Gjatë stinës së verës linjat e trupit dalin më në pah dhe çdo femër dëshiron të duket sa më elegante. Sot të jesh e dobët është një standard i bukurisë ndërkombëtare. Mbipesha jo vetëm që nuk ju bën të dukeni bukur, por nga ana tjetër është shkaktare për shumë sëmundje. Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt po bëjnë përpjekje të dobësohen. Dobësimi përmes stërvitjes, përmes mbajtjes së dietës, dobësimi me akupunkturë, dobësimi me medikamente dhe me ndërhyrje kirurgjikale po preferohen shumë sot në botë.
Standardet e mbipeshës
Mbipesha simbolizon yndyrën e grumbulluar në trup. Ekzistojnë dy metoda të zakonshme për të përcaktuar mbipeshën.
Metoda e parë, Indeksi i Masës Trupore (BMI):
Llogaritja e Indeksit të Masës Trupore (Body Mass Index – BMI) bëhet lehtë nëpërmes një formule të thjeshtë matematikore, për parë nëse pesha juaj është e shëndetshme, apo jo për trupin tuaj.
Si llogaritet BMI-ja? = kg/m2
(Shembull: Peshoni 98 kg dhe jeni i gjatë 1.75 m)
BMI= 98/1.75×1.75;
BMI= 98/3.0625;
BMI= 32;
BMI= obez).
**Nëse:
BMI= nën 18.5=> nënpeshë
BMI= 18.5 deri 25=> i shëndetshëm
BMI= 25 deri 30=> mbipeshë
BMI= mbi 30=> obez
Metoda e dytë është llogaritja e peshës standarde. Vlera e peshës standarde=lartësia(centimetër)-105, rezultati është pesha standarde. Për shembull, personi i gjatë 170 centimetra duhet të ketë peshë standarde prej 65 kilogramësh(170-105=65). Personat mbipeshë merakosen jo vetëm për bukurinë e jashtme, por edhe për shfaqjen e sëmundjeve kronike, si hipertensioni, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit, gurë në tëmth, mëlçi të yndyrosur, tumor etj.
Metodat e dobësimit lidhen me nivelin e mbipeshës
Për të mos vuajtur nga sëmundjet kronike ato duhen parandaluar dhe dobësimi duhet të jetë një proces i shëndetshëm pa dëmtuar organizmin. Stërvitja dhe dieta e kontrolluar, përdorimi i barnave, kirurgjia janë metodat shumë të preferuara për dobësim. Nëse nuk keni sëmundjet kronike të shkaktuara nga mbipesha, metoda e dobësimit më ideale është stërvitja dhe dieta e kontrolluar. Nëse nuk kanë probleme të trashëguara, me stërvitje ditore dhe dietë të rregullt për 3 muaj ju do të shihni rezultate të dukshme.
Nëse mbipeshën e keni të trashëguar, procesi i dobësimit do të kërkojë një kohë më të gjatë. Për ju që e keni të trashëguar duhet të ndiqni një plani i rreptë mbi metodën e jetës, dietat e përshtatshme dhe aktivitetet fizike, me qëllimin e kontrollit të peshës. Në të njëjtën kohë, duhet të marrim masat e përshtatshme për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike.
Personat me mbipeshën e shkallës së dytë, shkallës më të lartë ose sëmundjet kronike, mund të marrin parasysh për ndërhyrjen e barnave ose kirurgjisë, nëse nuk kanë efekte të dukshme të dobësimit pas stërvitjes e dietës së kontrolluar prej 3-6 muajsh.
Efektet anësore të dobësimit nëpër barnave ose kirurgjisë
Dobësimi përmes medikamenteve të ndryshme apo me ndërhyrje kirurgjikale do të ketë efekte anësore. Ka dy lloje medikamentesh njëri për të shtuar ndjenjën e ngopjes, e duke bërë që të hani më pak ushqim dhe tjetri për të frenuar thithjen e yndyrës nga zorra.
Ndërsa ndërhyrjet kirurgjikale bëhen për të hequr dhjamin e tepërt nga trupi. Këto kirurgji kanë efekte të dukshme dobësimi, por mbartin në vetvete rreziqe të ndryshme përfshi si infeksion, gjakderdhje, ënjtje, alergji, plakje të qelizave të lëkurës etj. Sëmundja më serioze e shkaktuar nga kirurgjia është bllokimi i enëve të gjakut nga qelizat yndyrore, gjë që vë jetën në rrezik.
Të gjitha metodat e dobësimit që sjellin uljen e shpejtë të peshës kanë efekte anësore, pra shkurt janë të pashëndetshme. Sipas specialistëve dobësimi i shëndetshëm është rënia e gjysmë kilogrami brenda një jave, pra rreth 2 kg në muaj.
Të dobësohesh me akupunkturë
Specialistët shprehen se Mjekësia Tradicionale Kineze është e mendimit se mungesa e energjisë Chi mund të vijë si pasojë e bllokimit të "meridianit të shpretkës".
Dobësimi me akupunkturë mund të arrihet me anën e futjes së gjilpërave në pikat e akupunkturës për të balancuar trupin (ying dhe yang), për përmirësimin e funksioneve të organeve të brendshme, për një qarkullim më të mirë të gjakut etj. Sipas teorive të mjekësisë moderne, reduktimi i peshës me anën e akupunkturës realizohet kryesisht nëpërmjet rregullimit të sistemit nervor, sistemit endokrinal dhe përmirësimit të metabolizmit. Dobësimi me akupunkturë nuk mund të kryhet nga kushdo.
Specialistët mendojnë se dobësimi me anën e akupunkturës është i përshtatshëm vetëm për personat e shëndetshëm, pasi nëse ka sëmundje të tjera në trup është mirë të mjekojnë në radhë të parë këto sëmundje e më pas të synohet për reduktimin e peshës. Gjithashtu, gratë lehone ose ato që ushqejnë fëmijën me gji si dhe të sëmurë të tjerë me probleme kardiovaskulare etj, nuk përshtaten me mënyrën e pakësimit të peshës me akupunkturë. Përsa i përket moshës, tek të rinjtë dhe të rriturit nga mosha 18 deri 55 vjeç rezultati i dobësimit me akupunkturë është më i lartë, sepse në këtë fazë të jetës, organet e trupit janë më të shëndetshme dhe është më e lehtë të rregullohen me akupunkturë funksionet e ndryshme në trup.
Ekspertët shprehen se sipas të dhënave statistikore, rastet e suksesshme të dobësimit me akupunkturë janë regjistruar në masën 80 për qind.
Megjithatë, përvoja disavjeçare ka treguar se tek personat e shëndoshë që kanë pirë ilaçe për dobësim, efektet e dobësimit me akupunkturë janë më të ulëta, pasi këta persona janë stimuluar shumë herë nga ilacet dhe ndjeshmëria e stimulimit me akupunkturë do të ulet. (Xu Guang)