Një nënë nga ShBA-ja shprehet se ka vuajtur nga dhimbjet e mesit për një kohë të gjatë, përfshi dhimbjen e shpatullave dhe nervin shiatik pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
"Kisha dëgjuar më parë për akupunkturën, por asnjëherë nuk e vrava mendjen se për çfarë mund të shërbente ajo konkretisht e jo më të besoja se do më shpëtonte. Kur nisi të më dhimbje shpina për shkak të peshës që mora gjatë shtatzënisë, nuk doja të dëmtoja fëmijën duke pirë ilaçe, prandaj vendosa të duroja, ishte e tmerrshme", thotë nëna e re.
Ajo shton se pasi e lindi vajzën e saj, ishte shumë e emocionuar, por prapë dhimbja vazhdonte dhe jo vetëm shpina, por edhe dhimbje në mes të shpatullave dhe nervi shiatik.
"Nisa seancat e akupunkturës menjëherë dhe po bëhesha mirë nga dita në ditë"
Ajo thotë se duke lëvizur shumë gjatë ditës, punuar shumë me fëmijën përfshi gjidhënien iu shtuan edhe më shumë dhimbjet e mesit dhe hernien diskale. Dhimbja shkoi drejt këmbëve. Ajo shprehet se nuk donte t'i nënshtrohej kirurgjisë, prandaj vendosi ta shëronte shpinën me mjete natyrore. Një nga këto ishte akupunktura
"Shkova në një klinikë akupunkture në qytetin tim dhe në fillim isha pak në ankth. Nuk i kam qejf gjilpërat dhe prandaj më shkonin djersë të ftohta. Por më në fund pashë që gjilpërat nuk të dhimbnin. Ato janë aq të imëta sa zor se i ndien kur të hynë në trup. Po prisja që mjeku kinez të mi vendoste gjilpërat atje ku kisha dhimbje por ai më shpjegoi se në trupin tonë ka pika që lidhen me organe të ndryshme, prandaj gjilpërat në këmbë apo krah (madje dhe në vesh) faktikisht ishin pikat që shëronin problemin tim. Pas vizitës së parë në atë qendër, vijova trajtimet tri here në javë për disa muaj. Ndryshimi ishte i paparë."
Ajo shpjegon se që nga ajo kohë, u është nënshtruar trajtimeve të akupunkturës të paktën një here në javë në tre vitet e fundit.
"Nuk e ndalova asnjëherë akupunkturën, ndërsa tani po përgatitem të mbetem shtatzënë me fëmijën e dytë. Ka madje pika që ndihmojnë në shtimin e pjellorisë. Ato gjilpëra të imëta më shëruan dhe më dhanë mundësinë që të jem e gjallë dhe aktive për fëmijët e mi. Nëse mungoj në një nga seancat e ndiej shumë ndryshimin. Bëj akupunkturë edhe kundër ankthit."
Akupunktura, nga pikëpamja e Lindjes, ka lidhje me energjinë dhe qarkullimin e saj në të gjithë trupin. Nëse kjo energji është e bllokuar, atëherë shfaqen dhimbja apo sëmundjet. Duke ndërhyrë me 20 gjilpëra në pikat strategjike në trup, akupunkturistët përpiqen të risjellin në ekuilibër qarkullimin e energjisë. Ndërkohë, mjekësia perëndimore po përpiqet ende të kuptojë si funksionon mekanizmi i akupunkturës. "Ka shumë detaje që ne nuk i kuptojmë ende, por veçanërisht, akupunktura duket se stimulon muskuj dhe nerva të veçanta duke aktivizuar ndryshime që pakësojnë dhimbjen dhe simptomat dhe nxisin procesin e shërimit," thotë Kwokming James Cheng, M.D., i cili në qershor nxorri një studim mbi Akupunkturë në Mjekësi që synon identifikimin e domethënies së saktë neurologjike të pikave të akupunkturës, aty ku futen gjilpërat. Studimet tregojnë se kjo terapi e lashtë mund të jetë një trajtim efektiv për një sere sëmundjesh, që nga dhimbjet e mesit tek nervi shiatik, dhimbjet e kokës, marrje mendsh, astmë etj.
Akupunktura për Ankth dhe Depresion
Një pengesë e vogël gjatë ditës mund të shkaktojë ankth të lehtë. Një shembull serioz është, humbja e punës, e cila mund të shkaktojë depresion serioz. Në të dyja rastet, akupunktura mund të ndihmojë. "Në fazën e tanishme me shumë pasiguri kam trajtuar shumë njerëz që janë nën stres", thotë Nicholas Zimet, një akupunkturist i licencuar në qendrën Meridian në Mineapolis. "Pas trajtimit, ata ndihen më të relaksuar dhe të aftë për t'u marrë me presionet e jetës".
Po si ndodh kjo? Kur gjilpëra hyn në veshë, duar ose këmbë, thotë Dr. Cheng, truri juaj liron neurotransmetues dhe kimikate të tjera që ndikojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore.
Shkenca thotë: Sipas një studimi të fundit në Journal of Alternative and Complementary Medicine pacientët me depresion dhe me shkallë të lartë ankthi mund të përfitojnë nga akupunktura. Studimi, i cili e kombinon akupunkturën me një lloj qetësuesi Prozac thotë se kishte rezultate tek pacientët që nuk mund të duronin efektet anësore të ilaçeve, përfshi rënien e energjisë seksuale, probleme me ereksionin etj.
Akupunktura për dhimbjet e mesit Trajtimi i dhimbjes së mesit me akupunkturë është shumë efektiv. "Akupunktura në këtë rast funksionon më mirë se çdo ilaç që u japim pacientëve", thotë Dr. Cheng.
Shkenca thotë: Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit këtë vit,
studiuesit përdorën imazhe të trurit për të parë se si çpimi i lëkurës ndikonte aftësinë e trurit për të kontrolluar dhimbjen. "Akupunktura duket se ndihmon që receptorët e dhimbjes në tru të lidhen më lehtë me opioidet si endorfinë, ilaçi natyror kundër dhimbjes i trupit tonë," thotë Richard Harris. Nëse doni të provoni akupunkturën duhet t'i bëni seancat e trajtimit tek një mjek i licencuar