Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, të gjitha sëmundjet shkaktohen nga çekuilibrimi i forcave 'yin' dhe 'yang' në trup.

Tani në Kinë po vihet re një trend në rritje, akupunktura e cila ndihmon për rregullimin e energjisë chi që përbëhet nga forcat yin dhe yang po përdoret edhe tek kafshët shtëpiake, sidomos tek macet dhe qentë që vuajnë nga problemet me shtyllën kurrizore.

Në Shangai, një praktikues i mjekësisë tradicionale kineze e aplikon akupunkturën si një trajtim alternativ për kafshët e paralizuara.

Klinikat në qytetet e mëdha në Kinë kanë trajtuar me akupunkturë mijëra qen dhe mace gjatë 4 viteve të fundit.

Gjilpërat e gjata dhe të holla ngulen në trupin e kafshëve dhe më pas vendoset një rrymë elektrike perms këtyre gjilpërave që përçohet tek trupi i kafshës.

Disa lloje të veçantë qensh kanë problem me shpinën ose paralizat.

Por, për disa në Kinë, çdo sëmundje mund të trajtohet duke përdorur terapi alternative, si akupunkturë.

Qendra Mjeksësisë Kineze e Shangait për Shëndetin e Kafshëve ka trajtuar 2,000 mace dhe qen me akupunkturë gjatë katër viteve të fundit, sipas medieve kineze.

"70 % e kafshëve që vuajnë nga disku dhe hernia diskale çojnë në paraliza të këmbëve," thotë Jin Rishan, një praktikues në klinikë.

Ai shtoi se mjekësia perëndimore nuk ndihmon shumë në këtë aspekt.

Rasti i një qeni që kishte thyer kurrizin pas një rënie fatale nga lartësia pati përmirësim pas disa seancave të akupunkturës.

Kuajt gjithashtu kanë marrë trajtim me akupunkturëaq gjatë sad he njerëzit —qysh kur nisi praktikimi i kësaj terapie në Kinë në 2,500 vjet më parë. Në atë kohë kuajt kishin një vlerë të jashtëzakonshme për kinezët, dhe shëndeti i tyre ishte po aq i rëndësishëm sa dhe i të zotëve të tyre. Sot akupunkturistët veterinarë mund të tratojnë me akupunkturë pothuajse çdo kafshë, nga ariu deri tek qeni. Kurset e trajnimit, si ato nga Shoqata Ndërkombëtare e Akupunkturës Veterinare, u mësojnë veterinerëve të licencuar si ta zbatojnë akupukturën në praktikë.

Akupunktura mendohet se ka shkuar në SHBA në vitet 1800 me emigrimin e doktorëve kinezë. Megjithatë, ajo u bë e famshme në vitet 1970, dhe qysh nga ajo kohë popullariteti i saj ka qenë në rritje. Edhe pse shumë e shohin skeptike apo si një mjeksëi të pabazuar në shkencë, ata të cilët e praktikojnë këtë akupunkturë thonë se efektet janë të mëdha.

Akupuktura veterinare është zbatuar si për kafshët shtëpiake ashtu edhe për kafshët në kopshtin zoologjik.

Sipas kërkimeve shkencore, ngulja e gjilpërave mund të nxitë trurin të prodhojë endorfinë dhe kështu dhembja qetësohet. Akupunktura jo vetëm ngre aftësinë e njerëzve në luftimin e sëmundjeve, por, gjithashtu, përmirëson edhe sistemin e sjelljeve nervore dhe rregullon presionin e gjakut, pulsin dhe shumë reagime të tjera psikologjike. P.sh., terapia e akupunkturës së veshëve është përdorur për të kuruar abuzimin me drogë, me të cilën janë stimuluar pika të sigurta akupunkture. Pikat e akupunkturës janë vendet ku kjo energji vitale ngrihet afër sipërfaqes

së trupit dhe, ngaqë kemi të bëjmë me kanale të padukshme, nëpër të cilat qarkullon kjo energji vitale, kur një person sëmuret, shfaqen reaktorë të tillë si dhembja, enjtja etj. Ngjyra, temperatura dhe paraqitja e lëkurës së pjesëve të trupit të personave të sëmurë me ato korresponduese të personave të shëndetshëm është e ndryshme. Nëpërmjet vëzhgimit dhe prekjes së reaktorëve të tillë, doktorët mund ta trajtojnë efektivisht sëmundjen. Për të vendosur barazpeshën në trupin e njeriut, akupunkturisti stimulon ato pika të akupunkturës që do të kundërveprojnë ndaj mosbarazpeshës. Kështu,nëse njerëzit kanë energji vitale të palëvizshme, praktikuesi do të zgjedhë pika të veçanta

për ta stimuluar atë. N.q.s. energjia vitale është shumë e ftohtë, ai do të

zgjedhë pika që e ngrohin atë. N.q.s.energjia vitale është e bllokuar, ai do ta zhbllokojë atë. Në këtë mënyrë akupunktura mund të ribarazpeshojë sistemin e energjisë, mund të rivendosë shëndetin, madje, mund edhe të parandalojë zhvillimin e sëmundjes.

Në klinikat e akupunkturës, specialistët në fillim zgjedhin pikat e duhura ku do përdorin gjilpërat përgjatë meridianëve të ndryshëm sipas problemeve të identifikuara të shëndetit. Më pas, në këto pika ngulen disa gjilpëra të holla. Këto gjilpëra janë metalike. Sot kemi gjipëra ari, argjendi, bakri dhe, madje, edhe gjipëra që i rezistojnë oksidimit.

Akupunktura zgjat 15 deri në 30 minuta, kryhet një herë në ditë dhe është e mirë për ruajtjen e shëndetit dhe për jetëgjatësinë.

Protokollet e trajtimit, shpeshtësia dhe kohëzgjatja bëhen në bazë të gjykimit të ekspertit, nga konsulta me pacientin. Një trajtim normal mund të përbëhet nga 10-15 seanca trajtuese.

Efiçenca e një trajtimi me akupunkturë varet shumë nga diagnoza e saktë

mjekësore. Gjithashtu edhe aftësia dhe teknikat e specialistit kanë një ndikim shumë të madh tek rezultati përfundimtar. Akupunktura mund të jetë tejet efektive për shumë probleme dhe sëmundje shëndetësore, por në Perëndim, pacientët e përdorin akupunkturën si "gurin e fundit" për problemet e tyre kronike e afatgjata.