Jeta dashurore e perandorit kinez Qianlong nga Dinastia Qing (1644-1911) ka qenë kohët e fundit subjekt diskutimesh në rrjetet sociale të Kinës falë serialeve televizive-"Historia e Pallatit Yanxi" dhe "Dashuria Mbretërore e Ruyi në Pallat".
Perandori Qianlong, i cili vdiq në moshën 87-vjeçare ishte gjithashtu një nga perandorët kinezë që jetoi më gjatë.
Ai kishte shëndet të mirë sepse kishte shprehi të mira, sipas Hu Xiaofei, professor në Universitetin e Sportit në Pekin.
Duke folur për zakonet e shëndetshme të perandorit, Hu tha se: "Ai kishte një listë me 10 gjëra që duhet t'i bënte shpesh dhe katër gjëra që nuk duhet t'i bënte."
Ndër mesin e 10 gjërave përfshiheshin 10 pjesë të trupit-dhëmbët, fyti, veshër, hunda, sytë, fytyra, këmbët, stomaku, shputat krahët dhe mesi.
Dhe në katër gjërat që nuk duhet të bënte ishin;Mosfolja gjatë ngrënies dhe kohës së pushimit dhe mospirja e tepërt.
"Një nga 10 gjërat që duhet të bënte ishte fërkimi i fytyrës, që është një praktikë e mire në vjeshtë," thotë Hu.
"Por përpara se ta bënte këtë ai ngrohte duart duke i fërkuar me njëra-tjetrën përpara se të fërkonte fytyrën."
Sipas Hu, kjo është një praktikë e mirë përpara se të dilni jashtë shtëpisë në stinën e vjeshtës pasi ju ndihmon me qarkullimin e gjakut meqënëse jashtë është më ftohtë se brenda.
"Gjithashtu, fërkimi i hundës me duar të ngrohta është një aktivitet që e mësojmë nga perandori Qianlong," shton Hu.
Masazhimi i hundës mund të çlirojë inflamacionin nasal.
Një hundë e ngrohtë mund të parandalojë ajrin e ftohtë të hyjë drejtpërdrejtë në mushkri, shtoi ai.
Sipas librave klasikë kinezë "është sanatadita e vjeshtës ajo kur yin dhe yang janë në ekuilibër."
Ndërkohë, Hu thotë se vjeshta është koha kur duhet të flemë më herët dhe të zgjohemi më herët, ndërsa për të moshuarit, ata duhet të reduktojnë aktivitetet e forta.
"Për të pasur shëndet të mirë, një nga rregullat është të mos keni lëndime gjatë ushtrimeve," thotë Hu.
"Edhe pse ka një thënie të vjetër kineze se 'I ngrohti i pranverës dhe i ftohti i vjeshtës ', për të moshuarit kjo nuk është një ide e mirë për të dale jashtë për fiskulturë në dimër të ftohtë. Ata duhet të qëndrojnë të ngrohtë."
Hu theksoi gjithashtu rëndësinë e ushtrimeve të nxemjes. "Tërheqja apo ushtrimet e lehta në fillim janë të rëndësishme përpara nisjes së çdo aktiviteti sportive, sidomos në vjeshtë pasi trupit i duhet të adaptohet ndaj motit të ftohtë. Kjo ju ndihmon të evitoni lëndim muskular ose kyçesh."
Përqëndrohuni tek frymëmarrja është një tjetër këshillë thotë Hu: "Vjeshta është një stinë që i shërben mushkrive dhe frymëmarrjet e thella ndihmojnë në forcimin e aftësive të mushkrive."
Sipas tij, frymëmarrja lidhet gjithashtu me veshkat dhe mund të praktikohet duke ecur.
"Ecja është gjithashtu e mirë për stomakun dhe përmirëson tretjen," tha Hu, i cili beson se rregullimi i shpretkës dhe stomakut është diçka që realizohet më mire në mot të freskët pasi njerëzit hanë shumë ushqime të ftohta në verë.
