Nga 18 deri më 19 shtator, në qytetin jugor të Polonisë Krakow, u organizua seminari i parë i integrimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze (MTK) me mjekësinë perëndimore. Në këtë seminar morën pjesë specialistë të MTK-së nga Polonia, Kina dhe ShBA-ja. Specialistët diskutuan aktivisht integrimin e mjekësisë tradicionale kinez me mjekësinë perëndimore, që është konsideruar si drejtimi i zhvillimit të mjekësisë.
Përgjegjësi i Qendrës së Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe të Mjekësisë Perëndimore Xu Jiajie nga Universiteti i Kalifornisë shpjegoi të dhënat dhe përvojat mjekësore praktike në ShBA, duke e paraqitur modelin e ri të mjekësisë së integruar në bazë të gjendjes shëndetësore të pacientëve, duke i kushtuar vëmendje të lartë parandalimit të sëmundjeve. Sipas opinioneve të tij, integrimi i dy mjekësive mund të garantojë që trajtimet mjekësore të përputhen me rregullat ligjore dhe të jenë të zbatueshme në ekonomi. Prandaj, këto metoda mund të pranohen nga shoqëria, të jenë efektive e të arsyeshme sipas parimeve shkencore.
"Në të gjithë botën, mjekësia e integruar është një drejtim shumë i mirë i zhvillimit të mjekësisë. Sistemi mjekësor i bazuar nga gjendja shëndetësore e pacientit dhe mjedisi shoqëror mund të luaj rol të madh në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Ky është një model i sigurt dhe efektiv mjekësor, që mund të jetë në dobi të çdokujt. Mjekësia perëndimore ka efekte të dukshme në shpëtimin e jetës, por ka kosto shumë të lartë dhe nuk ka metoda të mira për trajtimin e sëmundjeve kronike. Kemi studiuar dhe praktikuar mjekësinë e integruar për mbi 20 vjet. Tani, në sistemet mjekësore të mbi 70 universiteteve amerikane, po nxitim përhapjen e mjekësisë së integruar."
Mjeku Xu Jiajie analizoi dhe demonstroi hollësisht integrimin e mjekësisë tradicionale kineze me atë perëndimore. Sipas tij, ruajtja e epërsisë së mjekësisë biologjike në zbulimin e sëmundjeve, administrimi i sëmundjeve akute e stabilizimin e treguesve të jetës dhe zhvillimi i teorive të MTK-së si harmonia mes njeriut dhe natyrës, koncepti i ekuilibrit, transferimi i aftësisë së vetëshërimit të trupit etj. Ai propozoi metodat e përgjithshme mjekësore elastike që synojnë zbulimin e sëmundjeve të fshehura nga "rrënja", kontrollin e 3 parimeve kyçe si ekuilibri Yin-Yang, qarkullimi i mirë i energjisë Chi e i gjakut dhe mjaftueshmëria e Jing-ut, Chi-së dhe Shen-it. Ai sugjeroi konceptet e tërësisë së MTK-së dhe ato për trajtimin e problemeve lokale dhe të përgjithshme. Ai foli gjithashtu edhe për pjesëmarrjen aktive të pacientit në parandalimin dhe nxitjen e shëndetit.
Profesorja e asociuar e Institutit të Mjekësisë Bazë Klinike të MTK-së pranë Akademisë së Shkencave të MTK-së shpjegoi rolin efektiv të mjekësisë kineze dhe historinë e saj të lashtë. Ajo foli për interesimin në rritje të qytetarëve polakë për të marrë pjesë në këtë seminar të MTK-së. Përveç kësaj, ajo tha se mjekësia popullore polake ka ngjashmëri me mjekësinë kineze. Për shembull, qelibari është një produkt i veçantë i Polonisë. Sipas teorisë së mjekësisë tradicinale kineze, qelibari qetëson nervat, ruan shëndetin e zemrës dhe lehtëson presionin. Polakët e kanë zakon konsumin e pijeve alkoolike të konservuar me qelibar.
"Pas bisedimeve me mjekët polakë mësova se në Poloni ka një zakon të konsumit të qelibarit si psh: vendosja e qelibarit në fund të shishes së pijeve alkoolike. Çdo ditë, polakët konsumojnë pak pije alkoolike të përzier me lëndë qelibari, për qetësimin e nervave dhe lehtësimin e presionit. Në fakt, mjekët nga vendet dhe krahina të ndryshme tregojnë funksione të ngjashme të qelibarit. Kjo vërteton edhe teorinë efektive të Mjekësisë Tradicionale Kineze."
Zhao Jing shtoi se sot, komuniteti ndërkombëtar i kushton vëmendje më të madhe MTK-së dhe po e pranon gjithnjë e më shumë mjekësinë kineze. Kina po nxit aktivisht përhapjen e MTK-së. Ky seminar ndihmon jo vetëm në përhapjen e kulturës së MTK-së dhe të asaj tradicionale kineze, por luan gjithashtu rol të rëndësishëm për ngritjen e niveleve mjekësore dhe shkëmbimin reciprok mjekësor mes punonjësve të shëndetësisë. Për skepticizmin ndaj teorive të MTK-së, Zhao Jing tha se është një gjë normale që të ketë opinione të ndryshme në fushat e ndryshme mjekësore.
"Në vendet e huaja është propozuar kryesisht mjekësia e integruar. Disa mjekë perëndimorë janë treguar skeptikë për dëshmitë shkencore të Mjekësisë Tradicionale Kineze ose të mjekësive të tjera, por ata e nuk kundërshtuan, thjesht kërkuan më parë dëshmi shkencore për të përkrahur opinionet e tyre ose për të vërtetuar pamjaftueshmërinë e opinioneve të tjera. Këto qëndrime mund të nxitin më shumë persona që të marrin pjesë në studime mbi MTK-në. Më shumë persona do të studiojnë më parë efektet e saj dhe do të thonë më vonë mendimin e tyre."
Sipas Zhao Jing-ut, mjekësia tradicionale kineze ka sistem të rreptë studimor dhe të qarkullimit. Disa amatorë të mjekësisë kineze shkaktuan dyshime tek të tjerë për këtë mjekësi.
Monika Rybecka ka përfunduar doktoraturën në mjekësi në Institutin e Mjekësisë të Universitetit të Jagiellon-it. Ajo ka qenë në Kinë për të studiuar mbi MTK-në. Në seminar, ajo prezantoi zhvillimet e mjekësisë së integruar në botë. Ajo është e mendimit se integrimi i MTK-së me mjekësinë perëndimore është një fushë me potencial të madh në Poloni.
"Mendoj se ka një potencial të madhe në Poloni për integrimin e mjekësisë tradicionale kineze me mjekësinë perëndimore. Në Poloni, ekzistojnë shumë probleme mjekësore, veçanërisht në sëmundjet kronike dhe ato me dhimbje tek të moshuarit. Na mungonin metodat efektive për përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve. Mendoj se mjekësia tradicionale kineze mund të hyjë në sistemin mjekësor polak për të zgjidhur këto probleme."
Ky seminar u organizua në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë të Universitetit të Jagiellon-it dhe Institutin e Konfucit në Krakow të Polonisë. Tema e këtij seminari është diskutimi i mundësive të ruajtjes së efekteve sinergjike të MTK-së dhe mjekësisë perëndimore. Përveç specialistëve pjesëmarrës, ishin të pranishëm rreth 100 fansa të mjekësisë kineze dhe punonjës të shëndetësisë të cilët morën pjesë edhe në aktivitetet si Taiji, akupunkturë etj.(Xu Guang)