Për disa javë, Nathan Suver një 35-vjeçar nga ShBA-ja kishte probleme dhe dhimbje me qafën. Ishte një dhimbje e vazhdueshme dhe pavarësisht se ai provoi shumë mënyra rezultuan pa sukses. Derisa, shkoi tek mjeku kinez i cili i bëri një trajtim me gjilpëra.

'Trajtimi me gjilpëra të ndihmon me dhimbjen,' më tha mjeku dhe nguli 100 gjilpëra tek trupi im. Në fillim më vendosi një gjilpërë në qafë dhemë pas në kyç të dorës. Në atë moment pata ndjenjën e rrufesë në të gjithë trupi."

Trajtimi me gjilpëra ia vlejti pavarësisht një ndjesie të lehtë parehatie, por dhimbja u eleminua. Një javë më pas, i riu nga ShBA-ja e shkroi këtë sukses në rrjetet sociale.

Akupunktura, nga pikëpamja e Lindjes, ka lidhje me energjinë dhe dhe qarkullimin e saj në të gjithë trupin. Nëse kjo energji është e bllokuar, atëherë shfaqet dhimbja apo sëmundjet. Duke ndërhyrë me 20 gjilpëra në pikat strategjike në trup, akupunkturistët përpiqen të risjellin në ekuilibër qarkullimin e energjisë. Ndërkohë, mjekësia perëndimore po përpiqet ende të kuptojë si funksionon mekanizmi i akupunkturës. "Ka shumë detaje që ne nuk i kuptojmë ende, por veçanërisht, akupunktura duket se stimulon muskuj dhe nerva të veçanta duke aktivizuar ndryshime që pakësojnë dhimbjen dhe simptomat dhe nxisin procesin e shërimit," thotë Kwokming James Cheng, M.D., i cili në qershor nxorri një studim mbi Akupunkturë në Mjekësi që synon identifikimin e domethënies së saktë neurologjike të pikave të akupunkturës, aty ku futen gjilpërat.

Studimet tregojnë se kjo terapi e lashtë mund të jetë një trajtim efektiv për një sere sëmundjesh, që nga dhimbjet e mesit tek nervi shiatik, dhimbjet e kokës, marrje mendsh, astmë etj.

Akupunktura për dhimbjen e kokës

Për shumicën e njerëzve në Perëndim, sapo kanë një dhimbje koke menjëherë marrin një aspirinë apo paracetamol. Sipas akupunkturistëve neurokimikatet e lidhur me humorin dhe mirëqënien emocionale, si oksidi nitrik dhe serotonina, mund të luajnë gjithashtu një rol. "Gjilpërat dërgojnë sinjale në tru për të rregulluar nivelet e këtyre neurokimikateve," thotë Dr. Cheng.

Shkenca thotë: Nëse dhimbja juaj e kokës zgjat për disa ditë gjilpërat mund të ndihmojnë. "Akupunktura është një trajtim parandalues për të reduktuar nivelin dhe shpeshtësinë e dhimbjes së kokës," thotë Klaus Linde, një studiues nga Universiteti Teknik në Munich, të Gjermanisë. Sipas një raporti të fundit nga 11 studime tek njerëzit me dhimbje të shpeshtë koke, Dr. Linde zbuloi se rreth gjysma e pacientëve që i ishin nënshtruar akupunkturës kishin një reduktim me 50 për qind të numrit të ditëve me dhimbje koke, krahasuar me një rënie në 16 për qind të atyre që përdorën qetësues.

Akupunktura për problemet gastrointestinale

Saverio Mancina nuk mund të hante asgjë. "Kishte një dhimbje të tmerrshme dhe diarre të vazhdueshme," tha mjeku i tij. Për 3 vjet asnjë lloj mejkimi nuk e ndihmoi dot Saveroin, ndërkohë që të gjitha testet mbi parazitët dhe sëmundjen celiake ishini negative. Për të alternuar dietën ushqimore me ushtrimet ai shtoi edhe akupunkturën. Pas tre seancash, simptomat e tij pothuajse u zhdukën.

Kur Mancina iu nënshtrua akupunkturës, praktikuesi i tij i vuri gjilpëra në krahë dhe këmbë.

Shkenca thotë: Aftësia e akupunkturës për të luftuar stresin mund të jetë një pjesë kyçe e efektivitetit të saj në çrregullimet gastrointestinale, thotë Tony Chon, shefi i praktikës së akupunkturës në Klinikën Mayo në Rochester, Minnesota.

