, kur ju lind frika dhe shqetësimi përballë personave të panjohur. Duhet të vëzhgoni humorin negativ si presion etj, që ju ia impononi vetes të shfaqeni sa më mirë. Vëzhgoni një fëmijë të vogël sensitiv.
2. Pranoni të gjitha aktivitete psikologjike tuaja dhe trajtojeni veten në mënyrë të butë. Kjo është një mënyrë për kompensimin e dashurisë së prindërve. Prindërit do të pranojnë të gjitha anët e fëmijës së tyre. Tani, ju bëhuni prindërit e vetes për të pranuar të gjitha defekte dhe anët negative të jetës.
3. Çdo herë, kur zbuloni që keni ndjenja negative nga e kaluara duhet të përpiqeni ta falni veten. Mund të qëndroni së bashku me fëmijën e vogël sensitiv dhe të dobët, që fshehet brenda jush.
4. Provoni të flisni me persona të panjohur. Kur grumbulloni përvojat e suksesshme, do të shtohet vetëbesimi. Nëse nuk mund të shfaqeni në gjendje të mirë, duhet t'ia falni vetes. Mund t'i thoni se s'ka gjë për këtë dështim. Në këtë bazë, mund të keni më shumë dëshirë të provoni komunikimin me të tjerët.
Në përgjithësi, vetëpranimi është objektivi më i rëndësishëm, i cili mund t'ju sjellë më shumë forcë të brendshme. Mund të bëheni si një person shumë i vetëbesueshëm në çdo situatë.
Çdo person ka formuar modelin e brendshëm të vetvetes, i cili është shumë i fortë, meqenëse ky model ju ka shoqëruar për shumë vjet, duke formuar karakterin tuaj.
Nëse pranoni më shumë të metat e vetës, do të keni më shumë lehtësi dhe liri. Në këtë gjendje, mund të bëni aktivitete që pëlqeni dhe të jeni më të lirshëm.
Procesi i vetëpranimit është edhe një proces i rritjes tek çdo individ.
Kur një persons zbulon se ka vështirësi të madhe ta ndryshojë të metat e vetes, kjo simbolizon karakteristikat e forta të formuara. Në këtë moment, duhet të kërkoni ndihmë nga forcat e jashtme, për shembull, si konsultim psikologjik, ndërhyrje psikologjike etj, në këtë proces mund të mësoni njohuri të vlefshme psikologjike dhe mund të përfitoni shumë përvojë të rëndësishme psikologjike. (Xu Guang)