Nga 6 deri më 8 nëntor, në qytetin Huizhou të provincës Guangdong, u organizua Konferenca e 5-të e Shkencës së Mjekësisë Tradicionale Kineze. Në të morën pjesë 3 fituesit e Çmimit Nobel, 12 anëtarë të Akademisë Kineze të Shkencave, mbi 10 specialistë të MTK-së, mjekë të njohur tradicionalë kinezë dhe shumë specialistë.
Mjekësia dhe barnat tradicionale kineze janë shumë të veçanta në Kinë. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Mjekësisë Kineze, Zhang Boli është i mendimit se mjekësia tradicionale kineze është një praktikë e lashtë, por koncepti i saj nuk është i prapambetur. Mjekësia moderne thekson konceptet e shkencave sistematike, të mjekimit të saktë, të mjekësisë parandaluese dhe të ilaçeve të kombinuara. 3 mijë vjet më parë në librat e mjekësisë kineze përmenden koncepti i tërësisë, ruajtja e shëndetit, përdorimi i barnave të kombinuara. Zhang tha se mjekësia kineze ka disa dobësi.
"Kemi 20 vjet që kemi nisur strategjinë e modernizimit të barnave. 2 dekada më parë paraqitëm objektivin e ndërkombëtarizimit të ilaçeve kineze. Në atë kohë, kishim shumë vetëbesim, por gjatë procesit u ndeshëm me shumë vështirësi për zbatimin e kësaj strategjie. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe asnjëherë nuk ndaluam përparimin. Interesimi i vendeve të huaja për ilaçet kineze u shtua dita-ditës. Kultura perëndimore është shumë e ndryshme nga kultura kineze. Vendet e huaja kërkojnë kontrollin e cilësisë së ilaçeve kineze dhe qëndrueshmërinë e efektiviteteve të tyre."
Zhang Boli vuri në dukje se konflikti i opinioneve mes mjekësisë perëndimore dhe asaj kineze është një proces i pashmangshëm. Në këtë proces, dy palët mësojnë nga njëri-tjetri, duke arritur mendime unanime për standardet e ilaçeve, administrimin dhe përdorimin e tyre. Deri tani, disa marka të regjistruara ilaçesh nga Kina janë studiuar për regjistrim ndërkombëtar. 5 prej tyre do të kalojnë në fazën e dytë të testimit klinik të FDA-së në ShBA.
"Këto janë ilaçe kineze shumë të mira, por në vendet e huaja, do të vlerësohen me metodat më të ashpra dhe sipas standardeve të ilaçeve perëndimore. Ky është një proces afatgjatë, por edhe shumë i dobishëm, i cili ka nxitur zhvillimin e mëtejshme të studimit të ilaçeve kineze. Në të njëjtën kohë, konceptet e ilaçeve të kombinuara kineze dhe metodat e studimit të sistemit të ndërlikuar të ilaçeve kineze janë prezantuar në vende të ndryshme. Homologët e huaj kanë mësuar nga përvoja jonë gjithashtu.
Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve e ShBA-së, FDA, na tregoi se kishte mësuar shumë metoda të kinezëve në vlerësimin e ilaçeve bimore, si teknologjia e shenjave të gishtit, analiza e shenjave etj."
Sot, mjekësia dhe ilaçet tradicionale kineze përdoren në 183 vende e rajone të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ia kushtoi vëmendjen e madhe rolit të mjekësisë tradicionale kineze. Në dy konferencat e shëndetësisë botërore u miratuan rezoluta mbi mjekësitë tradicionale, e nisura nga Kina dhe u hartua Strategjia e Mjekësisë Tradicionale e OBSH-së të Viteve 2014-2023. Nënkryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, Chen Zhu është i mendimit se mjekësia tradicionale kineze po përballet me një periudhë e artë zhvillimi dhe sistemi i bashkimit të avantazheve të mjekësisë kineze dhe mjekësisë perëndimore është një zgjedhje e pashmangshme për shëndetësinë globale.
"Në praktikë, mjekësia tradicionale kineze paraqet karateristikat e mjekësisë së saktë. Mjekësia moderne shfaqi prirjen e vlerësimit të opinioneve të tërësisë dhe sistemike. Integrimi i mjekësisë kineze me atë perëndimore do të formojë një sistem të mjekësisë moderne që ndërthur epërsitë e dy palëve. Ky sistem do të nxisë përparimet dhe zhvillimet e mjekësisë, duke arritur efektivitet më të madh."
Zv.drejtorja e Administratës Shtetërore të Mjekësisë Tradicionale Kineze, Yu Yanhong prezantoi 4 detyrat e ardhme të kësaj administrate, ku përmenden se krijimtaria është forca thelbësore për të rritur konkurrencën e mjekësisë dhe ilaçeve tradicionale kineze.
"Duhet të punojmë për grumbullimin e forcave për nxitjen e krijimtarisë teknologjike në mjekësinë e ilaçet tradicionale kineze, duhet të nxitim ndërtimin e sistemit të laboratorëve të rëndësishëm mbi mjekësinë e ilaçet tradicionale kineze, duhet të përcaktojmë epërsitë e mjekësisë kineze në disa sëmundje dhe të shpjegojmë arsyet e efektivitetit mjekësor, duke përmirësuar konkurrencën thelbësore të mjekësisë dhe ilaçeve tradicionale kineze."
Konferenca e Shkencave të Mjekësisë Tradicionale Kineze u mbajt për herë të parë në vitin 2014 nga Administrata Shtetërore e Mjekësisë Tradicionale Kineze. Kjo konferencë është bërë një platformë për përhapjen e shkencave të mjekësisë kineze dhe bashkimin e mjekësisë kineze e mjekësisë perëndimore. Gjatë kësaj konference, janë organizuar shumë raporte akademike mbi onkologjinë e mjekësisë kineze, burimet e barnave kineze, teknologjitë e metodat e reja mjekësore etj. (Xu Guang)