Mjekësia dhe medikamentet tradicionale kineze janë burime të veçanta për shëndetit, të ndryshme nga Perëndimi. Këto metoda edhe pse të mistershme nga shumica kanë një rol të veçantë për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve kronike, por edhe më gjerë.
Në dhjetorin e vitit 2016, Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi librin e bardhë "Mjekësia dhe ilaçet tradicionale kineze", ku u prezantuan plotësisht politikat shtetërore dhe masat kryesore të Kinës për zhvillimin e MTK-së, duke shfaqur vlerat shkencore dhe karakteristikat e kulturës së kësaj Mjekësie.
Një prej specialistëve të fushës vuri në dukje se MTK-ja ka aftësi të luajë rolin e parandalimit të sëmundjeve dhe mënyra më e mira për të qenë të shëndetshëm është parandalimi. Shumë sektorë të Kinës kanë marrë masa për mbrojtjen e burimeve të rralla natyrore që përdoren në mjekësinë tradicionale kineze.
Palestinezi Ousama Habiballah ka studiuar për 5 vite mjekësi kineze në Kinë. Në shtatorine kaluar ai hapi një klinikë të mjekësisë kineze në qytetin palestinez Ramallah. Megjithëse kjo klinikë ka vetëm 3 muaj aktivitet, u përqafua menjëherë nga pacientët për shkak të efikasitetit të dukshëm mjekësor. Shumë prej pacientëve u njohën me këtë klinike përmes facebook-ut dhe nga përshtypjet e personave që e frekuentojnë atë.
"Në fillimet e klinikës pacientët nuk ishin të shumtë. Por, tani numri i tyre është shtuar pasi metodat e mjekësisë tradicionale kineze janë të ngjashme me mjekësinë tradicionale arabe. Për shembull, hedhja e kupave përmendet dhe në besimin islam dhe vlerësohet si metodë e mirë për shëndetin. Përveç kësaj, barnat popullore arabe janë të ngjashme me ato kineze. Për këtë arsye, shumë pacientë i kanë pranuar metodat e mjekësisë tradicionale kineze"
Në fakt, klinika mjekësore e Ousamas në Palestinë është një shembull i përhapjes së mjekësisë kineze jashtë vendit. Sipas librit të bardhë "Mjekësia tradicionale kineze", të publikuar nga qeveria, mjekësia kineze është përhapur në 183 vende dhe rajonet. Drejtori i Zyrës së Administrimit të Mjekësisë dhe Ilaçeve kineze, Wang Guoqiang tha:
"Kina po punon për nxitjen e zhvillimit të mjekësisë tradicionale dhe ka propozuar aktivisht miratimin e rezolutës mbi mjekësinë tradicionale në konferencën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kina ka dërguar ekipe mjekësore në mbi 70 vende, ku 10% e mjekëve janë nga Mjekësia Tradicionale Kineze. Deri tani, mjekësia kineze është përhapur në 183 vende e rajonet dhe është shndërruar në një përmbajtje të rëndësishme për shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Botës si dhe shkëmbimet mes qytetërimeve lindore dhe perëndimore. "
Mjekësia tradicionale kineze është shkencë mjekësore origjinale e kombit kinez, që i kushton vëmendje të madhe shëndetit të përgjithshëm dhe shëndetit të ekuilibruar. Mjekësia kineze kërkon që individi të marrë masa për parandalimin e sëmundjeve. Në Planin e Kinës së Shëndetshme 2030, është nënvizuar veçanërisht se mjekësia kineze duhet të ruajë rolin kryesor në parandalimin e sëmundjeve. Studiuesi i Akademisë së Shkencave të Mjekësisë Kineze Liu Baoyan thotë
"Mendoj se roli i veçantë i saj në parandalimin e sëmundjeve ka lidhje me zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mundshme. Duhet të marrim masat në fazën fillestare të sëmundjes për ta parandaluar keqësimin e saj në fazat e avancuara. Ky është një element kyç i teorisë së mjekësisë kineze. Në teorinë e mjekësisë perëndimore, janë zbuluar shumë arsyet e sëmundjeve dhe ndërmerren masat për kontrollin e elementeve me rreziqe të madhe. Por, mjekët më të mirë të mjekësisë tradicionale kineze duhet të bëjnë analiza mjekësore për të zbuluar sinjalet e lehta abnormale të trupit dhe sugjerojnë një sërë masash për përmirësimin e shëndetit. Kjo analizë e veçantë mjekësore vjen nga mjeku më i mirëi mjeksësisë kineze. Këto informacione të lehta abnormale të trupit nuk mund të zbulohen nga pajisjet moderne, për shkak se kjo është faza fillestare e sëmundjes. Ky është kontribut i veçantë i mjekësisë tradicionale kineze."
Në krahasim me mjekësinë perëndimore, mjekësia tradicionale kineze është zhvilluar në bazë të përvojës personale. Analiza mjekësore dhe përzgjedhja e ilaçeve kineze janë përmirësuar nga përvojat mjekësore ndaj mijëra pacientëve. Është një fakt i dukshëm që mjekësia kineze të ketë efikasitet të lartë mjekësor, por teoria e saj s'mund të përkrahet nga të dhënat e sakta statistikore. Ka shumë njerëz sot në botë që e shohin mjekësinë kineze me skepticizëm dhe shprehen se disa barna tradicionale kineze ju helmojnë. Për këtë dyshim, Liu Baoyan tha
"Helmueshmëria e ilaçeve kineze vjen nga karakteristikat e disa bimeve natyrore, por metodat e përshtatshme të përdorimit të ilaçeve kineze dhe sasia e përdorur e tyre lidhen ngusht me efikasitetin mjekësor. Sipas teorisë së mjekësisë kineze, helmueshmëria apo jo varet nga përmirësimi apo përkeqësimi i shëndetit të trupit. Nëse përdoren në mënyrë të përshtatshme ilaçet kineze atëherë mund të përmirësohet shëndeti. Nëse përdoren në mënyrë të papërshtatshme atëherë shëndeti do të ketë pasoja. Prandaj, metoda e përdorimit të ilaçeve kineze është shumë e rëndësishme. Në teorinë e mjekësisë kineze, shpjegimet e "helmueshmëri-së" janë ndryshuar nga ato në mjekësinë moderne. Tani, studimet mjekësore ndërkombëtare ndaj "helmueshmëri-së" po zhvillohen afër konceptit të mjekësisë kineze, duke u larguar nga koncepti i ilaçeve kimike për "helmueshmërinë"."
Sipas librit të bardhë, vitet e fundit, sektori i farmaceutikës tradicionale kineze po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Në vitin 2015, vlera e përgjithshme e arriti në 786.6 miliardë juanë, duke zënë 28.55% të vlerës së përgjithshme të fushës së mjekësisë në Kinë. Në të njëjtën kohë, Kina përcaktoi një sërë ligjesh për forcimin e mbrojtjes së burimeve natyrore të mjekësisë kineze. Disa burime të rralla natyrore janë mbjellë në mënyrë artificiale ose ushqyer në mjedisin e hapur natyror. Liu Baoyan tha se
"Po kërkojmë dhe studiojmë aktivisht mënyrat për zgjidhjen e problemit të burimeve të rralla natyre, me të cilat përgatiten ilaçet kineze. Disa kafshë ose bimë të rralla natyrore, s'mund të përdoren më në ilaçet kineze. Por, mund të zbulojmë disa burime të tjera artificiale për t'i zëvendësuar. Shkenca moderne mund të përkrahë zhvillimin e mjekësisë kineze."(Xu Guang)