A e dini se atletët më të mirë gjatë Lojrave të fundit Olimpike iu kthyen trajtimit me Mjekësi Tradicionale Kineze (MTK) si kupat për të rritur performancën e tyre?

Në fakt, përdorimi i terapisë me kupa në mesin e atletëve është rritur gjatë dekadës së fundit. Floyd Mayweather, Andy Murray, Amir Khan janë ateletët e që u panë në Rio, me shenja të kuqerremta në trup gjatë garave të tyre.

Po çfarë e bën kaq të famshme terapinë e kupave tek atletët?

Terapia e kupave është një teknikë e lashtë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, por që është përdorur edhe nga stërgjyshet tona. Kjo terapi u zhvillua mijëra vjet më parë. Qëllimi i hedhjes së kupave është shtimi i qarkullimit, lehtësimi i dhimbjes dhe nxjerrja e toksinave që depozitohen në indet e trupit tuaj.

Historia e përdorimit të kupave në MTK është regjistruar nga herbalisti i njohur kinez Ge Hong. Në një libër të botuar gjatë Dinastisë Tang në Kinë, hedhja e kupave përdorej kryesisht për të kuruar dhe trajtuar tuberkulozin. Po ashtu hedhja e kupave si një metodë efektive trajtimi është përdorur kundër dhimbjes së kokës, dhimbjeve abdominale, dhimbjes së muskujve, qarkullimit të dobët, marrje mendsh, alergjive dhe dhimbjeve të tjera.

Kupat janë të mira gjithashtu kundër ftohjes së vjetër. Në fakt kjo metodë tratimi është përdorur nga egjiptianët e lashtë, indianët e Amerikës së Veriut, grekët e lashtë si dhe në vende të tjeratë Azisë dhe Europës. Sot, kupat përdoren nga atletët për të rritur performacën dhe për t'u shëruar me shpejtësi nga lëndimet, po ashtu edhe nga yjet e Hollivudit për detoksifikim dhe rigjallërim. Një prej tyre është Jennifer Aniston e cila është një fanse e hershme e kupave dhe akupunkturës.

Përfitimet e hedhjes së kupave

* Ofrojnë çlirim të shpejtë dhe të menjëhershëm të dhimbjes së muskujve, fryrjeve dhe dhimbjeve të tjera.

* Përmirësojnë qarkullimin e energjisë në trup.

* Ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e çrregullimeve të energjisë në trup si pasojë bllokimit të gjakut dhe energji chi

* Trajtojnë mpirjet dhe fenomenin "miza-miza"

* Lehtësojnë dhimbjen e periodave, këmbët dhe duart e ftohta dhe probleme të tjera.

* Nxisin imunitetin

* Eleminojnë simptomat e diarresë, fryrjes së barkut dhe marramendjen

Detoksifikojnë trupin

* Trajtojnë problemet e frymëmarjes si grip, ftohje e zakonshme, astmë dhe bronshit.

Moksibustioni

Shumica e njerëzve kanë provuar akupunkturën dhe përjetojnë fuqinë magjike të shërimit, sidomos për dhimbjet kronike. Përveç akupunkturës ka edhe një metodë tjetër që quhet moksibustion, ideal për ata që kanë frikë nga gjilpërat. Moxibustioni fjalë për fjalë do të thotë "djegia e gjetheve të pelinit". Pelini (Artemesia Vulgaris) është një bimë që rritet në mbarë botën dhe është përdorur për qëllime mjekësore në shumë kultura, duke përfshirë edhe atë kineze. Stimulimi nga djegia së bashku me aromën e veçantë të barit (moxa) ruan shëndet

të mirë dhe shëron sëmundjet. Moxibustion, një metodë e përdorimit të nxehtësisë së prodhuar nga djegia e drejtëpërdrejtë ose e tërthortë e moxa-s, një bimë mjekësore tradicionale kineze, që eksiton në pikat e akupunkturës në kohën e trajtimit mjekësor. Kështu akupunktura (zhenjiu) është një aplikim i përbashkët i futjes së gjilpërave në pikat e akupunkturës (Zhen) dhe i përdorimit të nxehtësisë së prodhuar nga djegia e nje bime mjekësore kineze (Jiu). Bima e pelinit rritet në Kinë, kultivohet dhe pasi thahet zakonisht paketohet në formën e purove, e cila përdoret më pas nga akupunkturisti.

