Aktualisht, akupunktura dhe moxibustioni, metoda të lashta kineze të shërimit që praktikohen dhe sot, po përqafohen çdo ditë nga komuniteti ndërkombëtar, duke u shndërruar në "akupunkturë dhe moksibustion të botës".

Me "gjilpërë" drejt udhëheqjes së mjekësisë kineze në botë, akupunktura është bërë një "shenjë e artë" e mjekësisë kineze. Sipas statistikave, akupunktura aplikohet dhe studiohet në 183 vende dhe rajone në botë. Në vitin 2010, u regjistruan mbi 160 vende dhe rajone të botës që përdorën akupunkturë. Akupunktura kineze ju risjell energjinë dhe ju mbron nga sëmundjet.

Miliona vetë sot në botë besojnë se një gjilpërë e vetme ka fuqi të jashtëzakonshme. Sot njerëzit kanë më shumë besim tekke metodat alternative të shërimit. Sot në SHBA qendrat e klinikës nuk janë vetëm në Chinatown, por në të gjithë vendin. Në fakt për një shkencëtar mund të jetë e vështirë të besojë që ngulja e një gjilpëre në trup mund të vrasi sëmundjet, dhe në fakt skepticizëm kanë treguar edhe qytetarët e thjeshtë.

Akupunktura është një metodë alternative me përdorim të gjilpërave (acus = gjilpërë). Origjinën e ka 4000 vjet më parë në Kinë. Sipas kinezëve,

çekuilibrimi i energjisë chi, apo i forcës së jetës, është burimi i çdo

sëmundjeje. Kanalet imagjinare ku rrjedh energjia chi quhen meridianë dhe mendohet se janë 20 të tilla dhe 2000 pika akupunkture. Prandaj, ku ka bllokim dhe çekuilibër të forcave yin dhe yang, përdoret akupunktura për të sjellë qarkullimin e mirë të energjisë. Kjo metodë sot është bërë shumë e populluar edhe në Perëndim, ku besohet se përdorimi i gjilpërave në pika të posaçme të akupunkturës stimulon sistemin nervor qendror dhe në tru nis një efekt i ngjashëm me atë të qetësuesit.

Migrena është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të sëmundjeve që arrin të trajtojë akupunktura.

Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin. Përparësia më e madhe që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore. Konceptet thelbësiore të yin-it dhe yang-ut si dhe energjisë jetike (chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe të kuptuarit e sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët yang të trupit takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe të energjisë chi aty. Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje

varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë chi dhe gjakut, si dhe një balancë e forcave yin dhe yang. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë yin dhe yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar.

Xhoana nga USA

"Më ndryshoi jeta, m'u duk sikur kisha gjunj të rinj, një mrekulli"

Ndërsa Peter thotë se sa herë që lëviz supin, bërtet nga dhimbja dhe vetëm me një seancë akupunkture ai pa që dhimbja ishte zhdukur si me magji.

Akupunkturisti kinez në SHBA na sqaron se akupunktura ka mbi 20 vjet atje dhe është përdorur për shërimin e një sërë sëmundjesh, ndërkohë që Kinë është përdorur për mijëra vjet.

"Akupunktura trajton pothujase gjithcka që nga alergjitë tek dhimbjet, e deri tek problemet gastrointestinale.Pra një gamë të gjerë sëmundjesh kronike. Ajo gjithashtu përdoret për mirëqënien e përgjithshme të trupit dhe për të forcuar sistemin imunitar. Pra nuk duhet ta bëni vetëm kur keni dhimbje apo kur sëmureni. Efektet e akupunkturës mund t'i ndieni pas 20-30 minutave të terapisë, por ka raste edhe pas disa seancave."

Një tjetër mjek amerikan shprehet...

"Gjilpërat e akupunkturës ngulen në afërsi të nervave po nuk futen tek nervat dhe ato i stimulojnë këto nerva dhe më pas dergojnë sinjale në tru.

Më pas truri juaj lëshon një substancë që quhet endorfinë dhe ky është mekanizmi që mendojmë se si akupunktura funksionon dhe se si ajo arrin të heqë dhimbjen".

Pothuajse i gjithë Hollivudi në dashuri me gjilpërën...

Penelope Cruz ka nxjerrë disa foto ku shfaqet me gjilpëra në vesh. Supermodelja Kate Moss e përdori akupunkturën për të lënë drogën dhe për të lehtësuar astmën dhe artritin.

Oprah Winfrey gjithashtu e përdor akupunkturën rregullisht. Modeli Iman

Abdulmajid e përdor për shëndetin në përgjithësi, ndërkohë kanceri i Valerie Harper's u kurua 90 % nga kjo terapi. Sheryl Crow përjetoi një përmirësim të madh nga përdorimi i bimëve kineze për të kuruar kancerin e gjirit. Këngëtarja Celine Dion nëpërmjet akupunkturës arriti të ngelte shtatzënë me binjakët e saj në moshën 42-vjeçare. Ajo e ndihmoi Mariah Carey-n me këshillën e saj për përdorimin e akupunkturës, e cila lindi dhe ajo binjakë në moshën 40-vjeçare. Aktorja Natalie Portman tha se akupunktura e ndihmoi në reduktimin e stresit gjatë shtatzënisë, ndërkohë Kate Winslet shprehet se kjo metodë i ka ulur dhimbjet. Dr. Sunita Kapur nga një spital në Nju-Delhi thotë se akupunktura mund të stimulojë sistemin hormonal tek femrat dhe të ndihmojë për ngeljen shtatzënë.

Është një kurë e mrekulllueshme për dhimbjet e artritit, migrenës dhe tendosjes së muskujve. Këngëtarja Gwen Stefani arriti të shpëtonte nga migrena falë akupunkturës, si dhe trajtoi me të djalin e vet të vogël. Ka disa yje të tjerë të njohur që me akupunkturë kanë trajtuar kafshët e tyre shtëpiake. (Albana)