Kur u takuam për herën e parë me Chen Jia-në, një vajzë e imët, e qetë dhe pak e turpshme, nuk besuam se është pasuesja e 20-të e kurseve të Tai Chi-së së familjes së Chen-it. Kjo vajzë e lindur pas viteve 80-të të shkekullit të kaluar ka hapur 3 fusha të praktikimit të Tai Chi-së në Shangai dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera në promovimin e kulturës së Tai Chi-së. Chen ka propozuar një metodë të re dhe të shëndetshme kineze, që praktikon kulturën e Tai Chi-së në jetën e përditëshme.
Në vitin 2006, pas diplomimit për inxhinieri informacioni në Universitetin e Postë-Telekomunikacionit të Pekinit, Chen Jia punoi në dy kompani interneti. Në atë periudhë, teknologjia e internetit u zhvillua me shpejtësi të madhe. Chen e pëlqen progresin dhe punën e përditëshme me sfida. Përballë ritmit të shpejtë dhe presionit të madh të punës, shumica e kolegëve të saj shfaqnin probleme shëndetësore. Chen Jia ushtroi për një periudhë të gjatë stërvitjet e Tai Chi-së dhe kongfu-së kineze, që e ndihmuan të ketë një shëndet të mirë.
Në një aktivitet të kompanisë, Chen Jia kreu disa ushtrime të Tai Chi-së, që ngjallën interes të madh te kolegët e saj për të mësuar Tai Chi-në.
Për këtë qëllim Chen Jia krijoi agjencinë e Tai Chi-së brenda kompanisë, ku u regjistruan 100 pjesëmarrës.
Duke pare interesimin e madh për Tai Chi-në brenda kompanisë, Chen Jia filloi të mendonte për përhapjen e saj si një trashëgimi e çmuar e kulturës tradicionale kineze. Në vitin 2012, Chen Jia dha dorëheqjen nga puna dhe filloi një karierë të re në fushën e Tai Chi-së, duke hapur një terren sportiv të Tai Chi-së me emrin "Hijeshia e Tai Chi-së".
"E hapa këtë terren sportiv të Tai Chi-së në Shangai për dy arsye: së pari, sepse kam punuar më parë në Shangai; ndërsa arsyeja e dytë që është më e rëndësishme, Shangai është një metropol modern ndërkombëtar.
Tai Chi vjen nga kultura e lashtë kineze. Nëse kjo kulturë e lashtë tradicionale pranohet në qytetin modern, më shumë të rinj dhe qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme do të duan të përvetësojnë këtë stërvitje tradicionale, duke e promovuar më tej atë.
Si pasuesja e 20-të e Tai Chi-së së familjes Chen, Chen Jia është quajtur "feniks i Tai Chi-së". Terreni sportive " Hijeshia e Tai Chi-së" shërben si bazë për promovimin e Tai Chi-së, së trashëguar nga familja Chen, ku mjeshtri i njohur i Tai Chi-së Chen Xiaowang mësoi Tai Chi-në. Chen Jia dhe grupi i saj përpiqen të promovojnë një mënyrë të re jetese të shëndetshme.
"Fjala hijeshi shërben si një motiv për mua që kultura tradicionale e Tai Chi-së përfaqëson një mënyrë të shëndetshme jetese. Në sektorin e internetit, shumë produkte janë emërtuar me këtë term, "hijeshi". Karakteristikat e Tai Chi-së së familjes Chen bazohet në bashkimin e forces me butësinë, ndërhyrja e lëvizjes së shpejtë dhe veprimit të ngadaltë. Në të kaluarën të gjithë mendonin se se Tai Chi-ja është stërvitja e ngadaltë, që e kryenin të moshuarit në park. Por kur shikojnë stërvitjen e Tai Chi-së së familjes Chen, shumë të rinj shprehin dëshirën për ta mësuar atë.