Ka shumë mënyra të përdorimit të moxa-s. Metoda më e njohur është ajo e ndezjes së moxa-s dhe mbajtjes së saj pranë pikes së akuptunkturës, dhe më pas nëpërmjet lëvizjeve mundësohet që ngrohtësia të hyjë në zonën e paracaktuar. Një metodë

tjetër është aplikimi i një sasie të vogël të moxa-s në fund të gjilpërave. Kjo metodë mundëson një penetrim më të thellë në zonat e akupunkturës.

Moxibustioni

mund të përdoret gjithashtu drejtpërdrejt në lëkurë, por akupunkturisti duhet të ketë shumë përvojë për të mos djegur lëkurën tuaj.

Teknikat e moxibustionit përdoret nga praktikuesit e akupunkturës për një numër arsyesh. Një nga aspektet më të rëndësishme të moxibustionit është përmirësimi i qarkullimt të gjakut. Nëse mendoni se thjesht me një të masazhuar në muskulin ku keni dhimbje do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të cliroheni disi nga dhimbja, atëherë do ta kuptoni se sa dobiprurës është aplikimi i metodës së

moxibustionit. Shumë pacientë shprehen se mund të ndjejnë nxehtësinë që u depërton shumë thellë, duke mos u djegur lëkurën.

Pikëpamja e teorisë tradicionale kineze konsiston në faktin se artriti mund të krijohet nga akumulimi i të ftohtit me lagështirën nga mjedisi i jashtëm, i grumbulluar në kyce. Kjo është një nga arsyet pse disa pacientë me artrit ankohen se kanë më shumë dhimbje në mot të ftohtë. Këtu mund të ndërhyjë moxibustioni, i cili mund të ndihmojë në ngrohjen e akumulinit të ftohtësirës dhe pse jo, ta eleminojë atë.

Një nga kriteret themelore të diagnozës në mjekësinë kineze bazohet në faktin nëse gjendja e pacientit ka mangësira apo teprica. Nëse mund të imagjinoni një pacient që ka punuar për disa orë të zgjatura, duke punuar në vështirësi e duke bërë pune stresuese, sigurisht që do ndjejne dobësi, lodhje e plogështi. Kjo shihet dhe si një mungesë e energjisë

Ekzistojnë shumë gjendje ku përdoret moxibustioni, dhe rëndësia që ka ai së bashku me akupunkturën. Në fakt, ekziston një thënie në mjekësinë tradicionale kineze, "një doktor, i cili përdor vetëm gjilpërat dhe mënjanon përdorimin e djegies së pelinit, nuk është një doktor profesionist".

Moxibustioni mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve si:

Hernie diskale

Spondiliartrozë

Artrit

Dëmtimet nga sporti

Kolit

Ulcer

Lodhje

Po sa e sigurt është kjo metodë?

Moxibustioni konsiderohet i pasigurt për ata që vuajnë nga diabeti. Për më tepër vajrat nga gjethet e pelinit mund të shkaktojnë reaksione toksike nëse pihen. Nëse po mendoni të trajtoheni me anë të moxibustion-it për ndonjë problem shëndetësor, sigurohuni që më parë të konsultoheni me mjekun. Vaçanërisht është

e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse dëshironi të përdorni moxibustion gjatë shtatzanisë.

Moxibustioni i drejtpërdrejt mund t'ju djegë lëkurën.

Moxibustioni mund të shkaktojë djegie dhe mund të jetë i rrezikshëm për pacientët me diabet për shkak të problemeve me infeksionin.

Gjithashtu, duke u bazuar vetëm në këtë lloj trajtimi dhe duke mënjanuar

kujdesin mjekësor për trajtimin e kancerit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin.