27 prilli është Dita Botërore e Taichi-së dhe Qigong
Tai Chi, e njohur gjithashtu si Tai Chi Chuan, kombinon frymëmarrjen e thellë me ushtrimet relaksuese dhe lëvizjet e lehta. Nisur në shekullin e 13-të në Kinë si një art marcial, Tai Chi sot praktikohet në mbarë botën si një praktikë e shëndetshme.
Duke praktikuar teknikat e relaksimit të tilla, si yoga dhe tai chi mund të arrini një gjendje relaksi dhe një qetësi të thellë që neutralizon efektet negative të stresit. Duke praktikuar rregullisht tai chi do të keni më pak stress e ankth, qetësim muskujsh, por mbi të gjitha përmirësim të energjisë, humorit dhe fokusimit.
Teoria dhe praktikimi i Tai Chi-së lidhet me shumë principe të filozofisë kineze duke përfshirë taoismin dhe konfucianismin.
Ekzistojnë një numër formash Tai Chi tradicionale dhe moderne, të cilat u shërbejnë qëllimeve të ndryshme.
Tai Chi është një art marcial i brëndshëm. Ai quhet i brendshëm, sepse qëllimi i tij kryesor është kultivimi i energjisë së brendshme Chi (që është energjia e jetës), nëpërmjet lëvizjeve të buta dhe të vazhdueshme të cilat kryhen me një mënyrë të relaksuar dhe ekuilibruar të trupit, ku praktikuesi merr dhe nxjerr frymë thellë dhe qetësisht gjatë veprimeve. Duke e përqëndruar vëmendjen vetëm në lëvizjet e formës, praktikuesi fiton një gjendje qetësie dhe qartësie mendore.
Sot Tai Chi është e përhapur në mbarë Botën. Shumë njerëz i bashkohen Tai Chi-së për tre arsye kryesore: Përfitimin që sjell në përmirësim të shëndetit (studimet mjeksore mbi Tai Chi-në mbështesin efektshmërinë e tij si një ushtrim alternativ dhe një formë terapie për njerëzit me probleme shëndetësore); Rritjen e përqëndrimit dhe heqjen e stresit (duke u fokusuar tek lëvizjet dhe frymemarrja), si dhe për aspektin e tij Marcial (lëvizjet e formave zbërthehen në teknika kapjesh dhe goditjesh vet-mbrojtëse).
Tai chi është një ndër artet që përdor energjinë chi. Ka teknika të shumta të vetmbrojtejes dhe të sulmit si teknika të buta dhe teknika të forta. Kjo praktikë përdoret shumë në Kinë dhe në vende të tjera të globit si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat e të gjitha moshave. Këtë art e përdorin shumë edhe vipat dhe nëpër filma të ndryshëm p.sh. aktorin kinez Jet Lee etj.
Njerëzit e moshuar të cilët kanë probleme me gjumin duhet t'u kthehen për ndihmë arteve marciale. Zbulimet e një kërkimi të ri në Amerikë treguan se njerëzit që kishin praktikuar Tai Çi, një version i vjetër kinez i arteve marciale, kanë përmirësuar kualitetin e gjumit pas disa provave eksperimentale me njerëzit që vuanin nga pagjumësia.
Kërkuesit shqyrtuan 112 njerëz të shëndetshëm, të moshave 59–86 vjeçare, për të ndjekur si klasat e Tai Çi ashtu sikundër pjesëmarrjen në klasat e edukimit të gjumit, me këshilla në lidhje me menaxhimin e stresit, dietës dhe gjumit.
Pas 25 javëve, ato zbuluan se ato në grupin e arteve marciale, kur u krahasuan me grupin e edukimit klinik, kishin përmirësime të gjumit dhe një përmirësim të përqendrimit.
Autorët thanë se rezultatet ishin të rëndësishme duke pasur parasysh mbizotërimin e çrregullimeve të gjumit në mesin e kësaj grupmoshe, me të dhëna nga SHBA që tregojnë se më shumë se gjysma e të rriturve (59 vjeç ose më të moshuar) kishin një nivel të zhvlerësimit të gjumit.
