Hormonet janë substanca kimike që rregullojnë një shumëllojshmëri të fiziologjisë dhe të sjelljes, duke përfshirë tretjen, metabolizmin, frymëmarrjen, funksionin e indeve, perceptimit ndijor, sekretimin, laktacionit, stresin, rritjen dhe zhvillimin, riprodhimi, kockat etj.
Ne kemi shumë hormone, disa prej tyre janë më të rëndësishëm
Insulina: Prodhohet nga pankreasi dhe është një ndër hormonet më të rëndësishëm pasi shërben si çelës për futjen e glukozës në qelizë.
Nivelet e larta te sheqerit çojnë në: dehidratim, pasi trupi përpiqet që të largojë, sekretojë sasinë e tepërt të sheqerit nëpërmjet urinës; ne ndryshime te rrezikshme të pH të gjakut, ndërsa trupi prodhon molekula acide për të shpërndarë energjinë për organe qe kanë nevojë për ushqim.
Testosteroni: Prodhohet në ovare dhe testikuj është hormoni kryesor mashkullor përgjegjës për zhvillimin seksual tek meshkujt si dhe ndihmon për nivelet e energjisë dhe për formimin e masës muskulare
Estrogjeni dhe progesteroni: Prodhohen gjithashtu në ovare dhe testikuj dhe janë hormone seksuale femërore që përgjigjen për ciklin menstrual, ovulacionin dhe zgjatjen e shtatzënisë pas ngjizjes.
Kortizoli. Ky hormon steroid krijohet në koren e gjëndrës mbiveshkore, ndërsa krijohet si rezultat i stresit. Ndihmon në mbajtjen e balancës në mes sasisë së lëngjeve në trup dhe tensionit të gjakut, ndërsa në sasi optimale kortizoli është i domosdoshëm për të mbijetuar. Megjithatë, si pasojë e stresit kronik kortizoli ka shumë efekte negative, siç është shtypja e imunitetit, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, zvogëlimi i libidos, por edhe krijimi i shumë sëmundjeve malinje.
Problemi me hormonet qëndron se ato mund të çbalancohen lehtësisht,Ja disa simptoma:
1. Lodhje
Nëse ndjeheni të lodhur në pjesën më të madhe të ditës, edhe pasi keni fjetur mjaftueshëm, mund të jetë një nga shenjat paralajmëruese se vuani nga çrregullimi hormonal. Ka disa arsye që mund të jetë shkaktare për këtë, por insulina është shpjegimi më i zakonshëm. Lajmi i mirë është se ndryshimet në dietë si dhe reduktimi i disa karbohidrateve dhe sheqernave, humbja e peshës dhe ushtrimet e rregullta ju ndihmojnë në rënien natyrale të niveleve të insulinës duke e mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
2. Probleme me gjumin
Së bashku me lodhjen mund të vuani edhe nga pagjumësia e kjo është një tjetër efekt anësor i çrregullimit hormonal. Tek meshkujt kjo mund të jetë shenjë se nivelet e testosteronit janë të ulëta, ndërsa tek femrat, nivelet të ulëta progesteroni.
3. Rënie të dëshirës seksuale
Testosteroni është hormon që e prodhon trupi, te meshkujt shumica e testosteronit prodhohet në testikuj, ndërsa testosteroni është përgjegjës për stimulimin e prodhimit të spermës dhe dëshirës seksuale, ndërtimin e masës muskulore dhe eshtërore.
Me plakjen e meshkujve, reduktohet edhe prodhimi i testosteronit. Reduktimin e testosteronit e shkakton shfaqja e shumë simptomave, ndërsa mund të vijë edhe deri te komplikimet. Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit shpesh keqinterpretohen si shenja të procesit të plakjes.
Niveli i ulët i testosteronit diagnostikohet kur niveli i testosteronit është më i ulët se 300 nanogramë në 1 decilitër. Andropauza, reduktimi i prodhimit të testosteronit në njëfarë mënyre mund të krahasohet me menopauzën tek femrat. Dhe derisa femrat ndiejnë rënien drastike të nivelit të estrogjenit në moshë të caktuar, te meshkujt rënia e nivelit të testosteronit ndodh gradualisht. Nëse rënia e nivelit të testosteronit ndodh më shpejt se sa duhet, vjen deri te shfaqja e një vargu të simptomave.
Testosteroni luan rol kyç në libidon e meshkujve. Me kalimin e viteve shumica e meshkujve ndien zvogëlimin e dëshirës seksuale. Te meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, reduktimi i dëshirës seksuale ndodh papritmas dhe vërehet më së shpeshti. Gjatë marrëdhënies seksuale, niveli ulët i testosteronit mund të vështirësojë arritjen e orgazmës.
Testosteroni nxit dëshirën seksuale dhe ereksionin. Edhe pse testosteroni nuk është i vetmi përgjegjës për arritjen e ereksionit, ai stimulon receptorët e trurit për të prodhuar molekula që nxisin ereksionin. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme që vështirësojnë arritjen e ereksionit, duke përfshirë trashjen, diabetin dhe arterosklerozën.4. Djersitje gjatë natës dhe zjarr të brendshëm gjatë ditës
4. Menopauza
Një nga shenjat më të hershme të menopauzës për shumë femra është djersitja gjatë natës dhe zjarrmi e brendshme gjë që u prish cilësinë e gjumit si dhe u shkakton bezdi edhe gjatë ditës. Kjo është një shenjë e rënies së niveleve të estrogjenit. Fatmirësisht terapia për zëvendësimin e estrogjenit mund ta korrigjojë këtë çrregullim. Disa gra zgjedhin të përdorin terapinë me barna bimore si kohoshi i zi.
5. Probleme me kujtesën dhe mungesë përqëndrimi
Nëse harroni rregullisht se ku i keni vendosur gjërat apo nëse keni problem me përqëndrimin në punë, kjo mund të jetë shenjë që hormonet tuaja— sidomos kortizoli— kanë dalë nga ekuilibri. Kur jeni të stresuar për një periudhë të gjatë, gjendrat tuaja adrenal lodhen dhe nuk mudn të prodhojnë sasinë e kërkuar të kortizolit. Dhe kur i keni të ulëta nivelet e kortizolit, kjo mund të ndikojë funksionet si përqëndrim dhe në kujtesë.
6. Probleme emocionale
Ankth, irritim, depresion dhe luhatje humori janë gjithashtu ndër simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale, kryesisht të niveleve të progesteronit dhe estrogjenit që janë ose shumë të ulëta ose shumë të larta. Terapia për zëvendësimin e nivelit të hormoneve e rregullon mangësinë e tyre, ndërsa nëse dobësoheni mund të korrektoni nivelet e larta të estrogjenit. Ka shumë femra që përdorin bimë mjekësore si black cohosh për këtë çproblem
7. Shtim në peshë
Shëndoshja në zonën abdominale është një nga problemet më frustruese. Ndërkohë që disa hormone mund të ndikojnë në problemet me peshën, më shqetësuesit janë insulin dhe kortisol. Kur rriten nivelet e këtyre hormoneve, ato sinjalizojnë që trupit i nevojitet glukozë dhe e ruan atë në formë dhjami— kryesisht në zonën e barkut. Po ashtu, menaxhimi i stresit (me anën e meditimit, joges apo ushtrimet e frymëmarrjes së thellë) ndihmojnë në uljen e niveleve të kortizolit ndërsa rënia në peshë dhe dieta e shëndetshme ul nivelet e insulinës duke e bërë edhe më të lehtë për rënien nga pasha.
Nëse keni ndonjë nga simptomat e mësirme, mund të bisedoni me një mjek. Testin për problemet me hormonet mund ta bëni lehtësisht ose përmes pështymës ose përmes analizave të gjakut.