Tai Chi është një shkollë e njohur e kungfusë kineze me lëvizje të ngadalta dhe të buta që synojnë mbrojtjen, forcimin e fizikut dhe parandalimin e sëmundjeve.
Duke u përqendruar në lëvizjet e duhura dhe kontrollin e frymëmarrjes, lëvizjet e Tai Chi-së janë të rrjedhshme, elegante dhe shumë të ekuilibruara, duke promovuar harmoninë e përgjithshme të trupit dhe mendjes.
Thelbi i Tai Chi-së është mosteprimi dhe vetëpërmbajtja. Ai thekson lëvizjet e përshtatshme dhe të buta./CGTN
Liang Biying, 22 vjeçe, është një sportiste e Tai Chi-së. Pasi mori titullin kampione e Tai Chi-së për Femra në Kampionatin Botëror të Wushu-së në viti 2019, Liang Biying e la sportin.
Liang Biying praktikon Tai Chi. /CGTN
Sipas opinionit të saj, Tai Chi është një sport gjithëpërfshirës. Ai mund të jetë statik e dinamik, dhe stilet e tij janë të ndryshme. Thelbi i Tai Chi-së është mosteprimi dhe vetëpërmbajtja. Ai thekson lëvizjet e përshtatshme dhe të buta. Për sa i përket frymëmarrjes, ajo duhet të jetë e thellë, e gjatë, e qetë dhe e rrafshët. Për sa i përket forcës, ajo duhet të jetë e lirshme, e lakueshme, elastike dhe tundëse.
Liang Biying praktikon Tai Chi me përpjekjet e mëdha./CGTN
Tai Chi-në konkurruese Liang Biying-ut i pëlqen ta quajë Tai Chi “moderne”. “Tai Chi tradicionale ndjek format dhe pozicionet e trupit të përcaktuara. Tani kemi shtuar disa vështirësi në të dhe ajo është bërë më konkurruese dhe më e bukur. Rregullat për zbritjen e pikëve janë të prera. Prandaj, për çdo lëvizje, sportistët e Tai Chi-së u kushtojnë vëmendje të madhe hollësive dhe përpiqen ta kryejnë në mënyrë të përsosur. Ata praktikohen qindra herë për të shtuar mundësinë e suksesit,” shprehet e reja.
Liang Biying ushtron pozicionet e këmbëve në një tra ekuilibri. /CGTN
Konceptet e Tai Chi-së kërkojnë lëvizjen e qëndrueshme të pjesës së sipërme të trupit, qëndrimin e fortë të këmbëve dhe relaksimin e pjesës së mesme, dhe forca e kokës është e rëndësishme. Liang Biying e praktikon këtë nëpërmjet vendosjes së një tasi në kokë, dhe ushtron pozicionet e këmbëve në një tra ekuilibri, prandaj ajo mund të ndiejë më mirë shtrëngimin e këmbëve dhe të kuptojë ku është ekuilibri i trupit. Kjo stërvitje ndihmon shumë për konkurrimin.
“Pas praktikimit të Tai Chi-së, kur komunikoj me të tjerët, nuk jam tepër aktive,” tha Liang. Nëpërmjet praktikimit, kjo vajzë që ishte e shkujdesur dhe e drejtpërdrejtë, është bërë më e matur dhe më e durueshme.
Liang Biying viziton shkollën fillore si trajnere e Tai Chi-së. /CGTN
Liang Biying aplikoi për ta lënë sportin në tetor të vitit 2019. Ndonjëherë ajo viziton shkollën fillore si trajnere e Tai Chi-së, dhe dëshiron që t’ia trashëgojë çfarë ka mësuar brezit të ri.(Xu Guang)