Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, brenda trupit tonë, organet e brendshme kanë funksione e karakteristika të ndryshme. Trupi ynë ndërlidhet me mjedisin e jashtëm. Ka disa organe të brendshme që kërkojnë kushte mjedisore të ndryshme dhe ndikohen nga disa elemente. Në këtë artikull do të lexoni për elementet që dëmtojnë 5 organet e brendshme: mëlçi, zemër, stomak, mushkëri dhe veshkë.
Sipas teorisë së akupunkturës, por edhe të mjekësisë perëndimore, emocionet negative mund të shkaktojnë dëme të rrezikshme për shëndetin.
Zemërimi i tepërt
Zemërimi i tepërt dobëson mëlçinë
Frika e tepërt dobëson veshkat
Brenga dobëson mushkritë
Shqetësimi dëmton shpretkën
Stresi dobëson trurin dhe zemrën
Në kontekstin e akupunkturës dhe Mjekësisë Tradicionale Kineze emrat e organeve kanë një kuptim më të gjerë në krahasim me ato që njohim nga anatomia perëndimore. Psh, "veshkave" kinezët u referohen sistemit endokrin, "Fshikëza" përmbledh veshkat dhe sistemin urinar, "Shpretka" përfshin sistemin e energjisë nëpër trup, "Mushkria" nuk i referohet vetëm mushkrive, por edhe lëkurës.
Filozofia kineze thotë se lëndimet e këtyre organeve mund të shkaktojnë emocione negative gjithashtu dhe e kundërta: psh; një mëlçi e lënduar shkakton zemërim, veshka e cila nuk funksionon si duhet shkakton frikë etj.
Frika e tepërt
Akupresura është një nga metodat efikase për largimin e këtyre emocioneve, pasi ajo ndihmon në zhvillimin tuaj shpirtëror. Disa metoda të tjera për largimin e emocioneve negative apo për kontrollimin e tyre janë, meditimi, joga, masazhi, vrapi, ndjekja e ndonjë hobi etj.
Emocionet negative si ankthi, frika, frustrimi, zilia, dhe dyshimi mund të kenë ndikime madhore në shëndetin tuaj. Situatat e ndryshme në jetë, si papunësia, problemet ekonomike, apo një martesë jo e shëndetshme si dhe humbja e ndonjë personi të dashur, mund të shkaktojë ndikime tek gjendja emocionale dhe mendore e dikujt, duke e shpërndarë këtë ndikim në mbarë trupin.
Mëlçinë e dëmton mbipesha
Mbipesha ndikon në shtimin e yndyrës në mëlçi dhe mund të çojë në sëmundje të mëvonshme të mëlçisë. Prandaj, duhet të pakësojmë konsumin e ushqimeve me yndyrë, të cilat janë të vështira të treten, duke rënduar ngarkesën e sistemit tretës dhe shkaktuar mahisjen e mëlçisë. Përveç kësaj, yndyra e patretur grumbullohet brenda mëlçisë, duke formuar dhjamin në mëlçi.
Çfarë duhet të bëjmë: Duhet të ulet konsumi i ushqimeve të yndyrshme dhe të skuqura. Duhet të flini 6-8 orë gjumë në ditë, të evitoni zakonin e qëndrimit natën vonë, kufizoni vëllimin e alkoolit dhe t'i kushtoni vëmendje më të madhe shëndetit tuaj. Mëlçia është organi kryesor që merret me detoksifikimin. Evitoni ilacet e shumta dhe kini kujdes për efektet e tyre anësore.
lodhja
Zemrën e dëmton lodhja
Vitet e fundit, janë shtuar rastet e vdekjeve të papritura në Kinë tek të rinjtë. Mbingarkesa është armiku kryesor i zemrës. Çrregullimi afatgjatë i pushimit, presioni i madh, depresioni ose luhatjet e humorit, mbipesha, konsumi i duhanit dhe alkoolit së tepërt etj, të gjitha elementet e sipërmendur janë ndër arsyet e sëmundjeve të zemrës. Meqenëse këto elemente mund të shkaktojnë bllokimin e arterieve, mungesën akute të oksigjenit ose probleme me pompimin.
Çfarë duhet të bëjmë: Duhet të pushoni dhe të flini mjaftueshëm, të ruani një ekuilibër të qëndrueshëm psikologjik, të hani ushqime të lehta dhe të bëni stërvitje. Personat në moshën 30-45, duhet të bëjnë kontroll 1 herë në vit. Ata mbi 45 vjeç duhet të bëjnë kontroll çdo 6-muaj.
