Në qytezën Heyen të Gjermanisë, ka një akademi që promovon terapinë e meridianit, pjesë e Mjekësisë Tradicionale Kineze e njohur si Akademia Europiane e Penzelit. Ajo u themelua 5 dekada më parë nga akademiku gjerman Willy Penzel, me qëllim promovimin terapisë së meridianit. Në këtë akademi janë përgatitur 65 mijë terapistë të Mjekësisë Tradicionale Kineze.
Një nga arsyet e hapjes së Akademisë ishte sëmundje që preku të fejuarën e Penzelit, e cila nuk mund të shërohej pas një ndërhyrje kirurgjikale. Penzeli kishte lexuar rreth përdorimit të masazhit kinez në raste të tilla sëmundjesh, ndaj ai e provoi këtë tek e fejuara, e cila u shërua plotësisht. Më vonë, Penzel nisi studimin e teorisë së meridianit të MTK-së, librat klasikë tëakupunkturës dhe moksibustion-it. Pas kësaj, Penzel krijoi terapinë specifike të masazhit për Gjermaninë dhe Europën, Terapia e Meridian-it. Nënkryetari i Akademisë Matthias Wienmann flet për këtë:
"Për shkak të mosnjohjes nga shoqëria gjermane të akupunkturës dhe moxibustionit përdorimi i tyre është i kufizuar. Por, Penzel shfrytëzon një pajisje metalike në formë tubi për të stimuluar pikat e akupunkturës. Në krahasim me gjilpërën, kjo metodë e butë nuk shkakton gjakderdhje dhe është më e pranueshme për pacientit. Pikërisht kjo është Terapia e Masazhit e Meridianit të Penzelit."
Dallimet kulturore mes perëndimit dhe lindjes ndikojnë që perëndimorët ta pranojnë me vështirësi 5 elementet e MTK-së si "metal, dru, ujë, zjarr, ajër".
Përgjegjësja e Akademisë Europiane të Penzelit Liu Jin shprehet:
"Kjo metodë është e thjeshtë, e sigurt dhe e efektshme. Pas trajnimit mbi teorinë e merididianit, kursantët gjermanë do të njihen me përmbajtjen e 5 elemnteve të MTK-së. Për këtë qëllim akademia ka hartuar mbi 100 metoda mësimdhënieje."
Në 30 vitet e fundit, Akademia Europiane e Penzelit ka hapur 25 degë në Austri, Zvicër, Itali etj., ku studiojnë mbi 2100 kursantë, shumica e të cilëve me formim mjekësor. Duke folur për rezultatet e kësaj teorie nënkryetari i Akademisë Matthias Wienmann thotë:
"Kursantët duhet të mos kenë paragjykime gjatë studimit të Mjeksësië Tradicionale Kineze, të cilën paraprakisht nuk e njohin. Me studimin e saj intensiv në këtë akademi ata shohin konkrekisht efektet praktike mjekësore."
Deri tani, Terapia e Meridianit e Penzelit nuk është përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore të Gjermanisë, gjë që i përjashton nga rimbursimi pacientët gjermanë. Për këtë arsye Akademia Europiane e Penzelit u ofron atyre "3 trajtime falas".
"Ne ua kemi bërë të qartë kursantë që të mos ofrojnë shërbime mjekësore me qëllim përfitimi. Filimisht pacientëve të interesuar u ofrohen 3 trajtime falas dhe vendoset ndjekja e terapisë pas reagimit shëndetësor të pacientëve. Nëse terapia nuk kia efekte të dukshme, ajo menjëherë ndalohet. Ky është një parim bazë i yni për të ndërtuar besimin e ndërsjellë mejk-pacient që përbën bazën e mjekësisë tradicionale kineze." (Xu Guang)