Në Spitalin Nr. 1 pranë Universitetit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Hunan ndodhet një çift i njohur mjekësh të thyer në moshë. Specialisti për sëmundjet e mëlçisë 84 vjeçari, Chen Ningsheng dhe specialistja e Departamentit të Gjinekologjisë 81 vjeçarja, Yang Bingxiu. Ata bëjnë një jetë të shëndetshme si dhe kanë pasur shumë arritje në karrierat e tyre mjekësore.

Edhe pse ata janë mbi 80 vjeç, gëzojnë shëndet shumë të mirë dhe mendje të kthjellët dhe nuk vuajnë nga problemet fizike të moshës. Edhe sot ata vazhdojnë punën si mjekë në spital në shërbim të pacientëve.

"Unë jam përkrahësi i saj, ajo është sekretarja ime"

"Sivjet është 60 vjetori i njohjes tonë. Gjatë këtyre 6 dekadave, kemi pasur zënka, por e kemi mbështetur njëri-tjetrin deri në ditët e sotme." tha profesorja Yang Bingxiu.

Në shtatorin e vitit 1962, profesori Chen Ningsheng dhe profesorja Yang Bingxiu u diplomuan në Universitetin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Guangzhou. Ata u njohën në universitet.

"Kemi përjetuar ditë shumë të vështira, por nga ana tjetër kemi shijuar edhe ditë të ëmbla me kalimin e kohës. Kemi ndier lumturi të madhe. Tek çiftet grindja është e pashmangshme. Kur një palë është shumë e zemëruar, pala tjetër nuk do të përgjigjet për të vazhduar grindjen. Por pasi ai të qetësohet unë do t'i tregoj se cili ishte gabimi i tij," profesorja Yang Bingxiu.

Gëzimi më i madh vjen nga puna

Në qarkun e mjekësisë tradicionale kineze në provincën Hunan, profesori Chen Ningsheng dhe profesorja Yang Bingxiu janë të njohur për profesionalizmin e lartë mjekësor, zemërgjerësinë dhe kontributin që kanë dhënë në punë. Ata janë mjekë të njohur dhe shumë fisnikë që kanë ndihmuar shumë pacientë.

"Paga jonë është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet mujore. Ne jemi shumë të fokusuar tek puna dhe gjërat e tjera nuk janë tepër të rëndësishme. Pacienti është Zoti ynë. Pasi japim diagnozë të drejtë, bëmë recetë të saktë, duke u shërbyer pacientëve me gjithë zemër." Ajo u lumtuar dhe këmbënguli në punën e përditshme dhe nuk mori parasysh moshën e saj mbi 80 vjeç.

Këta dy mjekë të njohur mbi 80 vjeç vazhduan punën gjatë ditës nga e hëna deri në të premten. Çdo ditë, ata duhet të përshkruajnë diagnozë për mbi 30 pacientë. "Për shkak të intensitetit të punës, nuk pimë shumë ujë në mëngjes, për të shmangur urinimin e shpeshtë," tha profesori Chen Ningsheng. Ai shtoi se qëllimi i tij nuk është fitimi i shumë parave ose arritja në një pozicion të lartë, por ai ka vullet të madh që të "bëhet një specialist i njohur i mjekësisë tradicional kineze. Mendoj thotë ai se misioni primar i mjekut është t'u shërbyejë pacientëve që ata të mundin sëmundjet. Prandaj, nuk ekziston mosha e pensionit për mua. Dëshiroj që të vazhdoj punën e mjekut edhe 20 vjet të tjera."

Dieta, gjumi dhe fiskultura e vazhdueshme

"Kryesisht punojmë paradite dhe harxhojmë shumë energji shpirtërore dhe fizike. Prandaj, duhet të hamë mëngjes të pasur. Pas dreke, flemë pak gjumë", u shpreh profesorja Yang Bingxiu. Ky çift planifikoi një jetë shumë të rregullt. Çdo ditë, ata flenë për 1-2 orë gjatë mesditës për të rikthyer energjinë. Para orës 23:00, ata shkojnë në shtrat dhe ngrihen në orët e përcaktuara në mëngjes. Në mëngjes, ata hanë vezë, bukë kineze dhe një supë me hide, fara lotus, etj. "Ka raste kur hamë edhe pak oriz ngjitës", thotë profesorja Yang.

Yang Bingxiu tha:"Në të kaluarën, vuaja nga një shëndet jo i mirë, por kuptova metodat e ruajtjes së shëndetit dhe kisha kujdes për oreksin. Për shembull, pasi zbulova se niveli i acidit në gjak ishte i lartë hoqa dorë nga nga ushqimi im i preferuar tofu (djathë soje), që ka aciditet të lartë."

Sipas saj, vakti normal ditor është një pjatë me mish, perime dhe një supë.

Kur nuk ndihej mirë, profesorja Yang piu çaj xhenseni rreth 3-5 gramë. Profesori Chen pëlqen çajin dhe ushqimet e lehta dhe jo ato të yndyrshme.

Si gjithmonë, pas një sy gjumi në mesditë, Chen luan pingpong me të rinjtë. Ai thotë se stërvitja e përditshme ka shumë rëndësi.

"Pingpong-u është hobi im që kur isha student. Që nga ajo kohë kam luajtur pingpong për mbi 60 vitet, kam luajtur pingpong çdo ditë."

Cheng Ningsheng-u është i mendimit se Pingpong-u është një ndër stërvitjet e përshtatshme për të moshuarit, pasi nuk kërkon shumë forcë. Kjo lojë mund të luhet në të katërta stinët. Intensiteti i stërvitjes mund të kontrollohet nga vetë personi. Gjatë lojës përfshihen katër gjymtyrët, forcohet imuniteti i trupit, parandalohen sëmundjet dhe përmirësohen aftësitë e shikimit dhe të dëgjimit.

"Sivjet, jam 84 vjeç. Nuk kam asnjë probleme me shikimin apo dëgjimin. E them me plot gojën se gëzoj një shëndet të mirë. Eci shumë shpejt dhe lehtësisht. Kur lexoj, nuk vë syze. Besoj se shëndeti i mirë im vjen nga këmbëngulja e stërvitjes me pingpong-un," thotë profesori Chen.

Profesorja Yang Bingxiu ka hobi të ndryshme nga burri i saj. Asaj i pëlqen të mbjellë bimë dhe të rrisë peshq. Në fundjavë, çifti mbjell perime së bashku. "Jam shumë e gëzuar gjatë kohës që mbjell perime, gjatë kohës së vaditjes, plehërimit etj. Dua të shoh rritjen e perimeve", tha profesorja Yang (Xu Guang)