Dy fakte rreth qumështit:
1. Qumështi i çdo specieje përdoret vetëm nga speciet e së njëjtës natyrë. Pra, qumështi tek kafshë të ndryshme shërben për ushqimin e të vegjëlve të tyre brenda të njëjtit lloj. Përveç qënieve humane, asnjë kafshë nuk pi nga qumështi i një kafshe tjetër. Duke marrë shkas nga kjo logjikë, qumështi më i mirë për njerëzit është qumështi që marrin nga nëna e tyre në periudhën e gjidhënies. Përbërja e qumështit tek çdo specie është e ndryshme dhe përshtatet vetëm me kërkesat e trupit të të njëjtës specie.
2. Kërkesa më e lartë për qumësht është vetëm pas lindjes kur i porsalinduri nuk është në gjendje të konsumojë ushqime të tjera. Sipas ekspertëve qumështi nuk është bërë për ta pirë tërë jetën. Asnjë kafshë, përveç njeriut nuk pi qumësht gjatë gjithë jetës.
Nga kjo rezulton se përdorimi i qumështit duhet të reduktohet me kalimin e viteve. Kërkesa më e lartë për qumësht është tek fëmijët deri në moshën 4 vjeç deri në daljen e dhëmbëve, të cilat do t'i duhen për të copëtuar si duhet ushqimin. Në fakt natyra ka ofruar sasinë dhe cilësinë e kërkuar nëpërmjet nënës, sasi kjo që shërben për të focuar shëndetin e fëmijës.
Për vite të tëra besohej se bebja i siguronte antitrupat kur ishte ende në
barkun e nënës. Megjithatë të gjithë e dinë që kjo ishte një bindje e gabuar pasi studimet kanë treguar se bebet vazhdojnë t'i marrin këto antitrupa edhe nëpërmjet qumështit të nënës. "Colostrum" – një qumësht i veçantë i prodhuar në ditët e para pas lindjes përmban një sasi të lartë lactoglobuline, prandaj ai ka rëndësi jetike për shëndetin e ardhshëm të fëmijës. Antitrupat e qumështit janë të njejta me ato që ka nëna në gjakun e saj dhe mbrojnë fëmijën kundër sëmundjeve bakteriale dhe virale. Me pirjen e qumështit të gjirit fëmijët mbrohen nga kolla, ftohjet, pneumonia, difteria, gastroenteriti, dizanteria dhe sëmundje të tjera virale. Më vonë, bebja do ketë aftësi të prodhojë antitrupat e vet.
Edhe qumështi i lopës përmban antitrupa, por ato luftojnë kundër sëmundjeve të lopës, jo të njeriut. Kjo është edhe një nga arsyet pse disa njerëz me sistem të dobët tretës kanë probleme me mostretjen e qumështit të lopës.
Kalciumi tek qumështi: Njerëzit absorbojnë më pak kalcium nga kalciumi që gjendet tek qumështi i lopës në krahasim me qumështin e gjirit. Megjithëse qumështi i gjirit përmban pak kalcium, specialistët theksojnë se nuk është sasia ajo që ka rëndësi, por kalciumi që përthithet në varësi të raportit të kalciumit dhe fosforit tek qumështi, raport ky i papërshtatshëm tek qumështi i lopës.
Dhe është pikërisht përthithja jo e duhur e kalciumit ajo që shton problemet me aciditetin dhe dhëmbët. Më pas kalciumi depozitohet në indet e buta, po ashtu edhe veshkat punojnë më shumë se normalja.
Vendet që konsumojnë më pak qumësht kanë dhe nivel më të ulët të rasteve të prekjes ngfa kanceri.
Një studim norvegjez zbuloi se përbërësit dhe hormonet tek qumështi mund të çojnë në shfaqjen e kancerit.
Më poshtë do të flasim për Jane Plant, një profesoreshë dhe eksperte e njohur e gjeokimisë, por para se gjithash, një nënë e dedikuar dhe një grua.
Ajo në vitin 1987 u diagnostikua me kancer, në moshën 42 vjeçare
Parashikimi fillestar ishte se jeta dhe karriera e saj po merrnin fund. Megjithatë, kjo nuk e bëri atë të heqë dorë dhe të dorëzohej ndaj efekteve të kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Përkundrazi, ajo vendosi të luftonte edhe pse kanceri iu rikthye 4 herë.
