Kina ka 50 mijë qendra shëndetësore që ofrojnë terapi të Mjekësisë Tradicionale Kineze, sipas Autoritetit të MTK-së.
Administrata Shtetërore e Mjekësisë Tradiconale Kineze bëri të ditur se 40 për qind e popullsisë janë aktivë në programet e MTK-së.
Wang Guoqiang, drejtori i administratës, bëri thirrje për shtim të rolit të MTK-së në parandalimin e sëmundjeve dhe për trajtimin e rehabilitimin.
Kohët e fundit, Kina miratoi një ligj për MTK-në, duke i ofruar një rol më të madh në sistemin shëndetësor të vendit.
Ndër terapitë kryesore që trajtojnë një sërë problemesh me dhimbje të ndryshme, mbipeshën, sëmundjet në sistemin tretës, puçrra në fytyrë dhe rinormalizim pas sëmundjeve të rënda, bëjnë pjesë akupunktura, hedhja e kupave, guasha, moxibustioni etj., të cilat janë terapi tradicionale kineze.