Frutat janë të pasura në vitamina dhe e mbajnë lëkurën e freskët. Ato nuk kanë yndyrë dhe disa prej tyre ndihmojnë për të humbur kilet e tepërta.

Rregulli i artë për t'u dobësuar është të hani më pak dhe të stërviteni më shumë. Por ritmi i jetës moderne u ka rrëmbyer njerëzve mundësinë dhe kohën për ushtrime apo gatime të shëndetshme, thotë Bruce Rosengarten, presidenti i një kompanie në Azi.

"Meqënëse nuk mund të ushtroheni rregullisht ju shtoni në peshë, prandaj duhet të keni kujdes për ushqimet që konsumoni," thotë Rosengarten.

Kryesisht, frutat me sasi të lartë uji dhe fibrash janë një zgjedhje e mirë për kontrollin e peshës, pasi ato ndihmojnë të ndiheni të ngopur pa marrë shumë kalori. Pjesa më e madhe e frutave janë të pasura në vitamin dhe mikroelemente të rëndësishme për trupin. Megjithatë, duhet të kini kujdes pasi frutat përmbajnë dhe sheqer. Sigurisht që jo të gjitha frutat përmbajnë të njëjtin nivel sheqeri. Disa fruta, edhe pse janë të ëmbla, mund të ndihmojnë organizmin në heqjen e dhjamit. Për shembull, shalqiri dhe ananasi edhe pse të ëmbël, ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit, duke ndihmuar organizmin të largojë helmet –përfshi yndyrnat.

Për më tepër, ka disa fruta që në mjekësinë kineze klasifikohen si fruta "të ftohta" – si dardha, shalqiri dhe kivi – që këshillohen gjatë verës. Në verë, dietologët kinezë na këshillojnë që të evitojmë frutat me karakteristika të ngrohta si liçi apo durian.

Shalqi - 25kalori për 100g

Shalqiri është një frut me karakter të ftohtë sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze që ndihmon në sistemin urinar. Tanina tek shalqiri mund të largojë zjarrin e brendshëm në trup dhe është i pasur me fibra që ndihmojnë për zorrët dhe largojnë helmet. Ngrënia e shalqirit gjithashtu ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, sipas MTK-së.

Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë.

1. Kontrollon tensionin e lartë të gjakut

Shalqiri ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut. Falë kaliumit dhe magnezit tek shalqiri ruhet shëndeti i enëve të gjakut, dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, pini një gotë lëng shalqiri çdo ditë.

2. Shalqiri të dobëson

Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrna. Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t'u dobësuar quhet citrulline. Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi.

3. Hidraton trupin

Shalqiri përmban mbi 90% ujë dhe ndihmon në hidratimin e trupit dhe ruajtjen e elektroliteve.

Sipas një studimi në vitin 2009 nga Universiteti i Aberdeen për Mjekësi u zbulua se kombinimi i kripërave minrealve dhe sheqerit natyral tek shalqiri arrin të hidratojë më mirë organizmin se uji.

Gjatë ditëve të nxehta të verës, konsumoni një ose dy gota me lëng shalqiri në ditë për të qëndruar të hisratuar.

4. Përmirëson shëndetin e syve

Shalqiri është një ushqim tepër i mirë për sytë, pasi është një burim i shkëlqyer i beta-carotene që në organizëm shndërrohet në vitaminë A, prandaj thuhet se shalqiri ndihmon në përmirësimin e shikimit.

Plus, shalqiri përmban vitaminë C, lutein dhe zeaxanthin që janë tepër të rëndësishme për të ruajtur sytë nga infeksioni.

Konsumoni një tas shalqi çdo ditë, pasi ndihmoni shëndetin e syve.

5. Mban të shëndetshme veshkat

Duke qenë një diuretik natyral, shalqiri është shumë i dobishëm për shëndetin e veshkave. Ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi, pastron mëlçinë, stimulon funksionin e veshkave dhe redukton acidin urik në gjak. Nëse keni problem me urinimin konsumoni shalqi ose lëng shalqiri për të zgjidhur këtë problem.

Shënim: Shalqiri duhet të evitohet nga njerëzit me probleme të rënda në veshka. Pra, konsumoni shalqi përditë për të përfituar kaq shumë nga një frut me shije perfekte dhe freskuese.

Ananasi - 41kalori per 100g

Ananasi është një frut "neutral" që i bën mirë stomakut dhe përmirëson tretjen- një lajm i mirë për njerëzit me problem me yndyrën e tepërt. Ananasi gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe edemës.

Dardha - 44kalori per 100g

Dardha futet tek kategoria e frutave "të ftohtë" sipas MTK-së dhe ndihmon në shëndetin e mushkrisë dhe sistemit të frymëmarrjes. Ka vitamin dhe minerale dhe pak kalori. Një dardhë me madhësi mesatare përmban rreth 5g fibra, sa 1/4 e kërkesës ditore. Sigurisht që fibrat ndihmojnë në absorbimin e yndyrës.

Pitaya (fruti i dragoit) - 51kalori për 100g

Fruti i dragoit është gjithashtu një furt i "ftohtë" që rekomandohet në verë. Jo vetëm që ka shumë vitamina e fibra dhe pak kalori, por ai pasur dhe në acide yndyrore dhe antioksidantë që vonojnë plakjen. Gjithashtu ky frut largon toksinat.

Grejpfruti - 35kalori per 100g

Grejpfruti futet gjithashtu tek frutat e "ftohta" dhe rekomandohet në stinën e verës. Aurantina tek ky frut pakëson oreksin. Ai përmban gjithashtu përbrësin organik nootkatone që përshpejton djegien e dhjamit, prandaj themi se grejfruti na dobëson. Po ashtu konsumi i vazhdueshëm i këtij fruti përmirëson metabolizmin dhe largon helmet.

Gatimi me fruta

Përveç ngrënies si fruta të freskëta, ata mund të përmbajnë veti të mira edhe kur gatuhen. Frutat e pasura në enzima si - ananas, papaja, mango, kivi apo mollë rekomandohen kryesisht për gatim pasi ndihmojnë në tretjen e proteinave dhe yndyrës. Për ata që kanë një sistem të dobët imunitar, frutat mund t'i ndihmojnë kur hanë peshk ose mish. Është e vërtetë që disa vlera humbasin tek frutat pas gatimit, përsëri mbetet

një sasi e mirë. Vitaminat C dhe B shkatërrohen lëhtësisht në temepratura të larta, por vitamin A, proteinat, fibrat dhe karbohidratet nuk ndikohen nga temperatura e lartë. Në MTK, disa fruta mund të kineme shumë vlera kur gatuhen. Për shembull, dardha e gatuar heq zjarrin e brendshëm dhe pushon kollën. Hidet e gatuara ndihmojnë stomakun dhe shëndetin në përgjithësi. Femrat gjatë menstruacioneve ose lehonat nuk duhet të hanë ushqime të ftohta përfshi frutat që karakterizohen si të ftohta.