Vërtetë pakkush mund të besojë se astma dhe problemet paramenstruale mund të jenë shkak të qëndrimit, (shtrembërimit) të trupit. Në rast se kur kurrizi “çmontohet”, nevojitet ndihma e kiropraktikut, i cili i kthen unazat dhe nyjet, lidhëset e kurrizit në vendin e vet. Kiropraktika është e bazuar në mënyrë shkencore se sistemi nervor udhëheq dhe bashkërendon të gjitha funksionet në trupin tonë. Qëndrimi i gabueshëm, muskujt e dobët për shkak të mungesës së ushtrimeve, ushqimi jo i duhur, lëndimet fizike, shtrati tepër i butë apo stresi mund të jenë ndonjëra nga arsyet e qëndrimit të keq apo të gabuar.

Çfarë është kiropraktika?

Kiropraktika nuk fokusohet vetëm në pjesën e trupit që na dhemb për momentin, por shqyrton tërë gjendjen e organizmit. E thënë më thjesht, të paramendojmë se si nga kurrizi degëzohen nervat të cilat shkojnë nga çdo organ jetik në trup në dy drejtime. Dhe nëse një nerv i tillë thjesht “zihet keq” që çon deri te përflakja në atë vend, do të lajmërohen dhimbjet dhe do të durojë organi nga i cili shkon ai nerv, sepse thjesht nuk ka mjaft furnizim. Dhembja e kokës, probleme me sinuset, pagjumësia, lodhja kronike, dhimbjet në vesh, ethet virusale, angina e fytit, aritmia e zemrës, bronkitisi, vështirësitë me lukthin, tensioni i ulët, anemia, reumatizma, problemet me fshikëzën e urinës, qarkullimi i dobët i gjakut në këmbë, hemorroidet, të gjitha këto sëmundje mund të bëhen për shkak të problemeve me kurriz.

“Hekurosja e kurrizit”

Kiropraktiku bënë palosjen, vendosjen në vend të nyjeve të cilat janë “çmontuar”, kanë lëvizur apo lëvizja iu është bërë e kufizuar. Lëndimet e qelizave mund të bëhen për shkak të ndonjë fatkeqësie, ngritjes jo të rregullt të ndonjë mjeti të rëndë, stresit, qëndrimit jo të drejtë dhe uljes së gjatë në karrige. Kjo qelizë e dëmtuar është e nënshkruar e ndryshimeve fizike dhe kimike të cilat do të shkaktojnë përflakjen, dhimbjen si dhe lëvizjen e kufizuar të personit. Çlirimi i nervit të zënë keq, kthimi i kurrizit në pozitën e duhur do të mundësojë që të shëroheni. Pas ndërhyrjes së kiropraktikut, pacienti nganjëherë mund të ndjejë një ndryshim të konsiderueshëm që mund të zgjasë 1–2 orë. Pacienti, i cili shkon për herë të parë te kiropraktiku, është e këshillueshme që të marrë me vete imazhet e kurrizit. Mjeku, në bazë të gjendjes së pacientit dhe kontrollit të nënshtruar do përcaktojë terapinë e mëtejshme. Kiropraktiku mund të shërojë të gjithë personat që kanë probleme me kurrizin, duke filluar nga fëmijët, gratë shtatzëna dhe deri tek më të moshuarit.

Mënyra e shërimit

Faza e parë

Në fazën e parë të deformimit, boshti kurrizor ndryshon formën e vet edhe pse ndryshimi në mes të disqeve mund të jetë normal. Në fazën fillestare të ndryshimit degjenenerativ, ndryshimi i nervave të qelizave do të bëhet i ndjeshëm, prandaj qëllimi i kiropraktikut do të jetë që me kthimin e kurrizit në pozitë normale ta çliroj shtypjen në nerv, e cila ka ardhur për shkak të pozicionit të keq të disqeve. Varësisht nga gjendja në të cilën gjendet pacienti terapia mund të zgjasë 3–4 javë.

Faza e dytë

Në fazën e dytë vazhdon deformimi i kurrizit me lëvizjen e disqeve. Me përparimin e ndryshimeve degjeneruese vjen deri tek atrofia e nervave. Tek këta pacientë kiropraktiku duhet që boshtin kurrizor ta kthej në pozicionin normal, nervat e tendosur t’i qetësojë, të kthejë qarkullimin e gjakut, kurse muskujve dhe ligamenteve t’u kthejë fuqinë dhe simetrinë. Gjithashtu, terapia mund të zgjasë 3–4 javë, varësisht nga gjendja e pacientit.

Faza e tretë

Në fazën e tretë degjenerative të kurrizit paraqitet lëvizja e disqeve. Përparon ngjitja e disqeve dhe vjen deri tek atrofia e qelizës së nervit. Kur fillon faza e sëmundjes, misioni i kiropraktikut është që të rimëkëmbë shëndetin e boshtit kurrizor, që të ndalojë problemet e tjera shëndetësore dhe në mënyrë maksimale që të përmirësojë gjendjen e pacientit. Terapia zgjat aq sa pacienti është i gatshëm t’i kushtohet shëndetit të tij.

Si ndihmon kiropraktika?

Kiropraktika më së shpeshti përdoret që të mënjanohen dhimbjet në:

-Qafë dhe krahë

-Tendosja dhe dhimbjet në muskuj

-Dhimbjet e kokës për shkak të pjesës qafore të kurrizit

-Dhimbjet neurologjike në duar dhe këmbë

-Diskopatia

-Dhimbja e kokës e përcjellë me marramendje dhe turbullime

-Skolioza

-Dhimbjet kur jemi në pozitë të ulur

-Dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit.