Vjeshta është stina e korrjes dhe një stinë e artë. Temperatura në këtë stinë ulet gradualisht prandaj duhet të ruani shëndet të mirë gjatë kësaj periudhe? Më poshtë do të lexoni disa mënyra të ruajtjes së shëndetit.
Orari i fjetjes dhe i zgjimit
Në vjeshtë, forca "Yang" e energjisë "Chi" e natyrës nis të dobësohet dhe rezervohet. Aktiviteti ynë duhet të përputhet me ligjet e natyrës. Prandaj, duhet të flemë më herët dhe të ngrihemi herët. Fjetja e hershme mund të garantojë rezervimin e forcës "Ying" të energjisë "chi" dhe është mirë të shkojmë për të fjetur rreth orës 22:00. Në vjeshtë, zgjimi herët favorizon qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rreziqet e formimit të trombos. Për të moshuarit, mund të shtrihen në shtrat për disa minuta me syra të hapur dhe bëjnë aktivitetet e lehta në shtrat para ngritjes, për të parandaluar formimin e trombozave.
Në vjeshtë, ndryshimi i temperaturës mes ditës dhe natës është i lartë prandaj duhet të ndryshojmë edhe veshjet në përshtatje me temperaturën, për të parandaluar gripin në vjeshtë. Duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe mbrojtjes së kokës dhe barkut nga ftohtësia. Në fillim të vjeshtës mund të shtojmë veshjet gradualisht për t'i dhënë trupit
sinjalin e të ftohtit, duke nxitur rezervimin e forcës "Yang" të energjisë "Chi" në këtë periudhë. Për të përshtatur ligjet e rezervimit në natyrë, duhet të pakësojmë aktivitetet seksuale për ta rezervuar forcën "Ying" të energjisë "Jing".
Sporti dhe meditimi
Në gjuhën kineze ka një fjalë të urtë: "Përgjumja në pranverë dhe lodhja në vjeshtë". Lodhja e shpeshtë në vjeshtë vjen si reagim i mbrojtjes së trupit në këtë stinë për ta plotësuar harxhimin e tepërt të energjisë në stinën e verës. Fenomenet e zakonshme përfshijnë pafuqshmërinë, lodhjen dhe dobësinë shpirtërore. Zhvillimi i stërvitjeve të përshtatshme mund të pakësojë këto fenomene dhe të shtojë aftësinë e trupit të mbrojtjes nga ftohtësia. Personat me imunitet të dobët ose me probleme në traktin respirator duhet të forcojnë stërvitjet në këtë stinë për t'u ambientuar me uljen e temperaturës nga vera deri në vjeshtë dhe për të forcuar rezistencën e trupit ndaj ftohtësisë.
Megjithatë nuk duhet të bëni stërvitje me shumë intensitet dhe mundohuni të shmangni djersitjen e tepërt pasi mund të sjellë humbje të forcës "Yang" të energjisë "Chi". Niveli i sporteve në vjeshtë duhet të jetë i lehtë, me standardet e ngrohjes së trupit dhe djersitjes së paktë. Ora e sportit nuk duhet të jetë shumë herët sepse personat e dobët mund të preken nga i ftohti i mëngjesit. Metodat e stërvitjes përfshijnë ngjitje në mal, vrap i lehtë, ecje e shpejtë etj. Përveç stërvitjes jashtë mund të bëni edhe "Zhan Zhuang" (një llojë Qigong duke qëndruar drejt), meditim, yoga etj.
Në librin e lashtë kinez për ruajtjes së shëndetit shkruhet se është mirë të bëhen stërvitje në shtëpi të ulur në vjeshtë: Në mëngjes, uluni në shtrat dhe kapni këmbët me duar dhe shtrihini e tkurrini disa herë, pjesa e sipërme e trupit lëviz së bashku me këmbët. Dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm trokiten 36 herë, duke marrë frymë të ngadaltë. Stërvitjet e brendshme mund të rregullojë qarkullimin e Chi-së në organet e brendshme dhe të nxisin qarkullimin e lëngjeve brenda trupit.
Humori dhe pika e akupunkturës
Në stinën e vjeshtës kemi prirje të ndihemi më të trishtuar. Ulja e temperaturës, e dritës së diellit, rrëzimi i gjetheve dhe karakteristikat e tjera të natyrës në vjeshtë mund të shkaktojnë depresion sezonal, që mund të dëmtojnë mushkërinë. Përmbajtja e qëndrueshmërisë emocionale është edhe një pjesë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit në vjeshtë.
Parimet e rregullimit shpirtëror në vjeshtë janë rezervimi i energjisë "Chi" dhe e qetësisë emocionale. Duhet të merremi me aktivitete të shëndetshme si shikimi i luleve, ngjitja në mal, këndimi, takimi i miqve etj, duke na sjellë më shumë gëzim dhe pakësuar humorin jo të mirë.
Masazhi në disa pika të akupunkturës mund të lehtësojë tensionin e humorit. Një metodë e mirë quhet "zgjerimi i vetullave". Të gjithë e dinë se kur kemi pa humor, ngrysim vetullat. Nëse zgjerojmë vetullat, do të lehtësohemi. Metoda "zgjerimi i vetullit" është masazhi në pikën e akupunkturës "Yintang", që ndodhet në mes të dy vetullave. Kur keni shqetësim të madh ose ndihemi pa humor, shtypni pikën e akupunkturës "Yintang" me gishtin e madh nga poshtë deri në pjesën e lartë, në të njëjtën kohë, mund të zgjeroni dy vetullat e ngrysura me dy gishta të mesëm. Kjo metodë mund të ulë tensionin e gjakut, të lehtësojë pagjumësinë dhe t'ju çlodhë.
Masazhi ndaj pikës së akupunkturës "Danzhong", që ndodhet në mes të gjoksit mund të rregullojë qarkullimin e Chi-së dhe të lehtësojnë tensionin e brendshëm emocional, duke ju sjellë më shumë gëzim. Mund ta shtypni këtë pikë me gishtin e mesëm 50-100 herë brenda ditës.
Dieta e vjeshtës
Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, energjia e mushkërisë lidhet ngusht me vjeshtën dhe forcimi i energjisë së mushkërisë mund të shkaktojë mungesë të ujit të brendshëm.
Prandaj, duhet të hamë disa ushqime, që favorizojnë rritjen e forcës "Ying" të energjisë Chi. Frutat si dardha, kallam sheqeri, kërpudha e bardhë etj mund të favorizojnë sekretimin e lëngjeve të trupit. Susami, arrat, mjalti mund të favorizojnë rezervimin e gjakut, që përputhet me karakteristikat e stinës së vjeshtës. Ju sugjerojmë që të konsumoni frutat e stinës si portokall, murriz, hurma etj. (Xu Guang)