Stina e dimrit kërkon një përkujdesje të veçantë ndaj shëndetit për shkak të temperaturave të ulëta. Në dimër organizmi ynë ka nevojë për kujdes të brendshme (ndjenjat ushqimet etj), por edhe për një kujdes të jashtëm si për lëkurën, flokët etj.
Si parandalohet gripi?
Këshillat e mëposhtme janë të vlefshme për forcimin e sistemit imunitar gjatë stinës së dimrit.
Stina e dimrit kërkon një përkujdesje të veçantë ndaj shëndetit për shkak të temperaturave të ulëta. Në dimër organizmi ynë ka nevojë për kujdes të brendshme (ndjenjat ushqimet etj), por edhe për një kujdes të jashtëm si për lëkurën, flokët etj.
1. Flini gjumë mjaftueshëm
Gjumi luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin pasi gjatë tij, truri dhe trupi ynë shplodhet dhe rikuperon energjitë.
Specialistët theksojnë se për njerëz të ndryshëm, kohëzgjatja e gjumit është e ndryshme. Në dimër, duhet të flemë herët dhe të ngrihemi vonë. Dimri është stina e rezervës. Shumë kafshë hyjnë në letargji ose pakësojnë aktivitetet e tyre, për të rezervuar energji, në pritje të ardhjes së pranverës. Fjetja herët dhe zgjimi vonë mund të jenë në favor të rezervës së energjisë. Këshillohet që të flemë në orën 21:00 dhe të zgjohemi pas orës 7:00.
2. Konsumoni më shumjë fruta dhe perime
Duhet të përpiqeni të konsumoni 5 porcione frutash dhe perimesh çdo ditë. Po ashtu konsumoni frutat e thata dhe farat për më shumë magnez, zink dhe minerale të tjera.
Gjatë stinës së dimrit duhet të konsumojmë karotat, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokolin dhe rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet.
Perimet e dimrit si korotat, lakrat, patatet etj mund të konsumohen në formë sallate, të gatuhen supë po ashtu mund të gatuhen në avull.
Nëse doni të evitoni marrjen e antibiotikë dhe vajtjen ke mjeku duhet të
mendoni për parandalimin e gripit.
Si parandalohet gripi?
Këshillat e mëposhtme janë të vlefshme për forcimin e sistemit imunitar gjatë stinës së dimrit.
1.Pini shumë ujë
Në fakt uji është një element që duhet të konsumohet në çdo stinë, gjatë stinës së verës më shumë se në dimër.
2.Reduktoni nivelin e stresit
Studimet kanë treguar se ata persona të cilët kanë nivel të lartë stresi preken më lehtë nga gripi dhe i ftohti. Minimizoni stresin duke mos punuar më shumë se çduhet. Caktoni një ditë në javë për ta shpenzuar me miqtë dhe familjen tuaj.
3. Bëni rregullisht ushtrime
Është shumë e rëndësishme të bëni ushtrime përditë, edhe nëse ato zgjasin për 15 minuta çdo ditë. Bëni ecje në ajër të pastër dhe shijoni rrezet e diellit.
4. Lajini shpesh duart
Kjo do t'ju vlejë për të mbajtur larg bakteriet dhe viruset nga duart dhe fytyra juaj. Mbani një shishe me dezifektues për duart në formë xheli, në rastet kur nuk keni mundësi për larjen e duarve.
5. Mos pini duhan
Përveç ndikimeve të shumta në pamjen e jashtme, duhani dobëson ndjeshëm imunitetin dhe dëmton mushkëritë.
6. Hiqni dorë nga të gjitha llojet e sheqernave
Këtu përfshihen jo vetëm tortat, biskotat apo dhe ëmbëlsirat e tjera, por edhe buka, orizi dhe makaronat. Mirë është që t'i reduktoni. Hiqni dorë plotësisht nga të gjitha llojet e pijeve me sheqer dhe gaz pasi të gjitha këto dobësojnë imuntetin.
Një tjetër problem gjatë stinës së dimrit është dhe ndryshimi i humorit.
Ka njerëz që gjatë stinës së dimrit i kaplon ndjenja e depresionit, janë pa energji, nuk kanë dëshirë të bëjnë asgjë, e lënë veten pas dore, duan të qëndrojnë vetëm etj. Përveç këtyre simptomave shpeshherë ka dhe çrregullime të humorit, nuk ndjeheni mirë shpirtërisht, nuk keni durim, zemëroheni me lehtësi dhe shumë simptoma të tjera.
Specialistët thonë se ndryshimi i humorit e ka burimin tek mungesa e dritës së diellit.Kjo gjendje prek pothuajse të gjitha moshat.
Disa nga simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni sezonal..
-Ndjenja e lodhjes
Edhe pse flemë mjaftueshëm përsëri ndjehemi të lodhur dhe nuk kemi dëshirë të bëjmë asgjë. Ndihemi të përgjumur pothuajse gjatë gjithë ditës.
Ndihemi pa energji
Keni një ndjenjë pafuqie për të punuar, studiuar etj. Dëshironi të qëndroni vetëm në shtëpi.
Shtim i dëshirës për të konsumuar ëmbëlsira
Stina e dimrit na bën që të konsumojmë më shumë ushqime me sheqer, për të fituar më shumë energji. Kujdes nga përdorimi i ëmbëlsirave, nuk këshillohet pasi dobëson sistemin imunitar.
Meqënëse shumica prej nesh kanë nevojë të theksuar për të konsumuar më shumë ushqime të yndyrshme apo ëmbëlsira, kjo gjë mund të sjellë edhe shtim në peshë.
Vështirësi në përqëndrim
Kur kemi çrregullime humori është vështirë të përqëndrohemi dhe të bëjmë një punë cilësore, po ashtu mbyllemi në vetvete duhe refuzuar qëndrimin madje dhe me personat e afërt.
Mundohuni të ruani një qëndrim pozitiv. Kujdesuni për veten dhe për pamjen tuaj të jashtme.
Vitamina C përmirëson humorin
Konsumoni ato perime dhe frutat që përmbajnë vitaminën C pasi studimet kanë treguar se kjo vitaminë ju përmirëson humorin. Studimet kanë konfirmuar nevojën për vitaminë C, sidomos për të rritur funksionin e trurit, për shërimin e shpejtë të plagëve, për parandalimin e të ftohtit për shëndetin e kockave etj.
Është një antioksidant fuqishëm për neutralizimin e radikaleve të lira. Specialistët e ushqimit rekomandojnë marrjen e 90mg vitaminë C në ditë për burrat dhe 75mg për gratë. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan vitaminën C, sigurimi i saj nëpërmjet ushqimeve është shumë thelbësor.
Një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të vitaminës C është speci. Pothuajse të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të vitaminës C. Brokoli, gjithashtu përveç shumë vitaminash të ndryshme është dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C. I mbushur me vitamina A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të antioksidantëve, brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që nuk duhet të mungojë asnjëherë në tavolinë. Vitaminë C gjithashtu përmban asparagu, ananasi, kivi, lulelakra, luleshtrydhet etj.