Gjatë pandemisë COVID-19, Mjekësia dhe Barnat Tradicionale Kineze luajtën një rol shumë të dukshëm kundër pandemisë, fakt që është pranuar dhe mirëpritur gradualisht nga bashkësia ndërkombëtare. Për të ruajtur karakteristikat dhe zhvillimin e epërsisë relative të Mjekësisë dhe Barnave Tradicionale Kineze (MBTK), të nxitur zhvillimet bashkërenduese mes MBTK-së dhe mjekësisë perëndimore, zyra e Këshillit të Shtetit të Kinës nxori "Masat dhe Politikat për Shpejtësimin e Zhvillimit të Mjekësisë dhe Barnave Tradicionale Kineze". Specialisti përkatës u shpreh se çelësi i shpejtimit të MBTK-së është përgatitja e talenteve dhe novacioni teknologjik i MBTK-së.
Sipas të dhënave zyrtare, në luftën e Kinës kundër epidemisë, 92% të pacientëve të prekur nga COVID-19 u trajtuan me MBTK dhe efikasiteti i përgjithshëm i kësaj mënyre trajtimi për pacientët e provincës Hubei arriti mbi 90%. Normat e diagnozës dhe trajtimit të MTK-së u përhap në tërë Kinën në luftën anti-epidemike.
Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu nxiti në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar anti-epidemik nëpërmjet MBTK-së. Përgjegjësi i Qendrës së Studimit dhe Krijimtarisë të Trajtimit të Fitoterapisë dhe Mjekësisë së Integruar të Spitalit Universitar Careggi, Fabio Firenzuoli që kishte bërë shkëmbimet e shumta me specialistët mjekësorë kinezë, është i mendimit se MBTK-ja ka luajtur rol shumë pozitiv në trajtimin e rasteve të prekura nga koronavirusi.
"Prova shkencore vërtetoi se MBTK-ja nuk është përrallë. Dokumentet e mjaftueshme shkenco-studimore na tregojnë se duhet të bëjmë studime të mëtejshme. Disa ilaçe bimore kineze janë listuar në normat e diagnozës dhe trajtimit ndaj rasteve të prekura nga virusi i COVID-19, meqenëse ato kanë treguar rol mjekësor të vërtetë dhe pozitiv."
MBTK-ja po përhapet në botë me ritëm më të shpejtë dhe më shumë mjekë e pacientë të huaj po shijojnë magjinë e MBTK-së. Profesori i Universitetit të Mjekësisë Kineze të Nanjing-ut Fang Zhuyuan u shpreh se në masat dhe politikat e këshillit të shtetit të Kinës, përgatitja e talenteve të MBTK-së është vendosur si detyra e parë për shpejtimin e zhvillimit të MBTK-së.
"Shtimi i talenteve të MBTK-së, reforma e modelit të përgatitjes së talenteve, përmirësimi i metodave të përgatitjes dhe vlerësimit të talenteve janë theksuar në masat e politikat e qeverisë, duke u formuar përkrahja më e rëndësishme për përgatitjen e talenteve të MBTK-së," tha ai.
Në këto masa dhe politika, është vënë në dukje edhe forcimi i platformës shkenco-studimore të MBTK-së, i cili mund të zgjidhë problemet e vështira klinike të MBTK-së dhe problemet kufizuese të efikasitetit të MBTK-së, u shpreh Fang Zhuyuan.
"Studimet klinike të MBTK-së, baza e MBTK-së, të përgatitjes së talenteve të MBTK-së, krijimtaria teorike të MBTK-së etj mund të zhvillohen në tërë botën me partnerët ndërkombëtar të bashkëpunimit." (Xu Guang/Albana)