Keni provuar një sërë mënyrash por kilet e tepërta nuk duan të zhduken? Ka ardhur koha që të provoni dietën 'zen', metodën taoiste e cila kujdeset për trupin dhe mendjen, për të krijuar një ekuilibër perfekt dhe për të garantuar një siluetë të admirueshme.

Në mjekësinë tradicionale kineze, ushqimi konsiderohet si një aleat i vërtetë për shëndetin dhe klasifikohet në bazë të energjisë që i jep trupit tonë.

Gjëja e parë që duhet të bëni, është që të mos e teproni me të ngrënë dhe të mos rëndoheni, duke u ngritur nga tavolina, me pak fare uri.

Merrni kohën e nevojshme për të drekuar ose darkuar, e rëndësishme është që të konsumoni vaktet me qetësi, duke e përtypur çdo kafshatë 15 herë, në mënyrë që të lehtësoni tretjen dhe të shmangni dhimbjet e stomakut.

Këshillohet që të mos e teproni me ujin gjatë vakteve, por mundoni që ta përdorni ndërmjet tyre, në mënyrë që të mos e mbingarkoni stomakun, shkruan noa.al.

Mundohuni që të eliminoni ushqimet e skuqura, fast foodet, ushqimet e konservuara, ashtu sikundër bukën e bardhë dhe sheqerin. E rëndësishme është që të shmangni ngrënien vakt e pavakt, pasi kështu rrezikoni që të shtoni peshë.

Sipas kuzhinës kineze, preferohen ushqimet e pjekura me avull ose në furrë, sallata dhe perimet e gjalla. Në këtë mënyrë janë më të tretshme dhe ruajë më mirë vitaminat. Perimet dhe zarzavatet nuk duhet të mungojnë asnjëherë gjatë vakteve, pasi është burimi kryesor i energjisë. Këshillohet që të përdoren rregullisht edhe bishtajat

Dieta e Budës

Çelësi i dietës së Budës qëndron tek kufizimi i kohës se të ngrenit: psh në vend që të shqetësoheni se çfarë apo sa të hani, dieta ju kërkon që të përqëndroheni në atë që hani dhe të ngushtoni kohën e të ngrënit deri në 9 orë. Studimet tek minjtë dhe njerëzit kanë treguar se kufizimi i kohës është një metodë efektive për humbjen në peshë. Sipas kësaj ideje, metabolizmit tuaj i nevojitet një pushim nga ushqimi, po themi një formë agjërimi.

Ja si të mbani dietën e Budës.

1. Hani ç'të doni (nëse janë të shëndetshme)

Një gjë e mirë për Dietën e Budës është se nuk ka rregulla drastike për ushqimet që duhet të hani, por evitoni sheqernat yndyrnat dhe karbohidratet, si dhe ushqimet e gatshme. Mos hani në darkë vonë.

2. Një ditë në javë hani çfarë të doni

Dieta e Budës ju lejon të keni një ditë në javë ku mund të hani çfarë të

dëshironi, përfshi pica, apo burger.

Autori i kësaj diete Zigmond shpjegon se ushtrimet nuk djegin dhe aq kalori sa mendojmë ne, e nga ana tjetër sa më shumë ushtrohemi aq më shumë oreks kemi. Prandaj kjo dietë nuk kërkon që të ushtroheni për orë të tëra në palestër, por nga nxit të meditojmë si dhe të bëjmë joga e tai chi. Zigmond na rekomandon që të ushtrohemi në mëngjes me stomak bosh pasi kjo gjë ju bën që të digjni 20% më shumë yndyrë se sa kur stërviteni pas buke.

3. Mos e përfundoni të gjithë ushqimin

Gjatë kësaj diete duhet të mendoni nëse ushqimi i tepruar është më mirë të hidhet në kosh apo në stomakun tuaj. "Ju e keni një zgjidhje," shkruan Zigmond. "Ose të përdorni një kosh plehrash, ose të jeni ju vetë koshi."

4. Kushtojini vëmendje ushqimit

Për shkak se kjo dietë kërkon që t'i kushtoni vëmendje orës dhe të mendoni atë që po hamë dhe kur po e hamë, Zigmond thotë, "ju bën që të fokusoheni më shumë." Dhe kur fokusoheni gjatë të ngrënit nisni të kuptoni sa po hani. Mundohuni t'i përdorni këto këshilla. Do të shihni që Dieta e Budës nuk është një plan i mirëfilltë ushqimi, por një sistem ekuilibri jetësor. Provojeni dhe ndoshta do të humbisni disa kilogramë dhe një shëndet më të mirë në përgjithësi.

Dieta pa mish

Për shumë njerëz, dieta vegjetariane është e mistershme dhe konfuze. Ata mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë një pjatë vegjetariane. Për ta, dieta vegjetariane duket boshe dhe pa shije duke imagjinuar gjethe sallate dhe qepë. Por e vërteta qëndron ndryshe, vegjetarianët hanë një mori ushqimesh bimore përveç sallatës dhe qepëve. Megjithatë atyre u vijnë në mendje shumë pyetje. A marrin vegjetarianët mjaftueshëm proteinë duke shmangur mishin, a përfshihen vezët dhe qumështi, është kjo dietë për arsye mjekësore, ekologjike apo etike?

Për të gjitha këto pyetje ka përgjigje. Së pari të shohim përkufizmin e vegjetarianizmit. Vegjetarianizmi është praktika e dietës që përjashton mishin (produktet e procesit të therjes dhe ato të gjahut, peshqit dhe frutat e detit si dhe shpendarinë). Ka disa variante të dietës, disa prej të cilave përjashtojnë vezët

dhe/ose produktet me origjinë nga kafshët e prodhimit si bulmetrat ose mjalti. Vegjetarinët të cilët hanë vezë shpesh preferojnë vezë nga pula të mbarështimit të lirë

Figura e gladiatorëve na sjell në mendje forcën, ushtrimet e vështira,

pathyeshmërinë dhe makinerinë perfekte të luftës: njeriu kundër njeriut.

Gladiatori ishte një lloj heroi sportiv që u servirej edhe mjekësia e kohës.

Statujat dhe pikturat na e tregojnë qartë këtë botë të egër të gladiatorëve. Duke reflektuar mbi dietën moderne të atletëve, ne duhet të prisnim që gladiatorët të kishin një dietë të pasur proteinike. Analizat në kockat e tyre kanë shfaqur hipotezën se ata ishin atletë vegjetarian ndërsa në të dhënat Romake, Pliniusi, historiani antik i tregon gladiatorët si "hordearii" (elb ngrënës). Sipas disa studjuesve, njerëzit që konsumojnë më shumë bimë dhe më pak

mish kanë një nivel më të rritur të stronciumit në kockat e tyre. Niveli i stronciumit në kockat e gladiatorëve është rreth dy herë më i lartë se niveli në kockat e banorëve bashkohës.