Roma mbajti më 17 nëntor Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Mjekësisë Kineze. Tema e kësaj here është "Bota e Mjekësisë kineze dhe MTK-ja në mbarë botën----ndërtimi i një bashkësie fatesh të përbashkët të shëndetit të popullatës".
Në konferencën dyditore morën pjesë qindra specialistë të mjekësisë kineze nga 31 vende dhe rajone të botës dhe diskutuan mbi teorinë bazë dhe përparimin e ri të studimeve klinike të mjekësisë kineze, eksplorimin e medikamenteve bimore kineze, standardet ndërkombëtare të mjekësisë kineze, integrimi i mjekësisë kineze me atë perëndimore etj.
Në ceremoninë e hapjes, zv.drejtori i Administratës Shtetërore të Mjekësisë Kineze dhe kryetari i Federatës së Mjekësisë Kineze Botërore, Ma Jianzhong u shpreh se sipas vullnetit dhe ndërtimit të përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë", Kina do të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mjekësisë tradicionale, duke nxitur këtë praktikë të lashtë mijëravjeçare në botë. Organizimi i kësaj konference synon nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të MTK-së dhe forcimin e ndikimit të statusit të saj në arenën ndërkombëtare, duke nxitur ndërtimin e një bashkësie fatesh të përbashkëta të shëndetit të njerëzve. Për këtë gjë, ai paraqiti 3 sugjerime:
"Së pari, duhet të përmirësojmë aftësitë klinike të stafit shëndetësor të MTK-së, duke ruajtur më tej rolin e rëndësishëm të mjekësisë kineze në mbrojtjen e shëndetit; së dyti, duhet të nxisim zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konkret në këtë fushë për t'u dhënë përgjigje shumë çështjeve të vështira mjekësore rajonale sipas kërkesave; së treti, duhet të nxitim më tej standardizimin dhe përmbushjen e rregullave ndërkombëtare të Mjekësisë dhe Farmaceutikës kineze, për të nxitur vendet e ndryshme që të hartojnë politika kombëtare mbi zhvillimin e mjekësisë tradicionale."
Sot gjithnjë e më shumë vende dhe organizata ndërkombëtare po pranojnë parimet dhe karakteristikat e MTK-së. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë, José Graziano da Silva u shpreh në fjalimin e tij se Mjekësia Tradicionale Kineze ndihmon në ndërtimin e një bote me qarkullim të vazhdueshëm.
"Së pari, koncepti i mjekësisë kineze, që është i ndryshëm nga ai i mjekësisë perëndimore, konsiston në vetërregullimin nga trupi me anën e metodave të gjithanshme dhe komplekse. Metodat e mjekësisë kineze përfshijnë dietën e shëndetshëm dhe të ekuilibruar, forcimin e stërvitjes, terapinë bimore, lehtësimin e presionit etj. Përveç kësaj, mjekësia dhe ilaçet kineze mund ta nxitin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, meqenëse ajo mund ta nxisë rritjen e kërkesave për produkte bimore organike, duke krijuar një treg më tërheqës për bujqësinë familjare."
Kryetari i Shoqatës së Mjekësisë Kineze në Itali, He Jialang u shpreh se mjekësia kineze është një mjekësi natyrore efektive, që u bë popullore gradualisht tek popujt e shumë vendeve të botës dhe sot ndodhet në një situatë të re në krahasim me të kaluarën. Prandaj, shkëmbimet akademike ndërkombëtare kanë luajtur dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e mjekësisë kineze.
"Mjekësia Tradicionale Kineze ka mijëra vjet që trashëgohet brez pas brezi, falë efektivitetit të mirë që ka. Në kohët moderne, zhvillimi i mjekësisë kineze në vende të ndryshme varet gjithashtu edhe nga efektiviteti i saj. Sot, kemi ftuar shumë specialistë të njohur të mjekësisë kineze në Konferencën e Romës, për të publikuar rezultatet më të reja akademike mjekësore. Procesi i shkëmbimit dhe shpërndarjes mund të nxitë më tej globalizimin e MTK-së, duke dhënë kontribut për shëndetin e të gjithë njerëzve."
Në këtë konferencë morën pjesë shumë profesionistë të sektorit të mjekësisë kineze në Romë. Laura Ciminelli është përgjegjëse e një qendre trajnimi të mjekësisë tradicionale kineze në Romë, që merret kryesisht me mësimdhënien mbi akupunkturën, masazhin dhe ruajtjen e shëndetit. Ajo u shpreh optimiste për perspektivën e zhvillimit të mjekësisë kineze në Itali.
"Sipas opinionit tim, interesimi ndaj mjekësisë dhe bimëve kineze po rritet në mënyrë të pandërprerë. Shpresojmë të përfitojmë sa më shumë mbështetje nga mjekësia tradicionale kineze dhe të përdorim barnat bimore kineze, pasi ato janë prodhuar nga burime natyrore dhe kanë efekt të mirë. Por, tani, italianët kanë vështirësi në gjetjen e specialistëve të mjekësisë kineze dhe në marrjen e barnave të përshtatme kineze."(Xu Guang)