Mjekësia Tradicionale Kineze që njëherë e një kohë shihej me dyshim duke mos qenë e bazuar në shkencë, sot po përqafohet nga gjithnjë e më shumë vende.

MTK-ja po zhvillohet: përveç artemisininit që përdoret për malarien, epimedium përdoret për të luftuar kancerin, rhizoma curculiginis është provuar se lehtëson depresionin dhe tripterine është efektive në trajtimin e kancerit të mushkrive, thanë studiuesit e MTK-në në një konferencë.

Berberine, medikament shumë i njohur që mjekët kinezët e përdorin për të trajtuar diarrenë, mund të jetë efikase edhe në trajtimin e sëmundjeve metabolike si diabeti, hiperlipidemia, tensioni i lartë i gjakut dhe mëlçia e dhjamosur.

Në kuadër të nxitjes së fundit për shëndet të mirë, autoritetet kineze kanë shtuar kërkimet për MTK-në dhe po i inkurajojnë shkencëtarët e vendit të kërkojnë "kurat magjike".

Ajo që theu steriotipet për Mjekësinë Kineze ishte padyshim zbulimi i artemisinin, një element nga bima artemisia vjetore, i cili u vërtetua për efektin e dukshëm në shkatërrimin e plasmodiumeve.

Mjekësia kineze ka një histori mijëravjeçare, e cila është një thesar me vlera të shumta që e kemi trashëguar nga paraardhësit. Në të, ka shumë gjëra që meritojnë vëmendje të madhe. Zbulimi i artemisininit ka vërtetuar këtë rrugë".

Ndërkohë, z. Liao Fulong, anëtar i Komitetit Akademik të Mjekësisë Kineze shprehet se mjekësia tradicionale vepron sipas një metodologjie të ndryshme nga mjekësia perëndimore. Mjekësia kineze trajton trupin e njeriut si një njësi të tërë, duke marrë parasysh marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës. Kështu që për një kohë të gjatë, komunikimi midis mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore nuk ka qenë i shpeshtë. Sipas tij, fitimi kësaj here i çmimit Nobel është jo vetëm një vlerësim për shkencëtaren Tu Youyou dhe grupin e saj, por edhe një nxitje për studiuesit , që duhet ti kushtojnë më shumë vëmendje studimit të mjekësisë tradicionale kineze.

"Kina do të nxisë origjinalitetin e MTK-së dhe do të punojë më shumë në fushën e kërkimit," tha Zan Shujiang, zv.drejtori i Administratës Shtetërore për Mjekësinë Tradiconale Kineze.

"Po punojmë për arritje të tjera teknologjike si zbulimi artemisininit, që është rezultat i kombinimit të epërsive të mjekësisë tradicionale dhe të teknologjisë moderne. Me këtë zbulim, ilaçet përkatëse shpëtuan jetën e miliona njerëzve të prekur nga malaria."

Siç mësohet, në vitin 2001, OBSH-ja i propozoi të gjitha vendeve të prekura nga përhapja e malaries metodën e mjekimit në bazë të përdorimit të Artemisininit. Deri në vitin 2007, në 76 vende ku zbatohet kjo metodë mjekimi, 69 shënuan përparim të dukshëm. Tu Youyou shprehu dëshirën që studiuesit e rinj të mësojnë më shumë vlerat e mjekësisë tradicionale për të arritur rezultate më të mira në dobi të shëndetit dhe lumturisë së njerëzimit.

Tani industria e MTK-së vlerësohet në mbi 786 miliardë juanë (rreth 121 miliardë dollarë amerikanë), rreth 30 herë më shumë se 20 vite më parë.

Shkencëtarët kinezë publikojnë 3 mijë teza shkencore çdo vit, duke thelluar kërkimet për bimë, substance dhe mekanizmat e punës të MTK-së tha Zhang Boli, nga Akademia Kineze e Inxhinierisë.

