Çaji i mentes
Çaji i mentes është një mëlmesë e njohur që ndihmon shumë për tretjen. Ai ndihmon gjithashtu në trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar parandalon kancerin në stomak. Çaji i mentes lehtëson gjithashtu gastritin dhe forcon imunitetin, zbut spazmat e muskujve në të gjithë trupin, përmirëson tretjen dhe mbron kundër helmimit nga ushqimi, heq dhimbjet e kokës dhe të përzierat .
Disa studime kanë treguar se karamelet me mente mund të reduktojnë ndjeshëm simptomat e çrregullimeve gastrointestinale dhe gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të ulcerave gastrike.
Speci djegës
Specat djegës janë ushqime të shkëlqyera anti anti-inflamatore që ndihmojnë shumë propcesin e tretjes dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri i prostatës. Janë të pasur në vitaminë C dhe A, forcojnë imunitetin dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze.
Rozmarina
Rozmarina njihet si erëz mesdhetare e pasur në antioksidantë. Konsumohet kryesisht në supa, salca dhe për gatimin e pulës. Rozmarinën mund ta konsumoni edhe në formë çaji pasi kjo bimë ka veti detoksifikuese për trupin. Ajo redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i mëlçisë dhe i veshkave. Ajo gjithashtu hap oreksin.
Hudhra
Studimet kanë treguar se personat që konsumojnë hudhër çdo ditë kanë risk më të ulët për t'u prekur nga kanceri. Hudhra është një nga antibiotikët më të mirë natyrorë.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është përdorur prej mijëra vjetësh nga kinezët dhe prej shekujsh nga europianët, Konsumohet i freskët apo në formë pluhuri dhe mund të trajtojë shumë problem me shëndetin. Kjo erëz redukton inflamacionin dhe parandalon kancerin e mushkërive dhe të aparatit tretës. Përdoret shpesh për personat që janë me kimioterapi.