Në Shangai u hapën terrenet sportive të "Tai Chi-së". Në 5 vitet e kaluara, disa prej tyre u mbyllën për shkak të vështirësive në menaxhim. Sipas Chen Jia-së, rruga e karierës është e ndërlikuar dhe e vështirë, por i ngjan stërvitjes së Tai Chi-së. Mbajtja e ekuilibrit është shumë e rëndësishme për një karierë të re.
"Krijimi i karierës me Tai Chi është një gjë e mirë, sepse Tai Chi-ja ka si kusht themelor ekuilibrin, që mund të përdoret për menaxhimin e biznesit dhe mësimet e Tai Chi-së.
Suksesi i terreneve tona të Tai Chi-së na jep përparësi, pasi këtu kemi zhvilluar kurset e për Tai Chi-në e familjes Chen.
Krijuesit dhe stafi I terrenit sportive është professional dhe promovon kulturën e Tai Chi-së. Në 5 vitet e karierës kam hapur dhe mbyllur disa terrene sportive të Tai Chi-së dhe Kongfu-së kineze. Për të mbijetuar një biznes duhet të kesh individualitet, markën tënde dhe të plotësosh kërkesat e klientëve. Terreni sportive i Tai Chi-së duhet të ketë një concept të veçantë menaxhimi dhe për këtë ndihmon shumë ekuilibri.."
Deri në vitin 2016, Chen Jia ka hapur 3 terrene sportive "Hijeshia e Tai Chi-së" në Shangai, ku janë stërvitur mbi 10 mijë vetë në Tai Chi, duke përfshirë mbi 100 të huaj.
(sinkron 4, Chen Jia)
"3 terrenet sportive "Hijeshia e Tai Chi-së" kanë stile të ndryshme. Terreni në zonën Xu Hui është përgatitur me stilin tradicional kinez. Në murin e jashtëm të tij, shfaqet kultura e Tai Chi-së në Chen Jiagou. Terreni sportive në zonën Gu Bei është projektuar me stilin modern të Zen-it, me qëllim bashkimin e kulturës së Tai Chi-së me elementet moderne. Terreni sportiv në zonën Pudong që po përgatisim, do të përshtatet me elementet e natyrës. Në këtë terren të ri do të futen elementet e tullave jeshile dhe të bambu-së. Shpresoj që këto terrene sportive t 'i ofrojnë një atmosferë sa më të mirë klientëve. "
Chen Jia ka një ëndërr që të përhapet kultura e Tai Chi-së kineze në sa më shumë vende dhe rajone. Në punën dhe jetën praktike, ajo vazhdon përpjekjet për shkëmbimin e kulturës së Tai Chi-së me vendet e huaja. Në procesin e përhapjes së kulturës së Tai Chi-së tek të huajt, Chen Jia zbuloi se të huajt kanë ide të gabuar për moshën e përshtatshme të stërvitjes së Tai Chi-së. Ata kishin mendimin se Tai Chi-ja është stërvitje për të moshuar. Në fakt, stërvitja e Tai Chi-së nuk ka kufizim të moshës. Chen Jia dhe grupi i menaxhimit të terrenit sportive të Tai Chi-së prezentuan me zell kulturën e Tai Chi-së nëpërmjet metodave të ndryshme si shkëmbimi kulturor, leksioni etj.
"Po prezentojmë kulturën e Tai Chi-së tek të huajt, kryesisht nëpërmjet kurseve. Kemi hapur kurse të Tai Chi-së në Spanjë, Francë, Bullgari dhe vende të tjera evropiane. Kemi dhënë leksione në Institutin Konfuci dhe kemi bërë shkëmbime kulturore me shoqatat e ndryshme të Tai Chi-së në vendet e ndryshme."
Çdo vit, Chen Jia kthehet në Institutin e Tai Chi-së në vendlindjen e Tai Chi-së, Chen Jiagou, për të bërë shkëmbyer mendime dhe përvojë me kolegë të tjetë.
"Praktikimi i kulturës së Tai Chi-së në jetë" është objektivi i Chen Jia dhe grupi i menaxhimit tëterrenit sportiv. Tai Chi-ja është pjesë e besimit dhe karierës së Chen Jia-së. (Xu Guang)