3 mijë vjet më parë kinezët zbuluan sekretin e ruajtjes së shëndetit përmes masazhimit të shputave. Sipas studimeve, masazhi i këmbës ka të njëjtën rrënjë historike me akupunkturën në mjekësinë tradicionale kineze. Në dinastinën Tang(618-907 pas erës sonë), masazhi i këmbës që ishte një pjesë e mjekësisë tradicionale kineze, u përhap në Japoni dhe në Kore. Në dinastinën Yuan(1271-1368 pas erës sonë), masazhi i këmbëve u përhap në Europë. Në shekullin e 20-të, ky masazh u pranua nga qarqet mjekësore të SHBA-së. Në vitin 1985, Shoqata e Mjekësisë Moderne e Britanisë së Madhe e përcaktoi masazhin e këmbës si "metoda e shëndetshme e mjekësisë moderne".
Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, këmba ëshë rrënja e energjisë "Jing". Specialistët janë të mendimit se masazhi i këmbëve bazohet në 4 teori të mjekësisë:
1. Teoria e qarkullimit të gjakut: këmba është pjesa më fundore e trupit, ku janë grumbulluar substanca të dëmshme. Masazhi i shputave mund të shpërbëjë këto substanca të dëmshme të grumbulluara aty, duke e nxjerrë jashtë trupit përmes urinës dhe djersës.
2. Teoria e refleksologjisë: në këmbë gjenden shumë pika akupunkture që lidhen përmes "qarkullimit të energjisë jetike chi" me organet e brendshme të trupit. Masazhi i këmbës mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut përmes stimulimit të pikave, të cilat lëshojnë sinjalet e rregullimit të mjedisit fizik.
3. Teoria holografike: në Teorinë e Mjekësisë Tradicionale kineze, këmba mund të përfaqësojë tërë trupin. Në këmbë fshihen informacionet e plota mbi organet e brendshme të trupit. Nëse masazhoni këmbët ju keni masazhuar tërë trupin.
4. Teoria e akupunkturës: sipas teorisë së akupunkturës të mjekësisë tradicionale kineze, 6 ndër 12 linjat e akupunkturës ndodhen në këmbë. Masazhi i këmbës mund të stimulojë organet e brendshme dhe të forcojë metabolizimin.
Masazhimi i shputave mund të sigurojë shëndet të mirë për të gjithë organizmin. Në këmbë ekzistojnë shumë pikat të akupunkturës dhe është e vështirë që të njohim të gjitha këto pika. Në vijim do t'ju prezentojmë disa metoda të thjeshta për masazhimin e këmbëve në shtëpi:
Ecja mbi gurë
Shumë njerëz pëlqejnë të bëjnë shëtitje në park, gjë që është një stërvitje shumë e shëndetshme. Gjatë shëtitjeve mund të provoni të ecni mbi gurë. Kur është ngrohtë mund të ecni zbathur mbi këto gurë për një masazh më të mirë të shputave.
Në fillim, mund të ndieni pak dhimbje, por kjo ecje do t'ju bëjë shumë mirë.
Masazhi i shputave mund të përmirësojë shëndeti fizik, duke forcuar imunitetin e trupit. Masazhi i këmbës është efikas edhe për shëndetin psikologjik dhe ndihmon kundër pagjumësisë, sëmundjeve në aparatin tretës, diabet, bronkit, alzheimer, sëmundjet e zemrës etj.
Po disa persona nuk duhet të provojnë ecjen mbi gurë:
1. Ata që vuajnë nga Parkinsoni, nga spondiliartroza etj nuk duhet të bëjnë këtë ecje pasi nuk mund të ruajnë ekuilibrin.
2. Pacientët me probleme serioze të gjurit nuk duhet ta provojnë këtë stërvitje të ecjes, pasi rruga jo e njëjtë mund të shtojë ngarkesat e gjurit.
3. Personat me gjymtyrët e poshtme të pafuqshme, nuk duhet të bëjnë këtë stërvitje, për shkak të rrezikut të rënies.
Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, nëse ushtroni presion në pikat refleksive që gjenden tek këmbët dhe që komunikojnë me trurin, atëherë do të kemi stimulim të energjisë chi dhe nxitje të ekuilibrit shëndetësor dhe të trurit.
Refleksologët rekomandojnë se masazhi i këmbëve largon stresin dhe mundëson një ndenjë shplodhjeje si dhe përmirëson cilësinë e gjumit; lehtëson dhimbjen e kokës, përfshi migrenën si dhe redukton nivelin e ankthit dhe depresionit.
Pikat refleksive për trurin gjenden në majë të gishtit të madh të këmbës, po ashtu edhe në majë të dy gishtave të tjerë. Në gishtin e madh ju do të gjeni pikat refleksive për hipotalamusin, gjendrën e hipofizës etj, të gjitha këto shumë të rëndësishme për funksionin e trurit. Këto pika janë më të lehta për t'u gjetur nëse do të njiheni me grafikun apo hartën e refleksologjisë, që përmban të gjitha pikat për cdo organ apo gjendër të trupit. Në Kinë, masazhi i këmbëve është shumë i njohur dhe aplikohet nga pothuajse të gjithë. Ka shumë qendra që ofrojnë masazhe të tilla. Trajtimi nis së pari duke i futur këmbët në ujë të ngrohtë në një enë druri e mbushur edhe me kripëra dhe bimë relaksuese, ndërkohë që masazhatori nis masazhin në zonën e shpatullave dhe më pas me atë të këmbëve.
Trajtimi kombinon pikat e masazhit me mjekësinë me barna bimore kineze. Kinezët besojne se një qarkullim jo i mirë i gjakut ndikon edhe në qarkullimin jo të mirë të energjisë. Mjekët kinezë këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë përpara gjumit, pasi ka efekte shëruese dhe ju ndihmon në përmirësimin e gjumit, kundër plakjes dhe shton jetëgjatësinë. Në shputën e këmbës gjendet shumë enë gjaku, kështu që shkencëtarët e kanë quajtur edhe si "zemra e dytë". Gjithashtu në të ka mbaresa të pafundme nervore të cilat lidhen ngushtë me trurin.