"Dimë që ekziston një lidhje e fortë mes stresit dhe disa problemeve gastrointenstinale, përfshi problemet me tretjen," thotë Dr. Chon, "dhe akupunktura është përdorur prej shekujsh për lehtësim dhe trajtim."

Në një studim të vitit 2007 nga Universiteti i Arizonës, njerëzit me ulcer apo djegie në fyt si pasojë e acideve iu nënshtruan seancave të akupunkturës dy herë në javë. Simptomat e tyre u përmirësuan ndjeshëm në krahasim me ata që morën ilaçe. Dhimbja e tyre e kraharorit u ul me 82 për qind, djegiet ranë me 83 për qind dhe acidi refluks me 77 për qind. Studiuesit thanë se trajtimi me gjilpëra çon në uljen e aciditnë stomak dhe përshpejton tretjen, prandaj kjo bën që të ketë më pak acid në ezofag.

Akupunktura për dëmtimet nga sporti

Shumë atletë të dëmtuar përdorin akupunkturën për çlirim. Kur luante në NFL, Tiki Barber kishte probleme me muskujt. "Akupunktura ndihmon trupin të marrë veten më shpejt nga lëndimet e ndryshme," thotë Marianne Fuenmayor, shefja e departamentit të akupunkturës në Kolegjin Paqësor të Mjekësisë Orientale në New York. Një teori, sipas Dr. Cheng, është se trupi i përgjigjet gjilpërës duke shtuar më shumë qarkullimin e gjakut të oksigjenuar në zonën e vrarë, gjë që ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit.

Shkenca thotë: "Unë e kam përdorur akupunkturën shumë efektivisht për të trajtuar shtrembërimet e kyçit të këmbës, dhimbje të muskujve, problemet me bërrylat dhe tendinat", thotë John Cianca, një specialist i rehabilitimit në Kolegjin Baylor të Mjekësisë në Houston.

Këtë vit, një studim i Johns Hopkins zbuloi se njerëzit me tendinitis kronik ose artrit që kishin seanca akupunkture 20-minutëshe dy herë në javë për 6 javë kishin më pak dhimbje.

Akupunktura për Ankth dhe Depresion

Një pengesë e vogël gjatë ditës mund të shkaktojë ankth të lehtë. Një shembull serioz është, humbja e punës, e cila mund të shkaktojë depresion serioz. Në të dyja rastet, akupunktura mund të ndihmojë. "Në fazën e tanishme me shumë pasiguri kam trajtuar shumë njerëz që janë nën stres", thotë Nicholas Zimet, një akupunkturist i licencuar në qendrën Meridian në Mineapolis. "Pas trajtimit, ata ndihen më të relaksuar dhe të aftë për t'u marrë me presionet e jetës".

Po si ndodh kjo? Kur gjilpëra hyn në veshë, duar ose këmbë, thotë Dr. Cheng, truri juaj liron neurotransmetues dhe kimikate të tjera që ndikojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore.

Shkenca thotë: Sipas një studimi të fundit në Journal of Alternative and Complementary Medicine pacientët me depresion dhe me shkallë të lartë ankthi mund të përfitojnë nga akupunktura. Studimi, i cili e kombinon akupunkturën me një lloj qetësuesi Prozac thotë se kishte rezultate tek pacientët që nuk mund të duronin efektet anësore të ilaçeve, përfshi rënien e energjisë seksuale, probleme me ereksionin etj.

Akupunktura për dhimbjet e mesit

Trajtimi i dhimbjes së mesit me akupunkturë është shumë efektiv. "Akupunktura në këtë rast funksionon më mirë se çdo ilaç që u japim pacientëve", thotë Dr. Cheng.

Shkenca thotë: Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit këtë vit, studiuesit përdorën imazhe të trurit për të parë se si çpimi i lëkurës ndikonte aftësinë e trurit për të kontrolluar dhimbjen. "Akupunktura duket se ndihmon që receptorët e dhimbjes në tru të lidhen më lehtë me opioidet si endorfinë, ilaçi natyror kundër dhimbjes i trupit tonë," thotë Richard Harris.

Nëse doni të provoni akupunkturën duhet t'i bëni seancat e trajtimit tek një mjek i licencuar.