Xingyi quan është një teknikë e njohur e wushu-së tradicionale kineze, që është e lidhur historikisht dhe teknikisht me tai chi -në dhe bagua-në.
Song është një ndër degët më të njohura të xingyi quan-it. Ajo është themeluar nga artisti i wushu-së Song Shirong në dinastinë Qing të vonshme dhe është preferuar sistematikisht prej disa shekujsh.
Fu Hongbo praktikon Xingyi Quan./CGTN
Fu Hongbo është një dishepull i brezit "Wu" të xingyi quan-it të stilit song dhe ka praktikuar wushu për mbi 30 vjet.
Xingyi quan lindi nga fushëbetejat e lashta, duke imituar lëvizjet e shtizës. "Nëpërmjet praktikës me shtizën, krijojmë një forcë rrotulluese rreth trupit. Stërvituni sikur po mbani një shtizë, dhe forca shpërthen në një pikë të vetme."
Fu Hongbo praktikon me një shtizë
Xingyi quan-i i stilit song ka veçorinë e shpërthimit të forcës në një moment. Tingulli i tij ndërthur shumë elemente të përbashkëta. Mund të ketë fërkim të rrobave ose zhurmë hapash, ndërsa forca më e madhe buron nga dejet dhe kockat. Nëpërmjet përsëritjes së pandërprerë, shpërthimi i forcës i ngjan një goditjeje kamzhiku.
Fu Hongbo mëson si ta shpërthejë forcën./CGTN
Wushu kineze thekson stërvitjen e dejeve. Ajo ka një pozicion të quajtur "Qëndrim grumbull", që ekspozon të gjitha dejet e trupit.
Lëvizjet e xingyi quan-it shkojnë në një vijë të drejtë, prandaj kur praktikojmë xingyi quan, duhet të goditim drejt dhe t'i fokusojmë të gjitha forcat në një pikë. Fu Hongbo shpesh mëson si ta shpërthejë forcën nëpërmjet përdorimit të një peshqiri. "Zgjateni këtë vijë shpejt, si këtë peshqir. Nëse nuk e arrini objektivin, fuqia juaj do të shpërndahet. Mbajeni të tërë forcën e trupit përpara, sikur po dilni me nxitim."
Fu Hongbo në një treg të librave të përdorur./CGTN
Një shprehje e famshme thotë: "Kini një shpirt të sinqertë dhe veproni." Trupi dhe shpirti duhet të njësohen. Për të praktikuar wushu-në, problemi kyç është si të kultivojmë mendjen. Fu Hongbo viziton rregullisht tregun e librave të përdorur në fundjavë, me shpresë që të zbulojë frymëzimin në brezat e vjetra të praktikuesve.
"Njerëzit e tjera s'mund ta kuptojnë si ne. Kjo është arsyeja që duhet të lexojmë më shumë: mund të ketë shënime të shkruara," thekson ai.
Gdhendja e bërthamës ndihmon në ruajtjen e një mendje të qetë./CGTN
Një shprehje tjetër thotë: "Gjatë gjithë jetës, përballemi rrallë me kundërshtarë realë, por duhet të përballemi me veten përditë." Shumica e kundërshtarëve vijnë nga zemra. Kur praktikojmë xingyi quan, mund të ndiejmë çekuilibër të brendshëm, që na pengon të shpërthejmë forcën tonë.
Fu Hongbo-së i pëlqen gdhendja e bërthamave të frutave. Ky është një lloj arti në miniaturë, me disa elemente të holla sa flokët. Kur gdhend një bërthamë, është e rëndësishme që ta mbash trupin të çlirët dhe mendjen të qetë, por ndonjëherë nevojitet forca shpërthyese. Kjo i ndihmon ushtruesit që të kuptojnë marrëdhënien ndërmjet lëvizjes e qetësisë në xingyi quan. Vetëm kur ndiheni plotësisht të qetë, mund të shpërtheni forcën më të fuqishme. (Xu Guang)