Turizmi mjekësor tashmë është një realitet i ri për mjaft vende të botës. Kina një vend me mjekësi të zhvilluar dhe tërheqëse përsa i përket trajtimit të pacientëve me mjekësinë tradicionale, vitet e fundit është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turizmit mjekësor.

Një grup pacientësh norvegjezë me probleme në sy po trajtohen me Mjekësi Tradicionale Kineze në një spital syri në Pekin, si pjesë e paketës së udhëtimit mjekësor.

Udhëtimet në Kinë që ndërthurin turizimin me trajtimet mjekësore po bëhen shumë të popullarizuara tek të huajt.

John Jesi është një ndër paicentët nga Norvegjia që erdhi në Pekin për turizëm mjekësor tradicional kinez.

Kjo është hera e 3-të që ai merr pjesë në udhëtimet për kurimin e syve pranë Spitalin të Syve të Akademisë së Shkencave të Mjekësisë Kineze.

Ai në 4 vitet e fundit ka vuajtur nga një problem kronik i syrit të quajtur AMD.

Jesi thotë se metodat e mjekësisë tradicionale kineze që përdori në Pekin, lehtësuan dhimbjet e tij dhe i sollën shpresë.

"Trajtimi ishte si ajo drita në fund të tunelit. U trajtova me akupunkturë. Ky është udhëtimi im i tretë dhe ndihem i lumtur, meqë jam dhe ndër personat e paktë që ka shanse të provojë metoda të mjekësisë kineze. Tani ekzistojnë 15 mijë njerëzi që kanë këtë sëmundje dhe 90 përqind nuk e dinë se janë të prekur nga ajo. Jam i lumtur që vendosa të vij në Kinë dhe të marr këtë vendim për përmirësimin e jetës sime."

Artisti norvegjez 76-vjeç tha se shpreson se ky trajtim do t'i lejojë të vazhdojë punëm dhe mësimin në vitet e ardhme.

John Jesi filloi trajtimet e tij në vitin 2015 në një qendër të MTK-së në qytetin Tonsberg në Norvegji, i cili ofron metodat mjekësore tradicionale kineze për sëmundjet si problemet e syrit, migrenë, kockat etj.

Ole Frydenlund është drejtuesi i qendrës MTK në Tonsberg dhe përgjegjës i Klinikës së Syrit të Saint Olav-it.

Klinika e tij nënshkroi një marrëveshje me Spitalin e Syrit të Shkencave të Mjekësisë Kineze për ta ndërtuar qendrën MTK në Norvegji.

Sipas statistikave nga Shoqata e Studimeve të Akupunkturës thuhet se një e pesta e popullit norvegjez duhet të trajtohet me akupunkturë.

Në bazë të popullaritetit nga këto statistika, Ole Frydenlund vendosi qendrën e tij MTK.

Ai nisi trajnimin e tij MTK në vitet 1990 dhe deklaroi se ka zbuluar që këto metoda mund të jenë shumë efektive në ndihmën e njerëzve me probleme kronike të syrit.

"Eric dhe unë kemi udhëtuar rreth botës për ta mësuar teknikat e ndryshme mjekësore, me qëllim që të ofrojmë për pacientët metodat më të mira të mundshme. Shumica e sëmundjeve të syrit janë vështirë të trajtohen dhe shumë mjekë nuk kanë celësin e zgjidhjes. Mendoj se metodat tradicionale mund t'u ofrojnë atyre një farë ndihem dhe pse jo më shumë shpresë për të ardhmen."

Që nga viti 2015, dhjetra pacientë kanë udhëtuar në Spitalin e Syrit në Pekin për trajtime dyjavore.

Gjatë kohës së lirë, këta pacientë kanë mundësi të njihen dhe sodisin bukurinë e Pekinit.

Gao Yun, shefi i Spitalit të Syrit të Akademisë së Kinës të Shkencave Mjekësore Kineze, tha se terapitë e personalizuara janë krijuar për çdo pacient, sipas kushteve të tyre të veçanta.

"Turizmi mjekësor u sjell pacientëve dobi të madhe. Nga një anë, udhëtimi u jep mundësi njerëzve të relaksohen. Nga ana tjetër, mirëmbajtja shëndetësore është një pjesë kryesore e trajtimit. Udhëtimet e trajtimit ndihmojnë pacientët të lehtësohen, duke forcuar efektivitetin e trajtimit. Pacientët gëzojnë dobi afatgjatë nga turizmi mjekësor."

