Një bimë mjekësore që rritet në Kinë sulmon leuçeminë deri në mposhtje të saj. Pacientëve të sëmurë rëndë u ishte dhënë "homoharringtonine", ilaç ky i përgatitur nga gjethet e trungut të bërshenit, deri sa u pane përmirësime të habitshme.
Të gjithë pacientët që kishin marrë pjesë në studim vuanin nga "acute myeloid leukemia", një lloj i kancerit agresiv i qelizave të bardha të gjakut. 20 nga 24 pacientët që trajtuar me ilaçin "homoharringtonine", plus një ilaç mjekësor që kishte forcuar efektin e tij, ndërsa që të gjitha shenjat e kancerit ishin zhdukur.
Një grua 76 vjeçe ishte trajtuar për një vit, dhe ishte shëruar, përkundër faktit se ilaçi nga bima i ishte dhënë për vetëm pesë muaj. Duke i përmbledhur rezultatet, një botues në revistën "Science Translational Medicine", ka thënë: '"Acute myeloid leukemia" është sëmundje e rrezikshme dhe nevojitet trajtim nën rrethanat më të mira. Trajtimi ka treguar rezultate premtuese ku në studim ishin përfshirë pacientë të moshuar që kishin dështuar për t'u shëruar në trajtimet e mëhershme, që na japin shtytje për zhvillimin e mëtejshëm të ilaçit".