Çaji jeshil Matcha është një çaj me shumë antioksidantë, që është konsumuar prej shumë vitesh në Lindjen e Largët dhe tani konsiderohet si një superpije në mbarë botën.

1. Pesë herë më shumë antioksidantë se çdo pije apo ushqim tjetër

Të gjithë ne kemi lexuar apo dëgjuar kur thuhet, ky apo ai ushqim apo kjo pije është e pasur me shumë antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira.

Antioksidantat janë enzima magjike që luftojnë efektet negative te rrezatimit ultavjolet, na japin një lëkurë të lëmuar dhe në dukje jo të plakur si dhe parandalojnë kancerin. Antioksidantët sot i gjejmë tek frutat, perimet, farat apo çokollata e zezë e vera. Dobia mahnitëse e çajit jeshil Matcha është se vetëm një tas çaj siguron 5 herë më shumë antioksidantë se çdo ushqim tjetër.

2. Ju qetëson

Për një periudhë mbi 1 mijëvjeçare çaji jeshil matcha është përdorur nga kinezët dhe japonezët si mjet relaksi. Gjendja e lartë e ndërgjegjes shkaktohet nga aminoacidi L-Theanine, që ndodhet në gjethen e çajit jeshil. Ai nxit prodhimin e valëve alfa në tru e cila sjell qetësimin duke ja kaluar përgjumjes të shkaktuar nga ushqimet e tjera.

3. Rrit energjinë dhe rezistencën

Samurait pinin çaj jeshil matcha para se të niseshin në betejë për shkak të

veçorive energjike që kishte çaji jeshil. Kjo ndodh për shkak se ky çaj ka një kombinim unik të lëndëve ushqyese si dhe përmban kafeinë gjithashtu. Askush nuk përjeton efekte anësore si nervozizëm dhe hipertension.

4. Ju dobëson

Çaji jeshil Matcha nxit metabolizmin dhe ndihmon trupin në djegien e yndyrës 4 herë më shpejt sesa normalja.

5. Eleminon toksinat nga organizmi

Gjatë 3 javëve përpara se gjethet e çajit jeshil matcha të vilen, ato mbulohen me Camellia sinesis që i pengon atyre dritën e diellit. Kjo shkakton një prodhim të jashtëzakonshëm të klorofilit në rritjen e re të kësaj bime. Nivelet e larta të klorofilit jo vetëm që i japin çajit ngjyrën e jeshile, por e shndërrojnë atë edhe në një detoksifikues të mrekullueshëm.

6. Forcon sistemin imunitar

Çaji jeshil matcha përmban kalium, vitaminë A dhe C, hekur dhe kalcium. Studime të mëtejshme kanë sugjeruar madje se lëndët ushqyese tek çaji jeshil matcha mund të kenë aftësi të pengojnë sulmet e HIV-it në qelizat njerëzore.

7. Përmirëson kolesterolin

Studimet e ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët pinë çaj Matcha

rregullisht kanë nivele të reduktuara të kolesterolit të keq ndërsa në të

njëjtën kohë shfaqin nivele të larta të kolesterolit të mirë. Njerëzit që pinë

çajin jeshil Matcha kanë përqindje shumë më të ulët që të kenë sëmundje zemre sesa ato që nuk e pinë atë.

8. Nxit kujtesën dhe përqendrimin

Një efekt anësor i L-Theanine është prodhimi i dopaminës dhe serotoninës. Këto dy kimikate shërbejnë për të rritur humorin, përmirësuar memorien dhe nxisin për një memorie më të mirë.

9. Shije dhe aromë e mrekullueshme

Të pish diçka vetëm se është e shëndetshme mund të jetë njëlloj si të pish

ilaçe. Është bezdisëse dhe ju mund ta urreni, por jeni të detyruar ta bëni sepse është në dobi të shëndetit tuaj.

Fatmirësisht, matcha është absolutisht i mrekullueshëm si në aromë ashtu edhe në shije.

10. Parandalon diabetin e tipit 2

Çaji matcha parandalon diabetin e tipit 2, sipas disa studimeve. Konsumoni një kupë në ditë dhe do të keni përmirësime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë trupit tuaj.

Rrit metabolizmin dhe djegien e kalorive;

Pastron trupin nga helmet në mënyrë natyrale;

Qetëson të menduarit dhe relakson trupin;

Është i pasur me fibra, klorofil dhe vitamina;

Përmirëson humorindhe ndihmon në përqëndrim;

Përmban Vitaminë C, Selen, Krom dhe Magnez;

Parandalon shumë sëmundje;

Redukton kolesterolin e keq dhe sheqernat në gjak.

Një tjetër element i rëndësishëm i çajit në fjalë është përmbajtja e lartë e catechinsve, më konkretisht EGCg, me veprim antikanceroz.

Përdorimi:

1 lugë çaji në një filxhan çaji me ujë të nxehtë, çdo mbrëmje. Gjithashtu përdoret në ëmbëlsira, gatime të ndryshme, bollgur, smoothie, i jep ngjyrë dhe shije supave dhe pureve.

Përdoret në qumësht, shtohet në çajra, lëngje, në marinimin e shumë ushqimeve, në kokteje, limonada, lëngje të ftohta madje dhe në kafe,