Shumë spitale në Pekin po përpiqen për organizojnë paketa udhëtimi për të shtuar interesat e të huajve ndaj mjekësisë tradicionale kineze

Çdo vit është vlerësuar se Pekini mirëpret afro 170 milionë vizitorë të huaj dhe kinezë, 30 e të cilëve kryejnë shërbime shëndetësore.

Rusët zenë vendin e parë përsa i përket turistëve që vizitojnë Kinën për motive shëndetësore, nisur nga cilësia e lartë e shërbimeve dhe çmimet e pranueshme. Media kineze njofton se gjithnjë e më shumë rusë vizitojnë provincën verilindore të Kinës Heilongjiang, për trajtime mjekësore edhe për faktin se ajo ndodhet pranë kufirit ruso-kinez

Terapia e zjarrit është një ndër më të përhapurat përsa i përket trajtimit mjekësor tradicional në Kinë. Pikërisht këtë lloj terapie e zgjedhin shumë prej vizitorëve rusë të ardhur në Kinë për shkaqe shëndetësore.

Vali është një paciente ruse nga Vladivostoku e cila vuan prej vitesh nga reumatizma. Ajo thotë se pas shumë trajtimesh të dështuara në vendin e saj ka ardhur në Harbin për të provuar terapinë e zjarrit.

Një revistë lokale, që i kushton një artikull turizmit shëndetësor të rusëve në Kinë thekson se vetëm 1/5 e rusëve nga Lindja e Largët janë të kënaqur me shërbimet mjekësore në spitalet rajonale. Për këtë arsye dhe nisur nga afërsia gjeografike shumë rusë zgjedhin mjekimin në Kinë. Kontrollet mjekësore dhe mjekësia tradicionale kineze janë mjaft popullore për banorët ruse të rajoneve fqinje me Kinën.

Sipas Tamarës një ruse nga Liqeni Bajkal çmimet e kontrollit shëndetësor në Kinë janë më të arsyeshme se sa në Rusi dhe ajo tregon se ajo vjen 3 herë në vit këtu për kontroll mjekësor.

Përse rusët preferojnë shërbimet mjekësore të Kinës ?

Heqja e regjimit të vizave me Rusinë dhe pranimi i rubles ruse në Suifenhe ka lehtësuar ndjeshëm turizmin mjekësor në këtë zone të Kinës. Vizitorët nuk janë vetëm nga zonat kufitare mes Kinës dhe Rusisë por edhe nga qytete të tjera ruse.

Shërbimi mjekësor në Rusi është falas, por tashmë vihet re një prirje në rritje e qytetarëve rusë, kryesisht nga Lindja e Largët që vijnë për shërbime mjekësore në Kinë. Një nga rusët që vijnë në klinikat kineze për trajtim thotë se teknikisht shërbimi mjekësor në spitalet ruse është falas, por në shumicën e rasteve për të patur një kontroll mjekësor duhet të presësh shumë, kurse klinikat private janë shumë të shtrenjta.

Sipas këtij rusi edhe pajisjet e spitaleve dhe të klinikave kineze janë më të përparuara se sa ato në shumë spitale ruse. Për përballimin e fluksit të pacientëve rusë, spitalet në qytetin kinez Suifenhe kanë krijuar mjaft lehtësi, mes të cilave dhe në punësimin e mjekëve me përvojë, por dhe përkthimin në gjuhën ruse të shumë prej shërbimeve që ato ofrojnë.

Zha Minghui, mjek i Spitalit Popullor në Suifenhe, të provincës Heilongjiang thotë se kur për here të pare një ekip mjekësh kinezë të kësaj zone kishte promovuar shërbimet e veta në Rusinë fqinje interesi nuk ishte i madh. Por mjeku shton se aktualisht numri i rusëve që kryejnë shërbime mjekësore në spitalin e tyre është rritur ndjeshëm dhe kryesisht ata interesohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, ato gjinekologjike dhe obstetrike, kirurgjinë plastike por edhe për shërbimet që ofron mjekësia tradicionale kineze.

Drejtori i Spitalit Popullor në Suifenhe, Chen Manchang thotë se pritet që në vitin 2017 numri i pacientëve rusë të rritet 70%.

Turizmi shëndetësor nxitet dhe nga transporti me trena të shpejtësisë së lartë në zonën kufitare kino-ruse. Zgjerimi i linjës brenda territorit rus, do të rritë numrin e pacientëve rusë në Kinë. (Xu Guang)