Bashkëpunimi mjekësor midis Kinës dhe Afrikës nisi që në vitin 1963, kur Kina dërgoi ekipin e parë mjekësor në Algjeri. Me rritjen e fuqisë së Kinës dhe zbatimin e strategjisë së "hapjes", politika e Kinës ndaj Afrikës u bë fokusi i komunitetit ndërkombëtar, ndërkohë për Kinën, bashkëpunimi Jug-Jug u bë më domethënës. Një shembull tipik i bashkëpunimit Jug-Jug është bashkëpunimi mjekësor, që është një pjesë e rëndësishme e Ndihmës Zyrtare të Kinës për Zhvillim (ODA). Këtu përfshihen ekipet mjekësore të Kinës, fushata kundër malaries, trajnimi i stafit mjekësor në Afrikë, ilaçet kineze, pajisjet dhe spitalet në Afrikë dhe bashkëpunimi mjekësor i Kinës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe me institucionet e tjera ndërkombëtare në Afrikë.
Pas Forumit të pare të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) në vitin 2000, Kina përshpejtoi angazhimin e saj në Afrikë. Në samitin e vitit 2006, president Hu Jintao theksoi se Kina do të ofrojë grante me vlerë 300 milionë RMB për të siguruar artemisinin dhe për ndërtimin e 30 qendrave për parandalimin dhe trajtimin e malaries në Afrikë.
Në korrikun e vitit 1962, qeveria algjeriane kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar mbështje mjekësore. Qeveria kineze e mori këtë mesazh përmes dy kanaleve, Kryqit të Kuq dhe Ministrisë algjeriane të Shëndetit. Në janarin e vitit 1963, Kina ishte e para që sprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje mjekësore në Algjeri, duke nisur kështu zanafillën e Kinës për ndihmë mjekësore ndaj vendeve të tjera. Prej asaj kohe, provinca e Hubei-t u ngarkua me rolin e ndihmës në Algjeri. Deri në vitin 2006, Hubei dërgoi mbi 3,000 vetë staf mjekësor në Algjeri si dhe në Lesotho. Në vitet '60, shtatë ekipe mjekësore u dërguan në gjashtë vende afrikane (Somali, Kongo, Mali, Mauritani, Guine dhe Algjeri) dhe dy në Zanzibar dhe Tanzani. Gjatë vizitës në Algjeri, kryeministri i atëhershëm Zhou Enlai dhe zv.kryeministri i atëhershëm u takuan me stafin mjekësor dhe i nxitën ata të bënin më shumë përpjekje. Kjo ndihmë u vlerësua me mbështjet të madhe nga vendet afrikane, veçanërisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitin 1972, kur 26 vende afrikane votuan pro njohjes së statusit ligjor të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara.
Në vitet '70, numri i ekipeve mjekësore në Afrikë u rrit shumë në 22 vende. Për këtë bum kishte disa arsye. Së pari, u rrit reputacioni i ndihmës mjekësore kineze në mbarë kontinentin dhe gjithnjë e më shumë qeveri të vendeve afrikane nisën të kërkonin ndihmë mjekësore. Së dyti, Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me 27 vende afrikane dhe rivendosi marrëdhëniet me 7 vende si Zaire, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Benin, Gana, Kenia dhe Tunizia. Në total, Kina pati lidhje diplomatike me 44 vende afrikane. Së treti, rifilloi vendin e saj në OKB me ndihmën e vendeve në zhvillim. Për të treguar mirënjohjen e saj, Kina e shtoi ndihmën financiare ndaj vendeve në zhvillim.
Në vitet '80, Kina vijoi ndihmën mjekësore në vendet afrika përfshi Botsvanë, Xhibutin, Ruandën, Zimbabvenë, Ugandën, Libian, Cape Verde, Liberinë, Burundin dhe Seychelles.
Në mbi 46 vitet e fundit, Kina ka bashkëpunuar me Afrikën duke dërguar ekipe dhe ndihma mjekësore për të ofruar shërbime mjekësore falas. Për më tepër, Kina ka ofruar pajisje dhe ilaçe, ka trajnuar stafin mjekëor afrikan dhe ka ndërtuar spitale në vende të ndryshme afrikane. Unike në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndihma mjekësore e Kinës shtoi interesin jashtë vendin. David Shinn, ish-ambasador i ShBA-së në Etiopi dhe Burkina Faso, komentoi dikur:
Ekipet kineze ofrojnë një gamë specialitetesh mjekësore përveç mjekësisë tradicionale. Një prej ekipet më të mëdha prej 27 vetësh që mbërriti në Mauritania përfshiu imazherist, ortopedë, epidemiologë, gjinekologë, kirurgë, oftalmologë, bakteriologë etj. Ata shërbyen kryesisht në zonat rurale, diçka që shumë mjekë afrikanë hezitojnë ta bëjnë.
Prej fillimit të shekullit të 21-të, Kina ka forcuar bashkëpunimin e saj ndërkombëtar në mjekësi.
Deri në vitin 2003, numri i personelit të mjekësisë kineze arriti në 18 mijë dhe ishin active në 65 vende në Azi, Afrikë, Amerikën Latine, Europë dhe Oqeani. Sipas një raporti të vitit
2007 nga sektori shëndetësor i Universitetit të Pekinit, "Kina ka 47 ekipe mjekësore në 45 vende countries, që shërbenin në 122 spitale me 1,235 anëtarë.
Gjatë 44 viteve të kaluara, 20 mijë anëtarë u dërguan jashtë vendit dhe trajtuan 240 milionë pacientë.
