Kur martoheni do të përballeni me shumë sfida dhe vështirësi, kjo është e paevitueshme. Sot ka shumë teori apo kurse studimi si ta përmirësoni jetën tuaj bashkëshortore, por në realitet nuk gjendet një recetë e posaçme që do t'ua zgjidhë problemet. Duhet të merrni disa hapa madhorë dhe t'i zbatoni nëse doni të shihni me të vërtetë ndryshim. Parimi më kryesor është ta vendosni bashkëshortin/en në vend të parë, por kjo duhet të jetë e dyanëshme. "Nëse të dy ju e vendosni njëri-tjetrin përpara vetes, atëherë askush nuk do renditet në vend të dytë." Kjo thënie nga një anonim na tregon që të mos jemi egoistë. Egocentrizmi vjen natyrshëm dhe ne pak a shumë të gjithë priremi drejt tij. Sidoqoftë, thelbi i vërtetë i martesës dhe i një lidhjeje qëndron në faktin se tashmë jeni dy dhe jo një individ i vetëm. Qëllimi i martesës dhe i një lidhjeje është që të ndryshoni nga të qenit egoist në altruist.
Në fakt, është tepër e vështirë që të vendosim dëshirat, kërkesat, shpresat dhe lumturinë e dikujt tjetër në vend të parë, përpara tonave. Kjo është e lehtë kur jemi të verbuar nga pasioni — sidomos në fillim të lidhjes apo së ashtuquajturës "periudhë mjalti." Por, ta bësh këtë çdo ditë është tepër e vështirë… dhe kjo është dashuria, ta bësh njeriun e zemrës prioritetin më të madh —ditë për ditë. Kur dy njerëz kujdesen mirë për njëri-tjetrin, atëherë kjo është rruga drejt lumturisë së vërtetë, në sensin e një ndjenje të thellë kënaqësie, paqeje dhe nëse e keni këtë ndjenjë do t'i bëni edhe të tjerët të ndihen mirë. Çfarë do të thotë të jesh altruist në martesë Le të jemi të qartë… Ta vësh partnerin në vend të parë, nuk do të thotë që duhet të neglizhoni veten plotësisht dhe të shndërroheni në një kukull të verbër. Një nga mënyrat që një çift ndoqi për të përmirësuar martesën e tyre ishte një pakt që ata bënë për ta trajtuar njëri-tjetrin më mirë sesa i trajtonin të tjerët. Pra ta trajtonin njëri-tjetrin me më shumë respekt, dashuri, mirësi dhe tolerancë seç trajnonin familjarët, kolegët, miqtë apo të huajt. Kur jeni të nevrikosuara me bashkëshortin, përpara se të flisni, pyeteni veten "A do ia thoja këtë gjë prindit, mikes apo shefit?" Nëse përgjigja është jo, atëherë bëni mirë ta lini atë diskutim. Gjeni mënyra të ndryshme për ta bërë njëri-tjetrin më të lumtur dhe për ta bërë të ndjehet i veçantë. Ndryshoni sjelljen, nëse deri tani sjellja juaj nuk ka sjellë përmirësime, ndiqni strategji të reja që do të jenë në të mirë të të gjithë familjes.
A ekziston altruizmi ? Çdo ditë dëgjojmë lajme apo biseda plot ligësi dhe lakmi. Por rreth nesh, ka dhe njerëz që sakrifikojnë vetveten për të tjerët. Para disa vitesh, në metronë e Nju-Jorkut, Wesley Autrey u hodh në shinat e një treni që po vinte me shpejtësi për të shpëtuar një të panjohur që ishte rrëzuar aty. Nuk janë të pakta rastet kur oficerë policie, zjarrfikës e minatorë kanë humbur jetën në krye të detyrës, duke u përpjekur të shpëtojnë të tjerët. Por në kohën e sotme është shumë e vështirë që dikush mund të bëjë gjëra pa interes për të tjerët. Ta dyshosh altruizmin e vërtetë është e lehtë, madje edhe kur është qartësisht i dallueshëm, altruizmi mbetet i dyshueshëm. Sepse duket sikur edhe kur njerëzit u bëjnë mirë të tjerëve ata përfitojnë diçka për vete nga ky veprim - minimumi marrin kënaqësinë e dijenisë që kanë bërë diçka për tjetrin, pra përmbushin nevojën që ndjejnë për të ndihmuar të tjerët. Teoritë bashkëkohore mbi altruizmin shpeshherë përpiqen ta shpjegojnë këtë fenomen më anë të evolucionit. Altruizmi reciprok dhe përzgjedhja e të ngjashmit janë dy prej këtyre teorive. Sipas altruizmit reciprok, evolucioni favorizon ata organizma që sakrifikojnë të mirën e tyre për të tjerët në mënyrë që të përfitojnë edhe vetë në këmbim. Organizmi