Vjeshta është stina e korrjes prandaj është koha për të ngrënë më shumë perime dhe fruta të freskëta.
"Perandori Qianlong pëlqente të hante rosë, që është një ushqim shumë i mirë për vjeshtën" thotë Hu.
Nga ana tjetër, me rënien e gjetheve , bien flokët dhe njerëzit zhyten lehtësisht në depresion, prandaj ai sugjeron që të mbani humorin sa më të lartë me aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë..
Zhang Shunan, drejtori i departamentit të sëmundjeve respiratore pranë Spitalit të Miqësisë Kinë-Japoni në Pekin tha se numri i pacientëve është më i lartë prej kur nisjes së vjeshtës.
"Vjeshta është stina kur sëmundjet respiratore shtohen, prandaj duhet të parandalojmë të ftohtin, thatësirën dhe depresionin," tha ai.
"Përveç pirjes së ujit për parandalimin e tharjes nga brenda, ju duhet gjithashtu të mbani lagështirën e dhomës për ta mbrojtur trupin nga jashtë," tha Zhang, i cili shtoi se vendosja e një legeni me ujë ose lagështues në dhomë shërben në këtë drejtim.
Për ata të cilët vuajnë nga rhinitis, Zhang sugjeron se duhet të gjendet alergji që ia shkakton atë dhe të përpiqen ta evitojnë sa më shumë.
"Vjeshta prek ata me sistem të dobët të frymëmarrjes, prandaj ky grup duhet të qëndrojë ngrohtë gjatë gjithë kohës," tha Zhang.
Gjatë stinës së vjeshtës, moti freskohet. Mjekët kinezë theksojnë se në këtë fazë duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi ftohja e ajrit mund të na ndikojë në shëndet. Në Kinë thuhet se "era e vjeshtë pastron gjethet e rëna". Me anë të kësaj thënieje mjekët kinezë përshkruajnë karakteristikat e erës në stinën e vjeshtës. Sipas teorisë së mjekësisë kineze, era renditet si shkaktarja kryesore për shfaqjen e sëmundjeve.
1.Mos flini me dritaren e hapur në vjeshtë
Me përfundimin e vapës në verë, pëlqejmë që të flemë në ajrin e freskët, që hyn në dhomën e gjumit përmes dritareve të hapura. Shumë persona mendojnë se ky zakon është shumë i shëndetshëm. Mjekët kinezë theksojnë se gjatë natës, temperatura ulet dhe energjia "Yang" e trupit do të kthehet gradualisht brenda trupit. Era e ftohtë mund të dëmtojnë energjinë "Yang" sidomos në zonën e shpinës dhe veshkave.
2. Era e ftohtë në orët e para të mëngjesit mund të ndikojë në sistemin e frymëmarrjes
Personat që vuajnë nga problemet me sistemin e frymëmarrjes mund të përkeqësojnë sëmundjet e vjetra. Sapo ngrihemi në mëngjes, energjia "Yang" e trupit i ngjan një flake të ulët, e cila rritet gradualisht. Në mëngjes sulmi i erës brenda trupit mund të dëmtojë energjinë "Yang", nëse nuk u kushtohet vëmendja e mjaftueshme masave mbrojtëse për ngrohtësinë. Në këtë moment, duhet të marrim masa për të shtuar nxehtësi të trupit, për shembull, duhet të hamë mëngjes të mirë para se të dilni nga shtëpia.
3. Era e vjeshtës mund të sulmojë trupin tonë gjatë ushtrimeve në ambjent të hapur
Vjeshta e freskët është e përshtatshme për aktivitete sportive jashtë shtëpisë.
Por, sportet e forta mund të shkaktojnë djersitje të tepërt duke hapur poret e
lëkurës. Ky është një moment kur duhet të keni veçanërisht kujdes pasi era mund të hyjë lehtësisht në trup.