Zakonet e higjenës personale janë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Por ka disa veprime që mendojnë se janë të shëndetshme, por që në fakt nuk janë...
1. Teprimi me dushin
Një trup i pastër mund "të marrë frymë". Ne bëjmë dush për të larguar bakteriet, pluhurin etj, që mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Një arsye tjetër përse bëjmë dush është heqja e qelizave të vdekura të lëkurës. Dushi është mënyra më e mirë për pastrimin e poreve. Por duhet të dini që teprimi me dushin mund të çojë në infeksione dhe irritim të lëkurës. Zonat e thata dhe të hapura, nga larja e shpeshtë mund të bëjnë që bakteriet të depërtojnë më thellë nën lëkurë. Trupi ynë përmban mbi njëmijë lloje bakteriesh.
2. Përdorimi i fshesës me korent
Norovirus, (virusi që shkakton problem me stomakun) mund të mbijetojë mbi një tapet të papastër për mbi një muaj. Pastrimi i tapetit me fshesë me korent nuk vret bakteriet. Prandaj këshillohet që tapetët të lahen nga profesionistët me ujë apo mjete të tjera për të vrarë pjesën më të madhe të bakterieve
3. Përdorimi prehëses së thonjve të të tjerëve
Shpeshherë ka pasur raste kur shoqet përdorin gjërat e njëra-tjetrës pa e vrarë shumë mendjen. Por duhet të kei kujdes pasi disa objekte personale përmbajnë bakterie.