Në paraditen e 29 majit, u organizua ceremonia e hapjes së Qendrës së Mjekësisë Tradicionale Kineze kino-izraelite (QMTKKI), e cila ndodhet në Klinikën "Moav" në qytetin jugor të Izraelit, Arad. Kjo qendër u hap pas miratimit të Ministrisë kineze të Shëndetësisë.
Qyteti Arad ndodhet në jug të Izraelit në kufi me shkretëtirat Negeva dhe Judean, si dhe 25 kilometra në perëndim të Detit të Vdekur. Nëse niseni me makinë nga Arad për në Detin e Vdekur arrini për 20 minuta. Aradi është një qytet me ajër të freskët dhe peizazh të bukur natyror. Paraditen e 29 majit, shumë të ftuar nga pala kineze dhe izraelite shkuan në Klinikën "Moav", për ta festuar ceremoninë e hapjes së Qendrës së Mjekësisë Tradicionale Kineze kino-izraelite. Pas ceremonisë, një specialist kinez në qytetin Zhejiang të Kinës jugore bëri një analizë mjekësore online për një pacient izraelit.
Klinika "Moav" u themelua nga Zhang Fan dhe bashkëshorti i saj Gidon Gur
në vitin 2003. Në fillim, ajo ishte një klinikë e vogël me një staf prej vetëm 2 personash. Sot ajo është shndërruar në një qendër klinike me 21 punonjës dhe ofron çdo javë shërbime mjekësore për afro 300 pacientë, 70% e të cilëve janë femra. Kjo qendër klinike përbëhet nga 6 dhoma, 1 dhomë për shpërndarjen e ilaçeve tradicionale kineze dhe 1 farmaci tradicionale kineze, që është farmacia e vetme për ilaçet bimore miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit. Sipas Zhang Fan-it, kjo qendër klinike ofron kryesisht shërbimet e analizës mjekësore dhe të tregtimit të ilaçeve kineze. Tani, Klinika "Moav", ka zhvilluar bashkëpunime me Shoqatën e Bimëve Farmaceutike të Izraelit, duke ndërtuar dy baza për mbjelljen e bimëve mjekësore.
"Patëm bashkëpunim me Shoqatën e Bimëve Farmaceutike të Izraelit dhe mundësuam mbjelljen e bimëve mjekësore kineze në Izrael. Po punojmë edhe për mbjelljen e bimëve të egra mjekësore izraelite. Po bashkëpunojmë me spitalin "Bellison", ku zbatohet ndërthurja e mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore për sëmundjet tumoriale. Roli i barnave kineze është ulja e efekteve anësore të kimioterapisë dhe të radioterapisë, duke e përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve dhe luajtur rolin e trajtimeve mbështetëse. Kemi marrë pjesë në një program shëndetësor të Bashkisë së qytetit Arad. Sipas planit, do të zhvillojmë bashkëpunim me Spitalin e Mjekësisë Kineze të Provincës Zhejiang dhe Universitetin e Mjekësisë Kineze, për të realizuar trajnim dhe shërbime mjekësore përmes internetit, duke shfrytësuar plotësisht pajisjet përkatëse online."
Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Spitalit të Mjekësisë Kineze të Provincës Zhejiang(SMKPZ), Huang Chi u shpreh se kjo qendër është projekt i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" pranë Administratës Kombëtare të Mjekësisë Tradicionale Kineze. Ky program do të realizohet dhe zbatohet së bashku nga SMKPZ dhe Klinika "Moav".
"Shpresojmë se ky program do të nxisë studimet shkencore të ilaçeve kineze, të kulturës së mjekësisë kineze dhe të veprimtarive klinike të mjekësisë kineze. Bashkëpunimi ynë me Klinikën "Moav", përfshin mbjelljen e bimëve mjekësore kineze dhe studimet mjekësore. Shpresojmë që kultura dhe teknika e mjekësisë tradicionale kineze do të t'u vijnë në ndihmë banorëve izraelitë dhe për zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë izraelite."
Nënkryetari i Universitetit të Mjekësisë Kineze Li Junwei u shpreh se mjekësia kineze u pranua shumë mirë nga pacientët izraelitë. Në vendet e huaja, shumë probleme shëndetësore të pacientëve të huaj janë zgjidhur nëpër klinikës së mjekësisë kineze. Përveç bashkëpunimeve me klinikën e mjekësisë kineze, organet dhe shkollat mjekësore në Izrael, mund të ftojnë specialistët e mjekësisë kineze në Izrael për ta përhapur përvojën e tyre mjekësore.
"Politikat izraelite synojnë zgjidhjen e problemeve shëndetësore të banorëve afër shtëpisë së tyre, që përputhet me shpirtin e shërbimeve të mjekësisë kineze. Prandaj, përzgjedhim një klinikë të mirë për të formuar një qendër të mjekësisë kineze dhe për ta përhapur atë në klinika të tjera në Izrael. Kemi zhvilluar bashkëpunime edhe me grupin mjekësor Nr. 2 të Izraelit, 'Maccabi', i cili ofron kryesisht shërbimet mjekësore nëpër lagje. Kemi në plan të bashkëpunojmë edhe me organet arsimore të mjekësisë kineze në Izrael. Përveç kësaj, kultura e mjekësisë kineze është një pjesë e rëndësishme e kulturës tradicionale të Kinës. Përhapja e kulturës kineze tek vendet përgjatë nismës 'Një brez, një rrugë' është një detyrë jona."
Drejtori i Komisionit Administrativ të Zonës së Detit të Vdekur, Dov Litvinoff u shpreh se ata do të zhvillojnë studimet shkencore mbi ilaçet kineze së bashku me Qendrën. Ata do të zhvillojnë studimet mbi trajtimin e tumoreve, duke kombinuar ilaçet bimore lokale me barnat kineze.
"Bashkëpunimi ynë me Qendrën e re është shumë i rëndësishëm. Kemi një qendër shkencore që merret me studimin e sëmundjet e ndryshme në kushte ekstreme. Ilaçet tradicionale kineze janë ndër ilaçet bimore të studimit në zonën e Detit të Vdekur. Prandaj, shpresojmë se bashkëpunimi me qeverinë, spitalet kineze dhe Klinikën "Moav", mund t'na sjellë më shumë turistë dhe më shumë barna kineze në Izrael."
Kryebashkiaku i Arad-it, Nisan Ben-Hamo u shpreh se formimi i QMTKKI-së në qytetin e tij, bashkëpunimi mes qeverisë kineze, bashkisë së qytetit Arad dhe Komisionit Administrativ të Zonës së Detit të Vdekur janë shumë të rëndësishme për Aradin dhe Izraelin. Aradi dhe QMTKKI-ja do të zhvillojë bashkëpunime për programet shëndetësore.
"Ngritja e QMTKKI-së luan një rol shumë të rëndësishëm për Aradin dhe Izraelin. Shpresojmë se ky bashkëpunim mund të nxisë përhapjen e mjekësisë kineze dhe të barnave kineze në Izrael, meqenëse zbuluam se ilaçet e zakonshme nuk kanë efekte për disa sëmundje, por mjekësia dhe ilaçet tradicionale kineze luajnë një rol shumë të madh për këto sëmundje." (Xu Guang)