Në shumicën dërrmuese të këtyre njerëzve çrregullimi ishte i patrajtuar, thanë ata, ose ishte trajtuar me sedativë, të cilët çonin në efekte potencialisht serioze anësore të tilla si konfuzioni.
Artet marciale njerëzve u duken vetëm si sporte "force'. Por tai chi, përveç vetëmbrojtjes, siguron një shëndet më të mirë, madje siç thotë një artikull i BBC "ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve të rënda dhe vonon plakjen". Ndoshta sepse mund të praktikohet deri në fund të jetës. Pavarësisht se vë në lëvizje të gjithë trupin, nuk ka nevojë për forcë për t'u praktikuar. Për këtë, "tai çia" (shkruhet tai chi apo tai ji), ndryshe nga artet e tjera, nuk frekuentohet vetëm nga adoleshentët apo të rinjtë, por edhe nga moshat mbi 50 vjeç).
Meditim në lëvizje
Shumica e të rinjve kërkojnë një art marcial që zhvillon forcën. Por të gjithë ata që merren me arte marciale, arrijnë në një lloj pike kur s'kanë më ku të shkojnë, nuk kanë më çfarë të japin. "Në këtë pikë fillojnë ta kuptojnë tai chi, që është një art marcial i cili me kalimin e kohës vetëm perfeksionohet"-thotë një praktikues i tai chi-së.
"Kjo, sepse zhvillon brendësinë e njeriut me kalimin e kohës. Praktikat janë të tilla që edhe kur forca fizike e njeriut bie, tai çia sërish praktikohet, pasi nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me nivelin e forcës fizike".
Është quajtur "meditim në lëvizje", por fare mirë mund të quhet "mjekim në lëvizje". Sipas studimeve të shumta tai chi vonon plakjen. Në këtë studim deklarohej se fizioterapistët duhet t'i këshillonin të moshuarit për të praktikuar ushtrimet e "artit marcial të butë", duke i ndihmuar ata në zhvillimin e zotësisë për të lëvizur. Një studim i po këtij viti tregon se tai çia ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe gjithashtu ishte arritur të provohej se personat të cilët praktikonin ushtrimet e tai çisë, kishin më pak të ngjarë që të vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.
Ky marcial ndihmon sidomos personat që kanë probleme me ekuilibrin apo ata që kanë probleme me shtyllën kurrizore".
Aktualisht në Shqipëri pak njohuri ka për këtë art që ndihmon shëndetin.
Në një shkrim të BBC-së thuhet se "studime të zhvilluara nga kërkues në vende të ndryshme kanë zbuluar se ushtrimet e tai chi-së ndihmojnë njerëzit me diabet të tipit 2 të mbajnë nën kontroll gjendjen e tyre. Artikulli mbështetej te rezultatet e një programi 12-javor ushtrimesh. Megjithëse tai chi është e ngadaltë ajo ka po të njëjtët përbërës si gjimnastika: të forcon muskujt, fleksibilitetin, të rregullon ekuilibrin.
Çfarë është Qi Gong
Qi Gong (Chi Kung) është një formë e lehtë ushtrimesh e kombinuar edhe kjo me lëvizje të ngadalta dhe frymëmarrje të thellë që krijojnë një gjendje në trup për shërim dhe mirëqënie. Në Kinë Qi Gong përdoret për çlirim dhe parandalimine shumë sëmundjeve kronike.
Praktika e Qi Gong-së e ndihmon trupin dhe mendjen në shumë mënyra duke kombinuar ushtrimet që fokusohen në mirëqënien mendore, emocionale dhe fizike.
Është efektive në menaxhimin e stresit dhe parehatisë mendore që mund të vijnë në shumë forma përfshi depresion, konfuzion dhe ankth. Këto kushte mund të ndodhin kur trupi është në çekuilibër ose kur energjia e trupit nuk rrjedh si duhet nëpër kanaleve imagjinare që janë meridianët. Qi gong është një mënyrë efektive dhe e thjeshtë që mund ta ndihmojë trupin të rivendosë energjinë e duhur.
Lëvizjet janë të thjeshta për t'u mësuar dhe praktikuar dhe mund të realizohen nga çdokush pavarësisht moshës apo gjendjes trupore.