pra është altruist, por genet që kërkojnë riprodhimin sillen në mënyrë egoiste. Kjo teori sjell si shembull mënyrën sesi një prind e do fëmijën më shumë se veten e vet. Këto teori shpjegojnë se organizmat sakrifikojnë vetveten në mënyrë që të garantojnë riprodhimin, dhe kjo është gdhendur tek ne gjatë evolucionit. Por asnjëra prej këtyre teorive nuk na ndihmon të kuptojmë altruizmin sipas mënyrës sonë. Difekti i altruizimit reciprok është i qartë. Nëse dikish vepron për përfitim të një njeriu tjetër me qëllim që të përfitojë vetë, përgjigja e thjeshtë është: "Ky nuk quhet altruizëm!" Altruizmi i pastër, ne mendojmë se kërkon që dikush të sakrifikojë për një tjetër pa pritur përfitime vetjake. Të bësh mirë për dikë duke shpresuar se do dalë diçka për ty, është e kundërta e asaj që kemi në mend kur flasim për altruizmin. Kur ne pyesim nëse një njeri është altruist, ne duam të dimë motivet dhe qëllimet e tij. Altruzimi biologjik shpjegon sesi sjelljet altruiste mund të kenë evoluar, por nuk na thotë asgjë për motivet dhe qëllimet. Skepticizmi ynë përkufizohet nga një fjalë - egoizmi - dhe ushqehet nga dy burime, njëri psikologjik dhe tjetri logjik. Marrim anën psikologjike; njëra nga arsyet pse njerëzit mohojnë ekzistencën e altruizmit është sepse kur shohin brenda vetes ata dyshojnë pastërtinë e motiveve të veta. Ne e dimë se edhe kur duket se sillemi në mënyrë vetëmohuese mund të ketë arsye të tjera për veprimet tona. Ndoshta perspektiva e një nderi që do na e paguajnë më vonë, rritja e reputacionit tonë, apo edhe ndjenja e mirë që provojmë kur na duket se kemi kryer një akt vetëmohues. Siç vërenin Kanti dhe Freudi, motivet e vërteta shpesh as vetë nuk i dimë. Edhe kur mendojmë se po veprojmë në të mirë të të tjerëve, kjo mund të mos jetë arsyeja e vërtetë, dhe as arsyeja e vetme. Pra joshja psikologjike për të besuar se altruizmi është në fakt egoizëm mund të shpjegohet nga skepticizmi që njerëzit kanë ndaj arsyeve të tyre apo të të tjerëve. Ka edhe një arsye tjetër që na bën të mohojmë altruizmin; duke e mohuar këtë fenomen i japim vetes lirinë për të qënë egoistë, pasi "të gjithë kështu janë."
Tërheqja logjike për ta quajtur altruizmin egoizëm bazohet në idenë se veprimet altruiste bëhen për arsye egoiste. Nëse nuk do të kishe vepruar për ta ndihmuar dikë që po mbytet, atëherë ndjenja e fajit do të të brejë gjithë jetën, ndaj për t'i shpëtuar këtij makthi më mirë hidhu në ujë dhe shpëtoje atë të mjerin, që mos të të vrasë ndërgjegja më vonë. Pra sipas kësaj, altruizmi është egoizëm i fshehur. Por ne e dimë se disa njerëz janë më altruistë se të tjerët. Teoria e egoizmit thotë se ky ndryshim është iluzion - se në thellësi të gjithë veprojnë vetëm për interesat e veta - por kjo bie në kontradiktë me provat që kemi për mirësinë e njeriut dhe me praktikat njerëzore të moralit. Gjithashtu shohim se njerëzit që bëjnë bamirësi nuk është se i kanë avancuar aq shumë interesat e tyre vetjake. Altruistët mund të jenë njerëz më të kënaqur apo më të përmbushur se egoistët, por jo gjithmonë më të suksesshëm. Këta pra, altruistët që nuk ia kanë parë të mirën bamirësisë së tyre në terma materiale janë ata që hedhin poshtë teorinë se altruizmi bëhet vetëm për interesin personal.
E rëndësishme është që të inkurajojmë tek vetja dhe tek të tjerët atë lloj altruizmi që na kënaq kur e praktikojmë. Studimet tregojnë se njerëzit që bëjnë vepra altrusite ("heronjtë") nuk mendojnë se veprimet e tyre janë të jashtëzakonshme. Ata veprojnë në këtë mënyrë sepse ndjejnë se duhet ta bëjnë, sepse kjo është pjesë e qënies së tyre. Ata thjesht, janë të tillë. Altruizmi është i mundur dhe altruizmi është i vërtetë, edhe pse tek njerëzit e shëndetshëm altruizmi gërshetohet me mirëqënien e atij që e krye