Stomakun e dëmton i ftohti
Për stomakun, "ftohtësia" nuk është një element i dashur. Kur stimulohet nga ajri i ftohtë ose ushqimet e ftohta, stomaku mund të ngushtohet, duke rezultuar në dhimbje, diarre etj. Me ardhjen e verës, shumë njerëz pëlqejnë akullore, pijet e ftohta për ta asgjësuar nxehtësinë e brendshme. Megjithëse ndihet shumë shpejt ftohtësia, arteriet e stomakut dhe të zorrës do të ngurtësohen papritmas, duke pakësuar qarkullimin e gjakut, ndikuar sekretimin e lëngut tretës dhe çrregulluar funksionet tretëse.
Si të veprojmë: Nëse doni të keni një stomak të shëndetshëm duhet të konsumi ushqimin në kohë, të shmangni mbingopjen dhe të përtypeni mirë. Në një ambient me temperaturë të lartë, përshpejtohet metabolizimit dhe disa elemente si sodiumi e kaliumi mund të eleminohen shpejt nga oranizmi. Për këtë gjatë stinës së verës duhet të konsumoni ushqimet si peshk, vezë. Përveç këtyre, duhet të konsumohen edhe fruta dhe perime të freskëta.
Mushkërinë e dëmton ndotja e mjedisit
Mushkëria ka kërkesa të larta për oksigjen. Ajri i pastër është shumë i dashur për këtë organ jetik. Kur qëndroni në një mjedis të ndotur për një kohë të gjatë, mund të nisin edhe problemet në mushkëri. Ajo ka një sistem të përsosur vetfiltrimi. Nëse treguesi PM2.5 është tepër i lartë sistemi mbrojtjës i mushkërisë do dobësohet.
Si të veprojmë: Një nga masat më të përshtatshme për shëndetin e mushkërisë është pirja e ujit. Çdo ditë, duhet të pini 6-8 gota uji. Kur ngriheni në mëngjes, pini ujë esëll me ose pa limon. Gjatë mbërmjes, përmes frymëmarrjes, avullimi të lëkurës etj., mund të keni humbje të ujit. Pirja e ujit në mëngjes mund të lehtësojë problemin e mungesës së ujit në sistemin e frymëmarrjes. Përveç kësaj, pas zgjimit në mëngjes, mund të bëni një vrap të lehtë në ajër të pastër. Mjeksët kineze sugjerojnë gjithashtu të qeshurën si një mjet efikas për mushkërinë dhe qetësinë tonë.
puna e natës
Veshka i frikësohet punës së natës
Të punuarit natën vonë mund të dëmtojë shëndetin e veshkave, prandaj për të gjithë ju që punoni natën për një kohë të gjatë dhe që konsumoni kafe të fortë nën kushtet e presionit të madh, mund të keni risk më të lartë për probleme në veshka. Përveç kësaj, gjatë kohës së punës dhe leksioneve, shumë persona mbajnë urinën. Në fakt, ky është edhe një tjetër zakon jo i mirë. Mbetja e urinës për një kohë të gjatë në fshikëz mund të krijojë mjedisin e shumëzimit të baktereve, të cilat mund të shkaktojnë infeksionet në uretër dhe veshkë.
Si të veprojmë: Duhet të pushoni mjaftueshëm. Kur keni probleme si anemi apo dhimbje mesi etj, duhet të shkoni sa më parë për vizitë tek mjeku. Përveç kësaj, duhet të urinoni në kohë
Stikat e pishës janë tepër të shëndetshme për shëndetin. Ata përmbajnë proteina, acide yndyrore dhe karbohidrate. Mjekësia Tradicionale Kineze beson se konsumi i stikave të pishës është i mirë për shëndetin e njerëzve, veçanërisht për veshkat, zorrët dhe mushkëritë. Stikat e pishës mund të përdoren në gatim, t'u shtohen sallatërave apo të konsumohen si "snack".
Stikat e pishës renditen në mesin e superushqimeve. Ato përmbajnë kryesisht acide yndyrore, proteina, karbohidrate, kalcium, hekur, fosfor. Sipas mjekësisë kineze, konsumimi i shpeshtë i tyre forcon shëndetin. Në mjekësinë kineze stikat e pishës furnizojnë me energji "chi" veshkën dhe nxisin metabolizmin e zorrës. Stikat lehtësojnë kollën, duke mbrojtur shëndetin e mushkërisë. Po ashtu ato janë tepër të shëndetshme për personat që vuajnë nga kapsllëku.