Jane filloi të ndiqte një dietë të posaçme, ndryshoi zakonet e saj të jetesës dhe kjo më në fund i'a shpëtoi jetën. Për shkak të efekteve mahnitëse pozitive që kishte kjo dietë, Jane sot përpiqet të informojë gratë për parimet e saj në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e tyre.
Kur Jane u diagnostifikua me kancer, burri i saj, një shkencëtar i njohur dhe me përvojë, ishte duke punuar në Kinë, kështu që nisi të hetonte arsyen pse rastet e kancerit të gjirit janë aq të pakta në Kinë. Gjëja e parë që kuptoi ishte, të ushqyerit dhe këtë i'a rekomandoi gruas së tij.
Kjo metodë ka dhënë efekte të mrekullueshme, kështu që është publike tani. Edhe pse shihet si një metodë e diskutueshme nga shumë njerëz, çdo grua ka të drejtë ta zgjedhë metodën e saj për ta luftuar këtë sëmundje dhe për ta shpëtuar veten.
Pyetja ishte, pse gratë kineze janë të prekura rrallë nga kanceri?
"Kjo më bëri të shqyrtoj çështjen më nga afër dhe kemi gjetur sipas hulumtimeve se, në dietën mesatare kineze, yndyra përbën vetëm 14 për qind të kalorive, për dallim nga dieta mesatare perëndimore ku yndyrnat përfshijnë rreth 36 për qind.
Megjithatë, unë edhe para se të prekesha nga kanceri, jam ushqyer me ushqime që kanë pak yndyrë dhe të pasura me fibra. Për më tepër duhet të dimë se marrja e yndyrnave tek të rriturit, nuk e rrit shkallën e mundësisë të prekjes nga kanceri.
Papritmas, një ditë, teksa po punoja me Pjetrin (burri i saj), dikush nga ne kishte një ide të shkëlqyer: "Kinezët nuk hanë prodhimet e qumështit!"
Kjo ishte një tronditje, e përzier me ekzaltim dhe lumturi të madhe në të njëjtin moment. Ne vetëm menduam se jemi aq afër diçkaje të madhe dhe se të gjitha gjërat më në fund ishin absolutisht të qarta.
"Fillova të mendoja për miqtë e ngushtë kinezë, të cilët mendonin se qumështi ishte vetëm për foshnjat dhe shumë të tjerë që refuzuan produktet e qumështit nga unë.
Megjithatë, unë gjeta se qumështi ishte shkaku kryesor i shumicës së alergjive dhe se trupi nuk mund ta tretë siç duhet sheqerin e qumështit, laktozën.
Para se unë të diagnostifikohesha me kancer të gjirit, konsumova shumë produkte të qumështit ndërsa gjatë kimioterapisë kam konsumuar vetëm kos organik për të ndihmuar tretjen dhe për ta mbështetur zhvillimin e baktereve të mira në zorrë."
Pastaj ajo hoqi plotësisht dorë nga produktet e qumështit, përfshirë qumështin, kosin, gjalpën dhe të gjitha produktet të cilat përmbanin qumësht si dhe ëmbëlsirat, biskotat, margarina, e produkte të tjera, përfshijnë prodhimet e qumështit në një formë ose tjetrën.
Kimioterapia e parë nuk kishte sukses, dhe gunga që kishte në qafë nuk u zvogëlua, por me të ndaluar së konsumuari prodhimet e qumështit, gunga në qafën e saj nisi të tkurrej.
"Mjeku im u habit por ishte edhe mjaft skeptik me mënyrën time të trajtimit të kancerit. Por unë besoj fuqishëm se zbulimi im për luftimin e kancerit ndërlidhet shumë edhe me ekuilibrin e sistemit hormonal dhe shëndetin e gjinjve."
Nga pikëpamja ime, tani unë e lidh qumështin dhe produktet e tij me kancerin, njëlloj si duhanin me kancerin e mushkërive.", shprehet në fund, Jane Plant.
Ajo këshillon që ta nxjerrni nga dieta juaj, qumështin dhe produktet e saj, sepse është shkaku kryesor i kancerit të gjirit.