Ndërkohë që autoritetet në Kinë punojnë për modernizimin e MTk-së duke e shtyrë atë drejt arenës ndërkombëtare, kjo mjekësi do të luajë një rol më të madh dhe mund të ndikojë jetët e miliona vetëve.

Harald zur Hausen, fituesi i Çmimit Nobel në Psikologji dhe Mjekësi, beson se MTK-ja mund të jetë e dobishme në tajtimin e disa tipe kanceri, duke shtuar se në fillim doktorët duhet të identifikojnë me kujdes substancat specifike brenda bimëve, përara nisjes së trajtimit.

Me kalimin e viteve, MTK-ja është përballuar me shumë sfida. Meqë bazohet në qasje holistike më shumë se sa shkencore ka hasur vështirësi në përcaktimin e saktë të përgatitjes së disa ilaçeve.

"Një tip bime që rriten në perëndim të Kinës funksionon ndryshe nga ajo bimë që gjendet në lindje. Sasia është sfida kryesore," thotë Chen Kaixian, nga Akademia Kineze e Inxhinierisë.

"Duke e ndërthurur mjekësinë perëndimore me atë tradicionale kineze – është një punë e mirë e ekpertizës kolektive, sesa t'i shohim të ndara, si dy mjekësi konkurruese" tha Bernhard Schwartlander, Përfaqësuesi i OBSH-së në Kinë.

"Mjekësia Tradiconale Kineze ka bërë rrugë të gjatë dhe ndoshta do vijë dita kur nuk do të ketë Mjekësi Tradicionale Kineze dhe mjekësi perëndimore," tha Aaron Ciechanover, një biolog izraelit që fitoi çmim Nobel në Kimi.

Arritja e njohjes ndërkombëtare është gjithashtu një faktor kyç në industrializmin e MTK-së, thonë studjuesit.

Standardizimi ndërkombëtar i MTK-së do t'i japë dritën jeshile përdorimit të mjekësisë në mbarë botën.

Ndërkohë, Kina po përmirëson standardet e saj kombëtare.

Hapet Shoqata e parë e MTK-së në Gjermani

Shoqata e Parë e Mjekësisë Tradicionale Kineze për mjekët kinezë në Gjermani u hap së fundmi në Dresden.

Në ceremoninë e hapjes me 80 të ftuar, përfshi mjekë të MTK-së, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe qytetarë nga Kina dhe Gjermania të interesuari në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Sipas Cen Chunhua, shefit të shoqatës, MTk u prezantua për herë të parë në Gjermani në vitet'50 dhe ka dhënë kontribut të shkëlqyer për mirëqënien shëndetësore të qytetarëve gjermanë, megjithatë ka ende shumë për të bërë.

"Synimi ynë është të përmirësojmë statusin e MTK-së në Gjermani dhe të garantojmë të drejtat ligjore të mjekëve kinezë të MTK-së," tha Cen.

Një forum akademik mbi MTK-në mbajtur së fundmi paraqiten specialistët e MTk-së nga Gjermania, Britania dhe Holanda për të ndarë përvojat e tyre në akupunkurë, trajtimin e sterilitetitdhe metoda të tjera.

Një dekadë më parë, Marcus Gadau zuri krevatin nga dhimbja e mesit për shkak të një vrime në mushkritë e tij.

16-vjeçari nuk mund ta imagjionte asnjëherë që agonia e tij do ta bënte të linte Gjermnainë dhe dhe të vinte në Pekin për të studiuar për mjekësi kineze për 5 vjet. Ai u shndërrua në një folës shumë të mirë të kinezishtes dhe nisi doktoraturën në Universitetin Baptist në departamentin për mjekësi kineze.

Gadau, 26 vjeç po planifikon të hapë një tjetër spital të mjekësisë kineze në Gjermani I specializuar për trajtimin e dhimbjeve kronike.

"Isha shumë i sëmurë mes moshës 16- 18 vjeç," tha ai.

"Kisha dhimbje kronike mesi aq shumë sa nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Isha i rraskapitur dhe gjithnjë i ngrirë. Asgjë nuk më ndihmoi më shumë se akupunktura."