Zonja Guly nga Uzbekistani nuk mund të ngelte shtatzënë dhe shumë mjekë në vendin e saj nuk i kishin dhënë shpresa. Por, ajo me një dëshirë të madhe për t'u bërë nënë, nuk u dorëzua dhe pas kërkimeve të shumta erdhi në një spital në Rajonin Autonom të Kinës veriperëndimore, Xinjiang. Ky vendim i saj i realizoi ëndrrën. Falë këmbënguljes dhe përkushtimit të madh të mjekëve kinezë, ndodhi mrekullia, ajo mbeti shtatzënë...
"I falënderoj nga zemra mjekët kinezë që më trajtuan me shumë seriozitet dhe përkushtim. Kushtet mjekësore në Kinë janë tepër të mira."
Guly është një ndër 10 mijë pacientët e huaj që janë tratuar në rajonin e Xinjiang-ut, i cili kufizohet me 8 vende të tjera dhe ka nivelin më të lartë shëndetësor. Që nga propozimi i nismës "Një brez, një rrugë", nisi ndërtimi i qendrës së shërbimeve mjekësore ndërkombëtare dhe forcimi i shkëmbimeve shëndetësore ndërkombëtare në këtë rajon. Zv.Drejtoresha e Spitalit Popullor të Xinjiang-ut, Mayinuer Niyazi na shpjegon gjendjen e pacientëve dhe epërsinë e Qendrës.
"Mendoj se është diçka shumë pozitive që pacientët e huaj vijnë në rajonin e Xinjiang-ut për diagnostikim, pasi këtu cilësia e shërbimit është shumë e lartë dhe çmimet janë të arsyeshme. Përveç kësaj, ngjashmëria kulturore dhe gjuhësore është një tjetër arsye pse pacientët e huaj vendosin të vijnë në këtë rajon."
Për të përmbushur kërkesat shëndetësore të pacientëve të huaj në spitalet lokale të Xinjiang-ut, janë ndërmarrë disa masa. Në 5 spitale të nivelit 3A-së të Xinjiang-ut, janë ngritur departamente për shërbime ndërkombëtare dhe janë punësuar mjekë që flasin gjuhë të ndryshme. Deri tani, në këto 5 spitale, ka 500 shtretër për pacientët e huaj dhe janë ofruar shërbimet mjekësore për 10 mijë pacientë të vendeve të tjera. Mayinuer Niyazi na tregon se:
"Vitet e fundit, në spitalet e ndryshme të Xinjiang-ut, janë forcuar shërbimet mjekësore ndaj pacientëve të huaj. Në disa spitalet, janë hapur departamente të posaçme për vizitat e të huajve dhe aty janë vendosur mjekë dhe punonjës të tjerë që mund të flasin gjuhën ruse dhe kazake. Ata merren me shërbimet e dërgimit me ambulancës, trajtimit shëndetësor, shtrimit në spital, ofrimit të vakteve, rezervimit të biletave të avionit etj, duke krijuar më shumë lehtësi për të huajt që nuk flasin gjuhën kineze. Në festa të veçanta perëndimore, punonjësit e këtyre spitaleve vizitojnë dhe mundohen të shoqërojnë pacientët e huaj të shtruar në spital, për ta shtuar atmosferën festive. Këto shërbime janë vlerësuar lart nga pacientët e huaj. Përveç kësaj, në shumë spitalet e nivelit 3A, janë formuar platforma shërbimi shëndetësor jashtë kufijve, ku mund të zhvillohet diagnostikim i sëmundjes përmes internetit. Kjo mënyrë është shumë e mirë dhe kursen kohë."
Pra, niveli akademik shëndetësor i rajonit të Xinjiang-ut ka tërhequr interesin e vendeve fqinje. Ngritja e qendrës së shërbimeve mjekësore ndërkombëtare ofron shans për bashkëpunim ndërkombëtar mes Xinjiang-ut dhe vendeve fqinje. Autoritetet e shëndetit dhe organet përkatëse të Xinjiang-ut bashkëpunuan në niveleve të ndryshme për përgatitjen e talenteve, për studime të ndryshme shkencore etj.
Zv.drejtorja e Spitalit Popullor të Xinjiang-ut Mayinuer Niyazi shprehet:
"Vitet e fundit, studimet shkencore në rajonin e Xinjiang-ut janë zhvilluar me një ritëm tepër të shpejtë. Sipas të dhënave, organet shëndetësore të vendeve fqinje organizuan vizita dhe trajnime në spitale të ndryshme të rajonit. Me ftesën e vedneve fqinje, organizuam edhe vizitat dhe shkëmbimet e grupeve të specialistëve të shëndetit në vendet e tjera. Në disa spitale të rajonit Xinjiang-ut, janë përgatitur uebsajet në gjuhën ruse dhe angleze, të cilat shfaqin plotësisht epërsinë dhe efikasitetin e mjekësisë së Kinës."
Tani, me përkrahjen e qeverisë, po nxitet në mënyrë të pandërprerë ndërtimi i qendrës së shërbimeve mjekësore ndërkombëtare në rajonin e Xinjiang-ut. Më shumë pacientë nga vendet fqinje shkojnë atje trajtim mjekësor. Qendra shërbimeve mjekësore e Azisë Qendrore e Perëndimore në Xinjiang ka shumë perspektiva. Mjekësia Tradicionale Kineze mund të përhapet edhe jashtë Kinës. Mayinuer· Niyazi tha:
"Rajoni i Xinjiang-ut është një dritare e hapjes në Kinën perëndimore. Ky rajon ka epërsi të veçanta rajonale, kulturore, teknologjike etj., të cilat hodhën një bazë shumë të mirë për ndërtimin e qendrës së shërbimeve mjekësore ndërkombëtare. Tani është faza fillestare e ndërtimit të qendrës së shërbimeve në Xinjiang. Duhet të shtojmë përpjekjet për përgatitjen e mjekëve dhe punonjësve të tjerë me qëllim që ata të kuptojnë gjuhë të huaja etj. Por, besoj se me përkrahjen e pandërprerë të qeverisë, do të shpejtohet ndërtimi i qendrës së shërbimeve mjekësore ndërkombëtare dhe kështu pacientët e huaj do të trajtohen me shërbime tepër cilësore."(Xu Guang)