Më e rëndësishmja, Kina vendosi qendra kundër malaries në vendet afrikane, siç u premtua nga presidenti i atëhershëm Hu në Samitin e 2006-s. Sipas një raporti të UNICEF-it pesë milionë fëmijë të moshës 5-vjeçare humbën jetët në Afrikë në vitin 2006. Malaria është vrasësi kryesor ku u merr jetën pothuajse 1 milionë fëmijëve çdo vit në Afrikë. Për të luftuar malarien në afrikë, qeveria kineze mori një sere masash njëkohësisht si programe trajnimi, projekte kundër malaries, ofrimin e pajisjeve dhe ilaceve falas, dërgimin e stafit dhe hapjen e qendrave kundër malaries.
Së pari, lufta kundër malaries ka qenë një nga detyrat më të rëndësishme të stafit mjekësor kinez dhe në shumë raste vetë mjekët u prekën nga kjo sëmundje. Ata ofronin falas ilaçe për pacientët. Cotecxin, ilaçi më efektiv kundër malaries prodhuar në Kinë fitoi shumë reputacion në Afrikë. Në disa zona, shprehitë e jetës dhe abuzmi me ilaçe çonte në sëmundje tepër serioze. Në Mali psh, malaria është një sëmundje serioze dhe duhet trajtuar me kininë. Por shumë njerëz kanë probleme nga mbipërdorimi i kininës. Specialisti kinez i akupunkturës Cai Weigeng ka kuruar shumë pacientë me hemiplegia me gjilpërat e tij prej argjendti. Ekipet mjekësore nga Ningxia ofruan shërbime në Benin. Përveç punës së tyre të përditshme, ata trajnonin edhe specialistët afrikanë lokalë. Për këtë ata botuan një libër "1000 raste për Parandalimin dhe Trajtimin e Fëmijëve Afrikan me Malaria" si reference pune për mjekët në Benin. Në vitet 90, një zyrtar i lartë në Zanzibar u prek nga malaria dhe u trajtua nga Dr Zhang Zidian.
Në Ugandë, malaria vret mbi 80 mijë vetë çdo vit, kryesisht gra shtatzëna dhe fëmijë. Kina ka ofruar mbështetjen e saj dhe ka përmbushur zotimin duke ofruar ilaçe falas kundër malaries dhe ka kryer programe trajnimi kundër kësaj sëmundje në Ugandë. Në nëntorin e vitit 2006, pas përfundimit të Samitit Kinë-Afrikë, një program treditor kundër malaries u mbajt në Kampala si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Kinës dhe Ugandës për të luftuar sëmundjen.
Lufta kundër malaries kërkon ilaçe. Kur një delegacion prej 13 anëtarësh të lartë të qeverive të vendeve afrikane vizituan një kompani farmaceutike me seli në Shangai në vitin 2005, ata bënë thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm me Kinën për ilacin kundër malaries. Pjesë e këtij delegacionin ishte zv.presidenti i Comoros Caabi El-Yachroutu Mohamed dhe komisioneri i Bashkimit Afrikan për Çështjet Sociale Bience Gawanas. Ata bënë gjithashtu thirrje ndaj kompanive farmaceutike kineze të hapin fabrika në kontinentin afrikan.
Shefi i Spitalit Maskara në Algjeri tha dikur, "Me thënë të drejtën, reputacioni i spitalit tonë u përmirësua nga ardhja e doktorëve kinezë"
Mjekët kinezë kanë zhvilluar një numrë të lartë operacionesh të ndryshme.
Për të përmirësuar sistemin mjekësor vendor, Kina ka bashkëpunuar me vendet afrikane në shumë mënyra, si ndërtimi i spitaleve, ofrimi i pajisjeve dhe ilaçeve falas etj.
Në Congo-Brazzaville, materniteti ishte shumë i vogël në vitin 1960. Me ndihmën e Kinës në vitet '70, tani ky maternitet renditet i treti në Brazzaville. Ka 23 mjekë kinezë pjesë të stafit të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në këtë spital. Ndërsa akupunktura është përqafuar më mire në Tunizi, Kamerun, Lesotho, Namibia and Madagaskar. Departamenti i Akupunkturës në Spitalin e Fëmijëve dhe Grave në Kamerun ka një reputacion të mirë dhe gjithnjë pacientët mbajnë radha të gjata për trajtime çdo mëngjes.
Qendra e akupunkturës në Tunizi shërben gjithashtu për trajnimin e studentëve të cilët punojnë nëpër spitale dhe qendra të ndryshme mjekësore. Qendra ka trajtuar 20,530 pacientë në vitet 1996 -1998 dhe ministri i atëhershëm tunizian i Shendetit theksoi se qendra e akupunkturës është bërë një simbol i miqësisë mes dy vendeve. Ai tha se qendra është numri një në botën arabe, në vendet afrikane dhe në vendet në zhvillim. Për të përmbushur kërkesat e njerëzve, kompanitë shtetërore të shëndetit në Tunizi vendosën departamentin e akupunkturës në spitalin Bizerta. Kurset për akupunkturë kanë nisur në universitete të ndryshme të vendeve afrikane.
Një student nga Guinea, Segu Kamala, nisi studimet për shkenca mjekësore dhe mjekësi kineze në vitin 1973 dhe shpenzoi tetë vjet në Kinë. Pas u rikthye në Guine, ai nisi akupunkturën në vendin e tij që u mirëprit nga banorët.
Universiteti Conakry e listoi akupunkturën si kurs të detyruar prej vitit
2000. Mjeku kinez Jiang Yongshen ka trajtuar 140 mijë pacientë në Mozambik dhe ka trajnuar disa specialist vendas për akupunkturë falë kursit që nisi për mjekësi tradicionale kineze në Universidade
Eduardo Mondlane.