Në datat 6 dhe 7 korrik u mbajt në Tianjin Konferenca e Ministrave të Shëndetësisë të vendeve të BRIC-ut, që quhet edhe Konferenca e Lartë e Mjekësisë Tradicionale. Zv.drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Administratës Kombëtare të Mjekësisë dhe Medikamenteve Tradicionale Kineze, Zhu Haidong tha se vendet e BRIC-ut janë vende të mëdha ku ushtrohet mjekësia tradicionale. Ai shpreson se kjo konferencë do të promovojë përhapjen e mëtejshme të mjekësisë tradicionale në vendet e BRIC-ut dhe vendet e tjera, duke ndihmuar shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës.
Deri tani, mjekësia tradicionale kineze është përhapur në 183 vende dhe rajone të botës. Në mbi 30 vende dhe rajone janë vendosur qindra universitete dhe institute të Mjekësisë Tradicionale Kineze, për të përgatitur vendësit për praktikimin e kësaj mjekësie të lashtë, por shumë efikase. Çdo vit, mbi 13 mijë studentë të huaj vijnë në Kinë për të mësuar mjekësinë kineze, afro 200 mijë pacientë të huaj kanë ardhur në Kinë për t'u trajtuar në klinikat dhe spitalet kineze me këtë mjekësi.
Në maj të çdo viti, Shoqata e Akupunkturës dhe Trajtimeve Neurologjike organizon një trajnim njëjavor për trajtimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze për mjekët gjermanë.
Në këtë trajnim mbi akupunkturën mbi 10 mjekë të rinj gjermanë dëgjojnë me vëmendje informacione mbi meridianët (kanale imagjinare të energjisë në trup). Profesorja Regina Schwanitz ka mbi 40 vjet që jep leksione në Gjermani për akupunkturën. Sivjet, ajo është 72 vjeç. Që prej prillit të këtij viti, ajo përfundoi detyrën si kryetare e Shoqatës së Akupunkturës dhe nisi punën si lektore mbi akupunkturën dhe analizës mjekësore.
"Teoria dhe përvoja praktike e mjekësisë tradicionale kineze janë të kundërta dhe të unifikuara. Por, mjekësia perëndimore është e ndryshme. A është A, B është B. Prandaj, është shumë e vështirë për ne që të kuptojmë konceptin e teorisë së mjekësisë kineze. Gjermanët preferojnë të mësojnë gjera më konkrete. Sot, nuk erdhën shumë njerëz. Zakonisht duhet të marrin pjesë të paktën 20-30 persona për leksionet mbi praktikën e akupunkturës dhe diskutime në grup."
Ky aktivitet ka pasur shumë ndikim në arenën ndërkombëtare. Zoti Zhu Haidong thotë se qeveria kineze ka nënshkruar 86 marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë, rajonet dhe organizatat e huaja. Mjekësia dhe ilaçet tradicionale kineze kanë bërë përmbajtje të rëndësishme të shkëmbimeve njerëzore dhe të nxitjes së shkëmbimeve mes qytetërimeve lindore dhe perëndimore, me qëllim përmirësimin e jetës së njerëzimit.
"Në mbi 30 vende dhe rajone të botës janë hapur qindra universitete dhe institute për Mjekësi Tradicionale Kineze. Çdo vit, afro 13 mijë studentë të huaj erdhën në Kinë për të mësuar mjekësinë tradicionale kineze, afro 200 mijë pacientë të huaj erdhën në Kinë për shërbimet e mjekësisë tradicionale kineze. Kina dërgoi në mbi 70 vende ekipe mjekësore. Përveç kësaj, mjekësia kineze është përdorur gjerësisht në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të rënda. Artemisinini, një përbërës i ilaçeve tradicionale kineze mund të parandalojë dhe trajtojë efektivisht malarien. Ky ilaç përdoret gjerësisht në Azinë juglindore, Afrikë etj, duke ulur efektivisht incidencën e sëmundjeve dhe shpëtuar jetët e shjumë njerëzve në mbarë botën."
Zhu Haidong theksoi se me përmirësimin e vazhdueshëm të njohjes nga komuniteti ndërkombëtar për mjekësinë kineze, ajo po përhapet me shumë shpejtësi.
"Deri tani, mjekësia tradicionale kineze është përhapur në 183 vende dhe rajone të botës. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, akupunktura është pranuar dhe përdorur në 103 vende. Në 29 vende anëtare, janë vendosur ligjet përkatëse për mjekësinë tradicionale, në 18 vendet anëtare, akupunktura është përshirë në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Ilaçet tradicionale kineze po hyjnë gradualisht në sistemin e ilaçeve ndërkombëtare dhe janë regjistruar në Rusi, Kubë, Vietnam, Singapor, Emiratet e Bashkuara Arabe etj. Në vitin 2016, vlera e përgjithshme e ilaçeve kineze të eksportuara arriti në 3.426 milardë dollarë amerikane."
Përveç ilaçeve tradicionale kineze, në Brazil, Rusi, Indi dhe Afrikë të Jugut, ekzistojnë edhe ilaçet tradicionale të tyre. Me qëllim të nxitjes së zhvillimit të mjekësive tradicionale në vendet e ndryshme, nga 6 deri 7 korriku, në Tianjin të Kinës veriore, mbahet Konferenca e Lartë e Mjekësisë Tradicionale, që quhet edhe si Konferenca e Ministrave të Shëndetësisë të Vendeve të BRIC-ut. Zoti Zhu Haidong është i mendimit se kjo konferencë mund të shtojë popullaritetin dhe konkurrencën e mjekësisë tradicionale në botë.
"Vendet e BRIC-ut janë vende të mëdha me mjekësi tradicionale dhe biodiversitet. Prandaj, ato kanë interes të përbashkët në hartimin e standardeve të mjekësisë tradicionale ndërkombëtare, hartimin e ligjeve ndërkombëtare dhe zbatimin e marrëveshjeve të mbrojtjes së biodiversitetit ndërkombëtar. Vendet e BRIC-ut mund të shtojnë konkurrencën botërore."(Xu Guang)