Uji është burimi i jetës në Tokë dhe Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) e përdor atë si një përbërës të rëndësishëm për shërimin. Farmakopja e njohur, Bencao Gangmu (Përmbledhje e Materia Medica), e ka klasifikuar ujin në lloje të ndryshme, si kinezët e lashtë që mendonin se uji mund të ushtronte ndikime të ndryshme sipas burimit të tij:
Uji i shiut- Uji i shiut i pranverës është i përshtatshëm për tonifikim; uji i shiut në verë është i përshtatshëm për larjen e plagëve të lëkurës; uji i shiut i dimrit është i përshtatshëm për të hequr qafe parazitët.
Uji i vesës- Uji i vesës në vjeshtë është i mirë për zierjen e barërave për ushqimin e mushkërive dhe vrasjen e parazitëve; ai gjithashtu ka një ndikim të veçantë.
Uji i ngricës- Ky ujë ka një natyrë të ftohtë dhe kështu i kundërvihet kushteve të shkaktuara nga nxehtësia e tepërt, të tilla si konsumi i tepërt i alkoolit, bllokimi i hundëve, skuqjet nga nxehtësia dhe plagët.
Uji i dëborës- Ky ujë është shumë i ftohtë në natyrë; mund të përdoret si antidotë kur keni ethe.
Uji i akullit - Ftohtësia ndihmon në largimin e nxehtësisë së verës
Uji i lumit -Uji i lumit që rrjedh natyrshëm është i përshtatshëm për t’u zier fort dhe pirë, ai nxit urinimin dhe lëvizjet e zorrëve. Kur uji rrjedh në drejtim të rrjedhës së sipërme ose kundër rrymës, atëherë është i dobishëm për goditje në tru, dhimbje koke dhe fyti.
Uji i pusit- Ky ujë është i përshtatshëm për ndalimin e diarresë të shkaktuar, larja e syve, qetësimi i gjakut dhe shtimin e qarkullimit të energjisë chi. Ai është gjithashtu i mirë për përgatitjen e zierjes së bimëve tonifikuese për forcën yin në organizëm.
Uji Mineral- Ky ujë ka natyrë të ngrohtë; pirja e tij ushqen trupin dhe ndihmon në parandalimin e plakjes.
Uji i llixhave- Ky ujë nuk duhet pirë. Banjat me këtë ujë ndihmojnë kundër spazmave, sëmundjes së lëkurës, rënies së flokëve, problemeve muskulare dhe problemeve me kyçet.
Uji i detit- Ky ujë është i kripur dhe nuk pihet. Ai është i mirë për mbylljen e plagëve, për dezinfektimin e lëkurës etj.
Uji i orizit- Ky ujë ka veti lubrifikuese, është i përkryer për shëndetin e flokëve në i shplani me këtë ujë flokët tuaj do të rriten më të fortë e me më shumë shkëlqim.
Tradita e shërimit me ujë ndodh në shumë kultura. Ndërsa larja dhe pastrimi është një proces rutinë për mbajtjen e pastërtisë vetjake, larja u kthye në një lloj rituali rinovimi dhe lloje të ndryshme evoluan, duke përfshirë zhytjen në llixha, sauna, vaska etj. Njerëzit e lashtë zbuluan se disa metoda të larjes ishin të dobishme për kushte të veçanta. Nga aspekti i MTK-së, uji mund të hapë poret e lëkurës, të heqë mbetjet e grumbulluara, të nxisë qarkullimin e gjakut dhe të energjisë chi, të çlirojë tendinat dhe nyjet, të rifreskojë frymën dhe të harmonizojë forcat yin-yang. Në përgjithësi, banja e nxehtë (mbi 38 ℃) qetëson trupin duke ngadalësuar aktivitetin e organeve të brendshme dhe ndihmon në lehtësimin e muskujve të tensionuar dhe ankthit nga stresi. Nga ana tjetër, nëse ndiheni të lodhur dhe të stresuar, mund të provoni një banjë ose dush të ngrohtë (36 deri 38 ℃) dhe i ndjekur nga një dush i ftohtë i shkurtër, pasi i ftohti ndihmon për të stimuluar aktivitetin e brendshëm si dhe mendjen.
Larja si duhet mund të jetë një ilaç për shërimin ose mirëmbajtjen e shëndetit. Mjekët e MTK-së aplikuan kura uji si mjete të jashtme në trajtimin e pacientëve dhe zakonisht së bashku me qasje të tjera si kompresat e nxehta me bimë dhe masazhi për të promovuar shëndetin. Një numër i këtyre teknikave mund të bëhen në shtëpi; janë të lira dhe të sigurta.
Në kulturën kineze, banjot nuk janë vetëm për arsye sanitare, por edhe një pjesë integrale e ritualeve. Ka të dhëna historike që në fillim të periudhave “Shang” dhe “Zhou”, perandorëve u duhej të ndiqnin tre ditë ushqim vegjetarian, pastaj të lanin trupat e tyre dhe të ndërronin rrobat e tyre para ceremonive ose në raste të rëndësishme si fronëzimet, suksesi në betejë ose sakrificat. Edhe në kohët moderne, larja mbetet ende një zakon i veçantë kinez; bimë speciale përdoren për t'u larë në prag të Vitit të Ri Kinez, kjo nënkupton që fati i keq të lahet me ujë për të garantuar një fillim të mbarë për vitin e ri.
Dushet me ujë të ftohtë ju bëjnë mirë
Mjekësia kineze ka një histori të gjatë në nxitjen e banjove me ujë të ftohtë.
Temperatura e ftohtë stimulon mbaresat nervore në lëkurë për të tërhequr gjakun në bërthamën e trupit. Pas daljes nga dushi i ftohtë, gjaku pompohet me forcë përsëri në trupi, i cili gjallëron dhe ndërton sistemin imunitar. Përgjigjet vazomotore mund të stimulojnë pozitivisht sistemet nervore dhe të frymëmarrjes dhe ndihmojnë në funksionimin kardiovaskular. Në kuptimin e MKT-së, kjo e bën sipërfaqen e trupit më të fortë, dhe kështu rrit rezistencën kundër patogjenëve të jashtëm. Përfitimet afatgjata të banjove të ftohta ndihmojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë dhimbjen e kokës, pagjumësinë ose nervozizmin; gjithashtu i mirë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, gripit dhe sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, stimulimin e procesit të tretjes dhe promovimin e shëndetit të lëkurës.
Fusni këmbët në ujë të ftohtë për 1 deri 2 minuta, duke i fërkuar vazhdimisht. Më pas fshijini me peshqir dhe shtypni pikën e akupunkturës yong quan rreth 30 herë në të dyja këmbët. Stimulimi i kësaj pike përmirëson funksionin e veshkave dhe të zemrës si dhe qetëson shpirtin.
Personat që vuajnë nga sëmundje serioze ose kronike nuk duhet të praktikojnë dushin me ujë të ftohtë. Gjithashtu, gratë në periudhën menstruale, gratë shtatzëna, kur keni stomakun bosh, pas pirjes së alkoolit, pas ngrënies ose gjatë ushtrimit mos bëni banjë me ujë të ftohtë.